Gati 11 vjet pas asaj ndeshjeje të vlefshme për eliminatoret e Botërorit, Gjermani 2006 që përfundoi në barazim 2-2, Shqipëria dhe Ukraina do të përballen sërish, këtë herë në një sfidë miqësore që do t’u shërbejë shumë të dyja kombëtareve në përgatitjet e tyre për Evropianin Francë 2016-të.
Në datën 3 qershor në stadiumin “Atleti Azurri D’Italia” në Bergamo, kuqezinjtë do të kenë përballë një skuadër që për nga cilësitë që zotëron ngjason shumë me dy prej kundërshtarëve tanë në grupin A të Euro 2016, pikërisht me Zvicrën dhe Rumaninë.
Ukraina mbi të gjitha do t’i shërbejë Shqipërisë si një test gjeneral për debutimin historik në një kampionat europian që do të ndodhë në Lens në orën 15 të datës 11 Qeshor.
Kuqezinjtë e De Biasit më herët do të sfidojnë Katarin por përballja me Ukrainën do të vijë vetëm 8 ditë përpara ndeshjes ndaj Zvicrës. Ashtu si Shqipëria edhe Ukraina e ka siguruar pjesëmarrjen në Europianin francez edhe pse për ta realizuar dicka të tillë iu desh të kalonte një pengesë të vështirë si Sllovenia në play-off.
Nëse për përfaqësuesen e drejtuar nga trajneri Formenko sfida ndaj kombëtares kuqezi shikohet si një test i mirë për ndeshjen ndaj Irlandës së Veriut pasi kuqezinjtë ngjasojnë disi me këtë kombëtare për nga stili i lojës, për Shqipërinë përballja me Ukrainën ka vlerë dyfish. Kjo për vetë faktin se Ukraina luan me skemën 4-2-3-1, ashtu si edhe Zvicra dhe e bazon lojën e saj të dy sulmuesit e krahut Yarmolenko dhe Konoplyanka.
Të njëjtën gjë bën edhe skuadra e Petkovic që falë lëvizjeve të Xherdan Shaqirit dhe talentit të Baselit, Embolo arrin të krijojë hapësira duke vendosur në vështirësi mbrojtjet kundërshtare.
Por Ukraina nuk ngjason vetëm me Zvicrën por edhe Rumaninë pasi ekipi i Formenkos, përpara se të mendojë për sulmin mendon fillimisht për mbrojtjen. Pikërisht ky repart është një nga pikat më të forta të Ukrainës që në grupin C kualifikues ku bënin pjesë edhe përfaqësuese të tilla si Spanja apo Sllovakia pësoi vetëm 4 gola, 2 më pak se Rumania që ishte skuadra me mbrojtjen më të mirë në të gjithë fushatën e eliminatoreve.
Në dy miqësoret që zhvilluan së fundmi si Ukraina ashtu edhe Rumania arritën të ruanin portën të paprekur respektivisht ndaj Qipros e Uellsit dhe Lituanisë e Spanjës. Me pak fjalë një ndeshje ndaj Ukrainës është testi më i mirë i mundshëm për Shqipërinë në prag të këtyre dy sfidave të vlefshme për grupin A të Euro 2016-të.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin
Barcelona e gatshme ta sakrifikojë yllin e skuadrës për t’i hapur rrugë transferimit të Tah
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë