LAJMI I FUNDIT:

Tetovarët të interesuar për vëzhgim të zgjedhjeve

Tetovarët të interesuar për vëzhgim të zgjedhjeve
Në prani të mediave lokale, përfaqësues të OJQ-ve lokale dhe përfaqësues të partive politike në Tetovë, CIVIL prezantoi projektin “Përpara!” dhe i informoi për thirrjen publike për vëzhgues të zgjedhjeve. BU ndanë mbi 1000 afishe informative në gjuhën maqedonase dhe shqipe në mesin e tetovareve dhe tetovarëve, të cilët shprehën mbështetjen e tyre dhe na ofruan bashkëpunimin si vëzhgues qytetarë gjatë zgjedhjeve, transmeton Telegrafi.
Qytetaret dhe qytetarët në Tetovë, megjithatë, ishin skeptikë për zhvillimin paqësor të zgjedhjeve pa parregullsi dhe dhunë në rajonin e Pollogut, madje shprehën dyshim se më qershor 5 nuk do të zbatohen zgjedhjet.
 Projekti “PËRPARA!”, i cili filloi në janar dhe do të zgjasë 7 muaj,  është mbështetur me fonde gjermane nga Pakti i Stabilitetit për Evropën Juglindore. Si edhe deri tani, së bashku me qytetaret e qytetarët, CIVIL kontribuon dhe do të kontribuojë për të krijuar kushte për zgjedhje të lira.