E çuditshme! Komuna e Tetovës kërkon avokat me 32 vite përvojë pune (Video)
Komuna e Tetovës përmes një shpalljeje po kërkon jurist që ta përfaqësojë atë. Por kushtet për tu bërë përfaqësues juridik i këtij institucioni, janë që avokati të ketë përfaqësuar së paku dy vjet një komunë, te këtë përfaqësuar të paktën një ndërmarrje publike dhe të ketë 32 vjet përvojë punë. Juristët lokal komunal habiten me kriteret e kërkuara për t’u zënë avokat nga komuna.
“Nga përvoja ime them se deri tash me kaq vjet përvojë pune të ketë një kriter kaq të rreptë me 32 vjet përvojë pune, nuk kam hasur deri sot”, tha Miralem Asani, përfaqësues i Shoqatës së Avokatëve.
Si përfaqësues i juristëve në këtë komunë, ai thotë se ka dyshime se është kurdisur kjo punë.
“Sipas kësaj që shihet në dokumentacion, me këtë kërkesë, do të thotë me kusht të veçantë, 32 vjet, vetëm se emri nuk ju paska dhënë, me siguri ata kanë kalkuluar diçka, saqë nga vet fakti që i kanë vendosur si kusht, të veçantë këtë, kërkesë do të thotë me 32 vjet përvojë pune, na aludon diçka, por nuk mund të vërtetohet deri sa nuk kemi fakte të mjaftueshme për një gjë të tillë”, shtoi ai për TV 21.
Se kriteret e kërkuara janë të çuditshme e thotë edhe analisti Alejdin Demiri, meqë siç thotë ai një jurist me eksperiencë të tillë mund të jetë vetëm se në pension.
“Në konkurse të këtilla mungon vetëm fotografia e njeriut që të vihet dhe të thuhet se ky duhet të vihet në punë, dhe ata janë kuadrot e partisë, dhe e rëndojnë situatën për shkak se këto punësime të këtilla në vende pune të paqarta, me një eksperiencë kaq të pakuptimtë, se eksperienca e këtillë do të thotë së kërkojnë pensionist”, theksoi Demiri.
Në mungesë të shefit të sektorit juridik, komuna e Tetovës ka sqaruar për TV21 përmes emailit kriteret e parashtruara në konkurs.
“Institucionit Komuna e Tetovës nga mos përfaqësimi i denjë në procedura gjyqësore I humbën shumë asete publike që janë pasuri edhe e qytetarëve të Tetovës. Nga kjo përvojë e hidhur në të kaluarën, Komuna e Tetovës vendosi që në kriteret e shpalljes të procedurës së furnizimit publik të vendos përvojën 30 + vjet, të paraqitjes së operatorit ekonomik, me të vetmin qëllim: Rritjen e besueshmërisë së institucionit në përfaqësuesin e vet ligjor, që do të përfaqësoj sa më denjësisht në proceset gjyqësore”.
Përfaqësues i deritashëm juridik i komunës së Tetovës ka qenë Sumeja Sejfulla. Televizioni jonë nuk arriti që të gjej këtë jurist për ta sqaruar përvojën e kërkuar në shpalljen publike që bëri komuna. Konkursi është hapur më 29 mars, ndërsa mbyllet me 7 prill të këtij viti./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDarka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Fermeri shqiptar synon rekordin Guinness me vargun më të gjatë të qepëve
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Analistët: Raportet Kosovë-Shqipëri, ashtu si i do armiku?!
Pacolli: Runa Zot nga ministrat hajna, gënjeshtarë dhe kontravers!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë