LAJMI I FUNDIT:

Maqedonasit realizojnë, shqiptarët premtojnë (Foto)

Maqedonasit realizojnë, shqiptarët premtojnë (Foto)

Kohë më parë u miratua ligji që në Shkup do të hapet Universiteti i ri “Nënë Tereza” i cili do të fillojë të funksionojë gjatë vitit akademik 2016/2017, hapësira e ish kazermës e cila iu premtua si objekt, ende nuk ka filluar të adaptohet apo të ndërtohet objekt i ri.

Ndërkaq në hapësirat e Universitetit të Shën Kirilit dhe Metodit, ka filluar ndërtimi i dy objekteve për fakultetin e shkencave të informatikës, kompjuteri dhe inxhinierisë, si dhe për fakultetin e edukatës fizike.

Në këto fotografi  shihet se po punohet në mënyrë intensive në ndërtimin e objektit, ndryshe nga ndërtimi i objektit për Universitetin e ri shqiptar në Shkup.Objektet e reja te UKM


“U habita me atë që dëgjova, ne këtu po ballafaqohemi me mungesë të hapësirës dhe programet studimore vazhdojnë të jenë në pauzë, kurse tani duan të sjellin universitet te ri. Është e palogjikshme. Ta shohim se si do të shkojnë punët”, tha për Portalb, një profesor i USHT-së i cili nuk deshi të prononcohet me emër.

Studentët kohë më parë u ankuan se nuk kanë ngrohje, se disa kolegë të tyre u detyruan të vazhdojnë studimet në Tetovë ngase këtu nuk kishte kushte, habiten si do të funksionojnë dy universitete dhe një shkollë fillore në një objekt.

Ndërkaq ish ministri i arsimit, Sulejman Rushiti shprehet skeptik, duke thënë se MASH nuk ishte në gjendje të pastron librat në shkolla, kurse tani premton objekt dhe universitet të ri shqip.

“Duke u nisur nga premtimet e parealizuara në tre ciklet e fundit zgjedhore, duke u nisur nga fakti se po e njëjta parti e legalizoi vetëm çerekun e UT-së në USHT( vetëm 30 programe studimore ne vitin 2004, që pastaj ti akreditoj edhe 63 drejtime ne 2007 dhe të siguroj për herë të parë buxhet për ndërtimin e objekteve) dhe në atë proces nuk ndau asnjë lek për ndërtim të objektit por i shfrytëzoi ato që u ndërtuan nga populli, duke u nisur nga fakti që e njëjta konjukturë politike nuk i pastron dot librat nga përmbajtjet ofenduese ndaj shqiptarëve, nuk  i ndryshon dot tri emra shkollash, nuk siguron dot nxehje për nxënësit e për studentët, sigurisht që jam skeptik edhe për këtë premtim. Madje edhe deklaratat kontradiktore nga ministri i arsimit dhe kryeministri e shtojnë drojën”, tha Rushiti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Kronika e Zezë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Lajme
Kalo në kategori