LAJMI I FUNDIT:

Shkup, shkel veten me traktor nga pakujdesia!

Shkup, shkel veten me traktor nga pakujdesia!

Personi 81 vjeçar nga Shkupi, J.B. lufton për jetë, ku dje pasdite u shkel nga një traktor, përderisa ishte duke punuar arën në Ajvatovc të Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në aksident, siç informoi Ministria e Brendshme, erdhi kur J.B. ka zbritur nga traktori për ta pastruar mjetin që laronte arën, dhe nga pakujdesia e personit, traktori ka lëvizur vet.

J.B. në përpjekje për të ndaluar atë, ka hyp në traktor, por ka rënë nga traktori, dhe më pas është shkelur vetvetiu.


Banori i Shkupit është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm “Naum Ohridski “, ku u konstatuan dëmtime të rënda, thyerrje të brinjëve dhe gjakderdhje të brendshme dhe momentalisht është në gjendje kritike. /Telegrafi/