Sot gjykimi për “Kumanovën”, seanca me dyer të mbyllura
Katër pjesëtar të njësisë speciale të policisë do të dëshmojnë sot, nën cilësinë e dëshmitarëve të mbrojtur në seancën e radhës të rastit të Kumanovës. Por, seanca do të jetë me dyer të mbyllura, pasi dëshmitë do të jepen nën emra të koduar. Edhe këta dëshmitarë janë thirrur për llogari të palës së akuzës, dhe sipas të dhënave, bëhet fjalë për 20 syresh, njofton Alsat M.
“Për të martën (sot) është caktuar që të dëshmojnë dëshmitarët e koduar. Këta persona janë pjesëtarë të Ministrisë së Brendshme dhe Njësisë Speciale, si dhe dëshmitë e këtyre do të jenë të koduara. Gjatë ditës së sotme janë paraparë vetëm katër prej tyre ndërsa gjithsej janë paraparë rreth 20 prej tyre që duhet të dëshmojnë si të koduar të cilët krejt janë nga Ministria e Brendshme”, tha Naser Raufi, avokat.
Për Raufin, edhe pse Avokati i Popullit ka instrumente për çështjen e dhunës dhe përgjegjësisë, deri tani, nuk është treguar ndonjë rezultat. Por Avokati i Popullit Ixhet Memeti vlerëson se deri tani ka ngritur tre procedura, veçanërisht për dhunën policore të ushtruar ndaj të të akuzuarve, por fatkeqësisht, Prokuroria Publike, në asnjë prej rasteve, nuk ka marrë masa adekuate.
“Për njërin rast, procedura është në rrjedhë. Kurse për procedurën tjetër, Prokurori e ka përfunduar, me një arsyetim i cili nuk mban, për hir të asaj, se na informon në mënyrë kthyese, se policia e ka informuar se cilat kanë qenë ata policë të cilët i kanë shoqëruar gjatë transportit, mirëpo në anën tjetër, na informon se Ministria e Brendshme e ka informuar se policia ka vepruar në bazë të kushtetutës. Kemi të bëjmë me një arsyetim të zbehtë. Maqedonia ka problem serioz sa i përket ndëshkimit të policëve të cilët keqtrajtojnë qytetarët”, deklaroi Ixhet Memeti, Avokat i Popullit.
Familjarët e të akuzuarve shprehen gjithashtu të zhgënjyer me procesin gjyqësor dhe presin më shumë transparencë nga gjykata. Për ta, akuza është skandaloze.
“Ankesat tona janë të shumta pasi familjarët nuk lënë që me i pa gjatë procesit të gjykimit, dhe dëshmitë që jepen, nuk përputhen me realitetin. Unë bëj apel te gjykata, që procesi të jetë pak më i hapur, më transparent ku gjatë dëgjimit të jenë edhe familjarët. Aktakuza është skandaloze. Ata akuzohen për terrorizëm por kjo s’ka të bëjë me terrorizëm”, u shpreh Nazmi Kafagjolli, familjar i Esat Kafagjollit.
Deri tani, të akuzuarit e kanë hedhur poshtë akuzën për terrorizëm. Në 6 seancat e deritanishme për rastin e Kumanovës, si dëshmitarë kanë qenë thirrur banorë të ‘Lagjes së Trimave’. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Osmani fillon përgatitjet për themelimin e Komisionit të Drejtësisë Tranzicionale, takon organizatat joqeveritare

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

U sulmua nga qentë endacak dhe ndërroj jetë rrugës për QKUK - policia po heton tri raste të vdekjeve të dyshimta

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?