Pavarësisht dyndjes së emigrantëve dhe kërkesave të shumta për azil, Gjermania është një vend që ofron vende pune për punësim ligjor nga vendet e Ballkanit Perëndimor, mes të cilave dhe Shqipëria.
Ministria e Çështjeve Ekonomike dhe ajo e Punës kanë hapur portalin make-it-in-germany për t’i mundësuar të gjithë punëkërkuesve të orientohen më lehtë nëse kërkojnë punësim legal në Gjermani. Po kështu, edhe ambasada gjermane në Tiranë ka publikuar një udhëzues se si aplikohet për vende të ndryshme pune, si doktorë, inxhinierë, infermierë, matematicienë etj. Në portalin përkatës shihet se së paku 5 mijë doktorë të kualifikuar kërkohen për të punuar në klinikat anembanë Gjermanisë.
AMBASADA NË PRISHTINË
Ambasada Gjermane në Prishtinë ka publikuar një udhëzues për të gjithë ata persona që janë të interesuar të punësohen me dokumente të rregullta në Gjermani. Sipas tij, personat që mund të punësohen me dokumente të rregullta ndahen në dy kategori: Ata që kanë një vend të garantuar pune nga punëdhënësi e që përmbushin kushtet për një lëshim vize dhe ata që kanë kualifikime të veçanta pune. Kështu, ata persona, që tashmë e kanë të garantuar vendin e punës mund të përshpejtojnë procedurën e vizës, nëse punëdhënësi mund të lejojë të verifikohen rrethanat tuaja nga ana e organit përkatës në Gjermani. Nëse keni qëndruar më parë në shtetin e Gjermanisë (p.sh. me leje qëndrimi, Blue Card, leje të vendosjes, etj, ose si parashtrues kërkese azili me leje tolerimi (Duldung) ose me leje qëndrim), atëherë punëdhënësi juaj duhet t’i drejtohet organit për nënshtetasit e huaj me kompetencë rajonale me një ofertë të garantuar vendi pune. Ky organ do të kryejë verifikimet përkatëse dhe nëse janë përmbushur të gjitha parakushtet, punëdhënësi gjerman do të pranojë një miratim paraprak për lëshim vize nga ky organ. Pas pranimit të tij ju mund të paraqisni një kërkesë për lëshim vize pranë ambasadës. Nëse s’keni qenë ndonjëherë më parë në Gjermani nuk nevojitet ky miratim paraprak, por punëdhënësi gjerman i drejtohet me një ofertë të garantuar vendi pune drejtpërsëdrejti Agjencisë Federale për Punësim, e cila më pas do të kryejë verifikimet përkatëse. Pas kësaj procedure punëdhënësi pranon një miratim paraprak për lëshim vize, ndërsa ju duhet të paraqisni në ambasadë një kërkesë për lëshim vize. Për detajet e aplikimit mund të lexoni më tepër KËTU.
PERSONAT E KUALIFIKUAR
Ndërkaq, për kategorinë e dytë saktësohet se për personat të cilët kanë kualifikime të veçanta, verifikimi i mësipërm nuk kryhet. “Nëse ju keni një diploma universiteti dhe ju ofrohet një kontratë pune nga ana e një punëdhënësi në Gjermani për një pozicion pune, i cili përputhet me diplomimin tuaj, atëherë është e mundur që ju të merrni një të ashtuquajtur “Blaue Karte EU” (Karta Blu e BE-së). Në lidhje me këtë së pari duhet të verifikohet se a mund të krahasohet diplomimi juaj universitar me një diplomim nga një universitet në shtetin e Gjermanisë. Po ashtu kusht është paga minimale vjetore bruto prej 49.600 euro.
Në qoftë se ju keni një diplomë universiteti në një profesion pune, për të cilin aktualisht ka kërkesë të lartë në shtetin e Gjermanisë (studiuese/ studiues i shkencave natyrore, matematiciene/ matematicien, inxhiniere/inxhinier, mjeke/mjek dhe profesionistë me shkollim të lartë për teknologjinë e informacionit dhe komunikacionit) dhe njëherazi ju ofrohet një kontrate pune, atëherë ju mund të aplikoni për “Blaue Karte EU” – (Kartën Blu të BE-së) prej një page minimale vjetore 38.688 euro”, thuhet në broshurë, ndërsa saktësohet se personat që kanë Kartën Blu të BE-së kanë mundësi që pas një qëndrimi 33 muajsh, respektivisht pas vërtetimit të njohurive të mjaftueshme mbi gjuhën gjermane pas 21 muajsh, të marrin një leje vendosje.
