LAJMI I FUNDIT:

41435 votues të dyshimtë nuk janë verifikuar ende

Informacionet më të reja që vijnë nga mbledhja e KSHZ-së flasin për 41435 votues të dyshimtë të cilët nuk janë takuar nga anketuesit në terren, kurse për 1-436 prej tyre nuk është dhënë asnjë përgjigje nëse janë takuar apo jo me anketuesit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo nënkupton se vetëm 35481 prsona janë takuar me anketuesit, thuhet në raportin e verifikimit të listës zgjedhore. Nga të verifikuarit, 8878 janë në punë të përkohshme jashtë vendit, por jetojnë në adresën e shënuar; 5093 janë shpërngulur, 523 kanë vdekur, kurse 2495 kanë ndruar adresë.

Nga nga verifikimet, 7216 persona kanë jetuar në adresat e verifikuara, por janë shpërngulur, 1303 kanë jetuar në adresë të verifikuar, por tani nuk dihet se ku janë, ndërkaq 26 persona janë të regjistruar në adresa të institucioneve publike. Në 15 raste objekti i adresës nuk ekziston, kurse në po aq raste, objekti është rënuar.


Raporti i verifikimit në terren është votuar me 7 vota për, kurse LSDM nuk kanë votuar për këtë raport./Telegrafi/