Në mbledhjen e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit të kryesuar nga Petrit Gashi, është miratuar dorëzimi i raportit vjetor të AKP-së për vitin 2015 në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ashtu siç përcaktohet në legjislacion.
Bordi diskutoi për ndërmarrjen shoqërore “Trepça”, e cila administrohet nga AKP, ku shqyrtoi dhe aprovoi termat e referencës për Studimin e Fizibilitetit për këtë ndërmarrje. Për më tepër, Bordi u informua edhe rreth progresit të bërë në lidhje me analizën paraprake të kërkesave të kreditoreve të Trepçës.
Gjatë kësaj mbledhje, para Bordit raportoi menaxhmenti i ndërmarrjes Trepça, me ç’rast njoftoi për gjendjen aktuale në këtë ndërmarrje dhe për planet për vitin 2016, duke përfshirë shitjet dhe aktivitetet e planifikuara gjatë këtij viti. Bordi me këtë rast aprovoi planin prodhues dhe financiar, si dhe planin e prokurimit për vitin 2016 për ndërmarrjen Trepça.
“Bordi i Drejtorëve ka aprovuar raportet e autoriteteve të likuidimit për 33 ndërmarrje shoqërore. Sipas këtij vendimi, do të bëhet shpërndarja e fondeve për kreditorët në shumë totale 1.818.548 euro. Në muajt në vazhdim priten edhe shpërndarje të fondeve në mirëbesim edhe për ndërmarrje tjera. Gjithashtu, gjatë këtij takimi Bordi shqyrtoi dhe aprovoi raportet e Komisionit për shitjen 74 e banesave në pronësi të ndërmarrjeve shoqërore”, thuhet në komunikatën për medie të AKP-së.
Bordi në vazhdim u informua nga menaxhmenti me zhvillimet dhe aktivitetet e fundit në AKP. Pati diskutime në lidhje me pasqyrat financiare vjetore dhe buxhetin e AKP-së për vitin 2015, po ashtu u diskutuan pasqyrat financiare vjetore për Fondet në Mirëbesim për 2015 të cilat tashmë i janë dorëzuar institucioneve përkatëse sipas kërkesave ligjore që e obligojnë AKP-në.
Në fund, Bordi diskutoi mbi mënyrat e rritjes së efektivitetit të punës brenda Agjencisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Sot minimi masiv shkëmbor, qarkullimi do të ndërpritet në rrugën Klinë-Pejë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë