LAJMI I FUNDIT:

Sejdiu: Trajtimi i qenve endacakë të bëhet në nivel nacional

Sejdiu: Trajtimi i qenve endacakë të bëhet në nivel nacional

Ndriçimi publik, qentë endacakë, mbeturinat, si dhe siguria nëpër shkolla, mbesin shqetësimet e qytetarëve të Prishtinës, të cilat sot u prezantuan në mbledhjen e Këshillit për Siguri në Bashkësi të Komunës së Prishtinës.

Përfaqësuesit e gjitha zonave në Komunën e Prishtinës, kanë treguar se gjatë këtyre dy muajve gjendja e sigurisë ka qenë e kënaqshme.

Komandanti i Policisë në stacionin qendër, Driton Imeri, ka treguar se ka pasur rënie të konfiskimit të automjeteve, ndërsa, për aksidentet ka treguar se gjatë dy muajve kanë qenë 27.


Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka potencuar se janë në procedurë të caktimit të lokacionit për Kishën Protestante, në mënyrë që të gjithë qytetarët e të gjitha feve të mund ta ushtrojnë besimin e tyre.

Nënkryetari i Komunës, Dardan Sejdiu tha se trajtimi qenve endacakë është problem nacional dhe jo vetëm komunal, andaj trajtimi duhet të jetë nacional.