LAJMI I FUNDIT:

Beteja ndaj FBI, shtohen aleatët e Apple

Beteja ndaj FBI, shtohen aleatët e Apple

Gjithnjë e më shumë emra nga bota e teknologjisë, përfshirë eBay, Google dhe Amazon, po i bashkohen të tjerëve që e kanë mbështetur kompaninë Apple në betejën e saj ligjore me FBI-në.

Kjo e fundit ka në dorë një urdhër gjykate që e detyron Apple të çkodojë një telefon celular iPhone që përdorej nga terroristi i San Bernandinos, Rizwan Farook. Ai bashkë me gruan e tij vranë 14 persona në Karliforni në muajin dhjetor pasi të eliminoheshin nga policia. Anëtarët e familjeve të disa prej viktimave të sulmit kanë mbështetur FBI-në, duke thënë se Apple duhet t’i shërbejë vendit.

Dy grupe gjigantësh të teknologjisë janë shprehur në favor të Apple dhe pikëpamjen e tyre duan ta shpresin edhe në gjyq, pasi megjithëse nuk janë të përfshirë drejtpërdrejt në këtë çështje, mendojnë se ajo i prek.


Vet Apple ka kundërshtuar urdhrin dhe e ka dërguar atë në Apel, pasi kompania nuk mendon se është e drejtë që të detyrohet të dobësojë sigurinë e produkteve të saj.

Që prej shtatorit 2014 të gjitha të dhënat në pajisjet e Apple kodohen automatikisht dhe vetëm ai që ka kodin 4-shifror të telefonit do të mund t’i shohë, pra pronari i tij.

Nëse kodi futet dhjetë herë gabim, të dhënat fshihen automatikisht. Askush, as Apple, nuk është i aftë t’i shohë këto të dhëna, por FBI i kërkoi kompanisë që ta ndihmojë të shmang sigurinë duke modifikaur telefonin e Farook.

Apple thotë se një lëvizje e tillë rrezikon besimin që klientët kanë tek kompania dhe gjithashtu krijon një hyrje për agjencitë e qeverisë që të shohin të dhënat e klientëve, transmeton tch.

Shumë prej kompanive të teknologjisë në SHBA i janë bashkuar Apple dhe arsyja është fare e thjeshtë: Herët apo vonë një urdhër i tillë mund të gjendet në dyert e tyre dhe nëse Apple vendos precedentin e bindjes nuk ka më kthim pas.