LAJMI I FUNDIT:

Debat për krijimin e vendeve të reja të punës dhe nxitje e sipërmarrjes

Debat për krijimin e vendeve të reja të punës dhe nxitje e sipërmarrjes

Qendra ekonomike austriake nga Vjena dhe Fakulteti juridik ‘Justiniani i Parë’ nga Shkupi sot organizojnë debat me temë ‘Krijimi i vendeve të reja të punës dhe nxitja e sipërmarrjes’ dhe përforcimi i demokracisë evropiane në kuadër të konferencës ndërkombëtare ‘Evropa gjatë ndryshimeve’, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Debati organizohet në kuadër të Free Market Road Show 2016 ku do të paraqet tubim të liderëve të shquar nga biznesi, shkencëtarë dhe studentë të dalluar, kreatorë të mendimit publik, ekspertë për politika, diplomatë dhe grupe të tjera të interesuara të cilat do të diskutojnë për çështjet aktuale shoqërore. /Telegrafi/