Rregulla të reja (dënime) për mediat nga dita e caktimit të zgjedhjeve
Nga dita e caktimit të zgjedhjeve, që sipas paralajmërimeve kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski, sipas të gjitha gjasave do ta nënshkruaj më 15 prill, për mediat fillojnë të vlejnë rregullat e Kodit zgjedhor të sjellja në nëntor të vitit 2015, njofton Portalb.
Sipas deputetes së pavarur Roza Topuzovska-Karevska, nëse plotësisht implementohet Kodi Zgjedhor, ajo është mundësi e mirë për rregullimin e medieve gjatë periudhës së parazgjedhjeve.
“Në këtë situatë dhe në këtë periudhë. Kodi Zgjedhor është mundësi e mirë për rregullimin, sepse aty ka rregulla dhe dënime. Edhe më shumë kur ai është votuar me konsensus nga të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë”, thotë Topuzovska-Karevska.
Si diçka e re në lidhje me rregullimin e mbulimit mediatik të partive politike, përveç radiodifuzuesit, servili publik radiodifuzit dhe kompanitë radiodifuzive, është edhe kontrolli ndaj medieve elektronike (internet-portaleve).
Sipas ndryshimeve, në mënyrë rigoroze ndalohet financimi ose donimi i partive politike nga mediat ose personave që kanë lidhje me to në çfarëdo lloj mënyre,
Gjatë kohës së fushatës zgjedhore, edhe në rrethin e parë edhe në të dytin, radiodifuzuesit që i mbulojnë zgjedhjet mund të emitojnë gjithsej 18 minuta shtesë për reklamim në kohë reale të emitimit të programit, veçmas të caktuara për reklamim të paguar politik. Nga ato, për partitë politike të pushtetit dhe opozitës që janë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë duhet të ndahem më së shumti 8 minuta, ndërkaq për partitë politike që në Kuvendin e Maqedonisë nuk kanë grup deputetësh dhe të cilët nuk janë në Kuvend, duhet të ndahen nga një minutë.
Sipas ndryshimeve, radiodifuzuesit, mediumet e shtypit dhe mediat elektronike (internet-portalet) janë të obliguar që në afat prej pesë ditëve nga dita e caktimit të zgjedhjeve të caktojnë çmimore për reklamim të paguar politik, në të cilën në periudhën e caktimit të çmimoreve deri në fillimin e fushatës zgjedhore, janë të obliguar dy herë publikisht t’i botojnë çmimoret në programet tyre.
Çmimoret nuk guxojnë të ndryshohen gjatë fushatës zgjedhore. Në të kundërtën, është e paraparë gjobë prej 8.000 eurove.
Gjatë kohës së fushatës zgjedhore, servili publik radiodifuziv është i obliguar që të sigurojë qasje të barabartë në programin informativ, 30% nga koha të emitojë ngjarje ditore në vend dhe botë, 30% përqind nga aktivitetet e partive politike në pushtet, 30% e partive politike në opozitë dhe 10% nga koha e përgjithshme e programit informativ të mbulojë për partitë politike opozitare që nuk janë të përfshira në Kuvend.
Nga dita e caktimit të zgjedhjeve deri në heshtjen zgjedhore, servisi publik radiodifuziv është i obliguar të organizojë debat, gjegjësisht përballje mes partive më të mëdha të pozitës dhe opozitës, por edhe të tjerevë që marrin pjesë në procesin zgjedhor.
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, nuk e ka pranuar ligjin për mediume të SHGM-së, SPGM-së, KEMM-së, IMM-së dhe ISK-së.
Ky propozim është i njëjtë me atë të ndërmjetësuesit të bisedimeve për çështjen e mediave në kuadër të Marrëveshjes së Përzhinos, Piter Vanhoutte. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Fundjava e ftohtë, mëngjeset me ngrica
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë