LAJMI I FUNDIT:

Luana Vjollca, Lorik Canës: Të kam parë nudo!

Luana Vjollca, Lorik Canës: Të kam parë nudo!

Rubrika “Të çmendur pas…” në “E Diell”, drejtuar nga moderatorja Luana Vjollca, ka pasur sot për protagonist kapitetin e Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana.

Duke ndryshuar tërësisht strukturë, rubrika është zhvilluar sot si një lojë mes moderatores dhe futbollistit të famshëm shqiptar, në mungesë të fansave.

Biseda ka nisur me një kërkesë të biondes simpatike për të bërë një intervistë ndryshe, me kapitenin e zhveshur, në ndryshim nga intervistat që ai ka dhënë deri tani, duke cilësuar rastin e një programi të njohur në Francë, ku kostumi i Canës u kthye në shembull për të gjithë futbollistët që e pasuan.


Sigurisht Loriku nuk ka refuzuar (kush e refuzon Luanën) duke thënë se nuk ka asgjë për të fshehur, por më pas vetë moderatorja ka thënë se bëhej fjalë për një shaka. Më tej të dy bashkë, janë ngritur dhe kanë bërë pasime me gju, ku Cana ka komplimentuar Luanën që ia doli të luajë aq mirë, megjithëse me taka dhe fustan të shkurtër.

I pyetur mbi pritshmërinë e tij për “Euro 2016”, Loriku ka thënë se “Duam të përfaqësojmë Shqipërinë në mënyrën më të mirë. Shqiptarët për herë të parë këtë vit nuk do ta pyesin më njëri­tjetrin se me kë janë, pasi tashmë ata kanë skuadrën e tyre aty”, ku ka theksuar se pjesëmarrja në këtë kampionat, është momenti më i rëndësishëm i karrierës së tij.

“Pa diskutim, është momenti më i rëndësishëm i karrierës sime. Fryti i një pune 14­vjeçare, që në 2002 kur u bëra pjesë e Kombëtares. Sepse unë tani po hy te ‘pleqtë’ e futbollit dhe e kisha ëndërr që prej nisjes pjesëmarrjen në ‘Europian’ me skuadrën kuqezi”. B

Biseda ka vijuar më tej me pyetje ngacmuese, përmes të cilave zbuluam se Lorik Cana nuk këndon kurrë në dhomën e zhveshjes, se ka një pagë ‘të mjaftueshme’, apo se tani që është i martuar vajzat e ngacmojnë më pak se më parë.

Loriku ka thënë gjithashtu se bashkëshortja e tij është xheloze, ndaj dhe ai nuk ndjek shumë vajza në rrjetin social Instagram, pas ngacmimit që i bëri vetë Luana, duke i thënë Pse nuk më ndjek ti mua. Pyetjes së 25­vjeçares, se ‘kë do të puthje në këtë dhomë’, kapiteni iu përgjigj “Zgjedhja e parë do të jesh ti, ty do të të puthja”.

Ai zbuloi gjatë intervistës edhe taktikën e meshkujve shqiptarë për t’i bërë femrat për vete, duke i thënë ‘pi pak’.

Në fund pasi deklaroi se skuadra me të cilën do donte të mbyllte karrierën e tij si futbollist ishte Kombëtarja jonë, Cana foli edhe për fotot nudo, të cilat i kishte parë edhe Luana.

“Të kam parë”, tha moderatorja, duke pasur nevojë për sqarimin e Canës pas kësaj fjalie, i cili i kërkoi asaj të saktësonte që ka parë fotot.

Në trend Magazina

Më shumë

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë

'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë

Magazina
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve

Magazina
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë

Magazina
Sharon Stone mahnit me dukjen elegante në moshën 66 vjeçare gjatë Festivalit të Filmit në Torino

Sharon Stone mahnit me dukjen elegante në moshën 66 vjeçare gjatë Festivalit të Filmit në Torino

Magazina
Kalo në kategori