LAJMI I FUNDIT:

Në këtë vend njerëzit vdesin nga uria, kurse diktatori shpenzon miliona dollarë për ditëlindje (Foto)

Në këtë vend njerëzit vdesin nga uria, kurse diktatori shpenzon miliona dollarë për ditëlindje (Foto)

Presidenti i Zimbabve, Robert Mugabe ka festuar 92-vjetorin e lindjes. Për organizimin e ahengut për hir të ditëlindjes së tij janë shpenzuar një milion dollarë, edhe për kundër faktit se ky vend është duke përjetuar një krizë të rëndë ekonomike.

Kremtimin e ditëlindjes kanë mundur ta shikojnë miliona njerëz nga e mbarë bota, në një transmetim të drejtpërdrejt në televizionin kombëtar, transmeton Telegrafi.

Lideri i këtij vendi i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Grace dhe qindra mbështetës, kanë marrë pjesë në lëshimin e 92 balonave në ajër përpara monumentit “Zimbabveja e Madhe”.


Në nder të presidentit, fëmijët lexuan poezi kushtuar atij, kurse sa i përket ahengut besohet se janë shpenzuar plotë 800.000 dollarë.

Pikërisht ishte kostoja e lartë e ahengut të organizuar, që ka shkaktuar kritika të ashpra nga ana e opozitës. Lëvizja për Ndryshim Demokratik, e ka quajtur festën si të “turpshme” dhe të “keq konceptuar”.

“Ajo çfarë e bën këtë festë veçanërisht të turpshme, nuk është vetëm që Mugabe po hedh paratë e qytetarëve të varfër, por që po organizon festë në një pjesë të vendit që është goditur rëndë nga thatësira”, ka deklaruar Eddie Kross nga Lëvizja për Ndryshim Demokratik.

Festa është organizuar në qytetin Masvingo në juglindje të vendit, që aktualisht po përballet me probleme të mëdha të mungesës së ujit të pijshëm për shkak të thatësirës. Megjithatë, nuk është problem vetëm uji i pijshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Amerika
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Botë
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Botë
Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Musk: Kanada nuk është shtet i vërtetë

Amerika
Kalo në kategori