LAJMI I FUNDIT:

Ja urimi i Lëvizjes BESA për Hashim Thaçin

Kanë filluar urimet pas inagurimit të Hashim Thaçit për President të Kosovës. Lëvizja Besa me një telegram urimi të dërguar Telegrafit Maqedoni ka uruar Hashim Thaçin dhe qytetarët e Kosovës.

”Me rastin e inaugurimit të Presidentit të ri të Republikës së Kosovës, Lëvizja BESA i uron qytetarët e Kosovës për Presidentin e ri. Urojmë dhe shpresojmë që ai t’i përfaqësojë denjësisht të gjithë qytetarët dhe të reflektojë në tejkalimin e krizës aktuale dhe në sfidat që e presin Kosovën, ndërsa në raport me shqiptarët e Maqedonisë presim që ky institucion ta mbështesë çështjen shqiptare në Maqedoni, por edhe të ndërtojë relacione korrekte dhe të mira me të gjitha subjektet politike shqiptare në vend.” thuhet në urimin e BESËS./Telegrafi/