Sa i takon kualifikimeve profesionale, aktualisht janë radhitur mbi 130 profesione pune, veçanërisht në sektorin e shëndetësisë dhe të kujdesit mjekësor, në profesione si: Megatronikë dhe elektricist, ndërtimtari dhe profesione të tjera teknike, si edhe profesione nga sektori i komunikacionit rrugor dhe i logjistikës. “Në qoftë se ju keni një prej këtyre profesioneve dhe njëherazi posedoni një ofertë të garantuar vendi pune, ju mund të merrni një vizë për fillimin e një marrëdhënie pune dhe atë në qoftë se Agjencia Federale e Punësimit vërteton faktin, që rrethanat e punësimit tuaj në atë vend pune i përkasin rrethanave të njëjta të punëmarrësve tjerë me prejardhje gjermane. Për aplikimin për leje qëndrimi duhet të verifikohet gjithashtu, nëse kualifikimi juaj profesional është i krahasueshëm me një kualifikim professional pune përkatës në shtetin e Gjermanisë”, thuhet në broshurë, ndërsa saktësohet se informacionet në lidhje me këtë ju mund t’i gjeni në gjuhën gjermane dhe në gjuhën angleze në faqet e internetit: www.anerkennung-indeutschland.de dhe www.-berufliche-anerkennung.de.
Kurs gjuhe falas, ja si ta mësoni në Prishtinë
Sipas udhëzuesit kush kërkon vend pune, por edhe kush aplikon për vend pune duhet të zotërojë gjuhën gjermane në
nivelin e duhur, teksa theksohet se të mundshme janë edhe kurset e gjuhës në institutin “Goethe” si dhe kurset falas në faqen e “Deutsche Welle” Po ashtu ju duhet të përgatisni dëftesat dhe vërtetimet e duhura.
“Gjasat më të mira për një vend pune në Gjermani I kanë ato kandidate apo ata kandidatë, të cilët kanë kualifikim të mirë profesional. Ne qoftë se ju jeni i diplomuar në një profesion apo keni mbaruar universitetin, ju me siguri do të jeni në gjendje të dorëzoni bashkë me kërkesën, edhe të gjitha dëftesat e duhura. Në qoftë se ju jeni akademike/ akademik apo fuqi punëtore e kualifikuar, do të ishte mirë që ju të parashtroni një kërkesë për njohjen e kualifikimit tuaj professional që në vendlindje”, thuhet në broshurë. Ndërkaq, udhëzuesi i Ambasadës Gjermane në Tiranë rendit edhe një sërë adresash online, ku ju mund të njiheni me vendet e punës, që ofrohen në këtë shtet (shih tabelën bashkëngjitur shkrimit).
DOKUMENTET PER VIZE GJERMANE
• Pasaportë e vlefshme dhe dy fotokopje
• Dy formularë aplikimi të plotësuar në tërësi dhe të nënshkruar personalisht nga ju (Formularët e aplikimit mund të merren falas në ambasadën gjermane apo të shkarkohen në faqen e saj të internetit)
• Dy fotografi biometrike, aktuale, të formatit të pasaportës me sfond të në ngjyrë të çelët
• Tarifa e vizës dhe shpenzime të mundshme
• Origjinali i kontratës së punës ose kualifikimit profesional
• Origjinali i miratimit të autoritetit përkatës në Gjermani (Zyrat për të Huaj ose Zyra Federale e Punës)
SI TË APLIKONI PËR PUNË NE GJERMANI
• Të gjitha ofertat e shpallura për punë publikohen nga Agjencia Federale e Punësimit në faqen e internetit:
jobboerse.arbeitsagentur.de.
Kontakt: +49 228 713 1313 ose zav@arbeitsagentur.de
• Portalet të tjerë
me oferta pune
www.stepstone.de
www.monster.de
www.zeitung.de
www.onlinenewspapers.com
ec.europa.eu/eures
• Si mund të aplikoni
• Modalitetet e ndryshme të aplikimit në shtetin e Gjermanisë ju mund t’i gjeni në faqen e internetit make-itin-germany.com/en > Working > Guide.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Sot minimi masiv shkëmbor, qarkullimi do të ndërpritet në rrugën Klinë-Pejë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë