Maqedoni, nyja gordiane e politikës shkon duke u lidhur më fortë, çfarë planifikon opozita?
Marrëveshja e Përzhinos u nënshkrua nga katër partitë më të mëdha;VMRO-DPMNE, LSDM, PDSH dhe BDI me qëllim zgjidhjen e krizës politike nëpërmjet dialogut politik, zgjidhjen e çështjes së mediave dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Dialogu politik filloi por nuk dha fryte, çështja e mediave mbeti e pazgjidhur, ndërkaq kushtet për zgjedhje ende nuk janë plotësuar. Së paku kështu mendojnë numri më i madh i subjekteve politike dhe faktori ndërkombëtar. Edhe pse Parlamenti u shpërbë, i gatshëm për zgjedhje, opozita maqedonase dhe partitë tjera opozitare nuk do të marrin pjesë në to, sepse as kushte ka e as zgjidhje mund të ketë.
Andaj shtrohet pyetja, çfarë u arrit gjithë këtë vit? A u ritkhyem sërish në pikën kur filloi Marrëveshja e Përzhinos – në nevojën për dialog?
Lojë politike e partive politike
Profesori universitar Sefer Tahiri në deklaratën e tij potencon se fakti që Maqedonia nuk është e gatshme që të organizojë zgjedhje korrekte dhe demokratike, pasi nuk janë krijuar kushtet e nevojshme, nuk dëshmon vetëm bipolarizimin e sistemit partiak, por dëshmon edhe brishtësinë e dukshme të institucioneve të sistemit, por mbi të gjitha dëshmon edhe kapacitetin demokratik të institucioneve të shtetit.
“Kjo është një lojë politike që luhet mes partive politike, të cilat tentojnë që të fitojnë sa më shumë në aspektin politik. Vlerësoj se ky proces megjithatë do të përfundojë me zgjedhje, por fatkeqësisht Maqedonia hyn edhe në një proces zgjedhor pa kushte optimale demokratike dhe kjo është një fatkeqësi e madhe për demokracinë dhe sistemin politik, por edhe për integrimin e vendit në BE. Konsideroj se vendimtar do të jetë vlerësimi i KSHZ-së mbi listën unike të votuesve dhe nëse vlerësimi është optimal, atëherë presioni ndërkombëtar do të jetë maksimal mbi LSDM-në që të marrë pjesë në zgjedhje, por edhe ndaj partive të reja shqiptare”, tha Tahiri.
Analisti Ibrahim Mehmeti mendon se problemi kryesor në Maqedoni është se kemi të bëjmë me elita politike të papërgjegjshme, të cilat luftojnë vetëm për pozicionet e veta partiake, ndërkaq zgjidhjen e problemeve serioze që kanë të bëjnë me fatin dhe të ardhmen e vendit, ia lënë komunitetit ndërkombëtar.
“Është fakt se komuniteti ndërkombëtarë bënë shumë për tejkalimin e kësaj situate në Maqedoni, por megjithatë janë subjektet vendore, përfshirë edhe publikun më të gjërë, që duhet t’i bëjnë hapat konkrete. Taktizimi oportunist i partive politike bënë që kriza të reciklohet. Është e qartë se përsëri barra më e madhe për zgjidhjen e krizës i hudhet faktorëve të jashtëm, gjë që nuk është mirë në afat më të gjatë”, theksoi Mehmeti.
Sipas politologut Muhamed Jashari mbajtja e zgjedhjeve parlamentare pa pjesëmarrjen e opozitës, e vë demokracinë në një terren të lëkundshëm.
“Legjitimiteti i procesit zgjedhor vendoset në pikëpyetje, dhe rrjedhimisht vendi edhe më tepër zhytet në krizë. Sot, ekzistojnë qeveri që pritet të realizojnë zgjedhje pa pjesëmarrjen e opozitës, mirëpo ato janë vendeve me diktaturë totalitare, shembull për këtë e kemi regjimin e Asadit në Siri. Partitë politike gjatë gjithë kësaj periudhe –nga muaji korrik- dëshmuan se nuk kanë gatishmëri për implementimin e marrëveshjes së nënshkruar në Përzhino. Madje ata injoruan edhe thirrjet e faktorit ndërkombëtar për realizimin e saj”, deklaroi Jashari.
Ai konsideron se partitë politike në pushtet mbajnë përgjegjësinë kryesore për këtë. “Me një demokraci të tillë, me ekonomi të dobët, me media të kontrolluara nga regjimi, mungesë e sundimit të ligjit, Maqedonia jo që është shtet i brishtë por nuk është habi që në një të ardhme të afërt të shpallet shtet i dështuar -failed state”.
Opozita me strategji të re
Për sot, LSDM ka paralajmëruar se do të nënshkruaj platformën “Për Maqedoni demokratike”. Zoran Zaev, lideri i LSDM, dje paralajmëroi se do të formojë front qytetarë, por nuk zbuloi se në çfarë forme konkretisht do ta realizojë të njëjtën. Nëse do ta aplikojë në formë të protestave apo do të formojë kampe para qeverisë.
Në deklaratën për Portalb nënkryetarja e LSDM Radmilla Sheqerinska vërtëtoi se po përgatitet fronti qytetar dhe se ka strategji konkrete për këtë çështje.
“Është ende herët të zbulojmë hapat tona. Siç kalon koha, ne do të formojmë platformë me parti të ndryshme, organizata, persona e pastaj të nisim përpjekjet për Maqedoni demokratike dhe zgjedhje të lira”, deklaroi për Portalb.mk Sheqerinska.
Pushteti i gatshëm për zgjedhje që nesër
“Opozita nuk do të merr pjesë në zgjedhje sepse e di se do t’i humb”, kështu tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në konferencën e fundit për shtyp duke folur për ngjarjet e fundit politike në Maqedoni.
Sipas Gruevskit, kushtet janë plotësuar dhe zgjedhje duhet të ketë dhe siç tha ai “do të ketë”.
“Zaev po ik nga frika se do t’i humb zgjedhjet, nuk është e vërtetë se s’ka zgjedhje. Ne të gjithë jemi angazhuar që shtetin ta heqim nga kjo krizë e gjatë politike dhe të ky shtet të frymojë lirë. Është e qartë se opozita nuk ka kurrfarë argumente që po dëshiron të ikë nga zgjedhjet, të gjitha pikat e Marrëveshjes së Përzhinos janë plotësuar dhe më 5 qershor duhet të plotësohet edhe kushti kryesor i marrëveshjes, mbajtja e zgjedhjeve”, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
Më 15 prill pritet që kryeparlamentari Trajko Veljanovski të shpallë zgjedhjet e 5 qershorit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Fundjava e ftohtë, mëngjeset me ngrica
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë