Atë njeriun, të cilit 10 mijë vjet para Krishtit i shkoi ndërmend të priste me sëpatën prej guri apo të digjte një hapësirë të konsiderueshme pemësh nga pylli, për të ndërtuar një shtëpi dhe për të mbjellë bimë ushqyese e bar për bagëtinë, mund ta konsiderojmë si pararendësin e të gjithë administratorëve që kanë drejtuar Bashkinë e Tiranës këto dy dekadat e fundit. I vetmi ndryshim esencial midis njeriut të epokës së neolitit dhe kryebashkiakut shqiptar modern është motivi i transformimit të Tajgës (pyjet e dendura) në Tundër (tokë me bar).
Për njeriun neolitik, Tajga është vendi i të papriturave, i errësirës, i sulmit të beftë të kafshëve të egra, i së pakontrolluarës dhe pakontrollueshmes, prandaj pemët duhen prerë, sepse një pyll i prerë do të thotë një horizont i kontrolluar dhe një rrezik më pak, do të thotë bar për bagëtinë dhe hapësirë për të kultivuar bimë të ushqyeshme.
Me njeriun neolitik fillon pra, manipulimi i të ashtuquajturave ligje të Natyrës, në favor të qëllimeve njerëzore. Me fjalë të tjera, mrekullia neolitike fillon në momentin kur farat e grurit rriten sipas ligjësive botanike, por në favor të qëllimeve dhe sipas dëshirave të bukëpjekësit. Njeriu neolitik është destruktiv dhe i dhunshëm, por ai shkatërron për të ndërtuar dhe në shërbim të mbijetesës së tij dhe në respekt të Natyrës.
Dymbëdhjetë mijë vjet pas njeriut neolitik, shfaqet në skenë shqiptari modern i tranzicionit, totalisht i pandjeshëm ndaj natyrës, në profilin e tij i mishëruar idealisht si administrator i një kryeqyteti. Është më efikas dhe më i shpejtë në nënshtrimin e Natyrës. Pemët i japin oksigjen, por oksigjeni i tij është paraja, prandaj i shkul pemët dhe ndërton pallate të shëmtuara, më të larta se pemët. Bari ia bën pis këpucët, prandaj e shkul dhe e shtron me beton.
Kryeadministratori paguhet për ta administruar kryeqytetin. Prandaj ai heq fillimisht gjërat që nuk i ka nën kontroll, natyrën me pak fjalë. Kësisoj ai e zgjeron territorin që ka nën administrim, duke e shtyrë pafundësisht kufirin që ndan qytetin me Natyrën. Paradoksalisht, duke kërkuar ta disiplinojë qytetin, duke hequr pra gjithçka që nuk i bindet atij, d.m.th. barin dhe pemët, kryeadministratori modern e kthen atë në një vend ku dominon, përveç shëmtisë estetike, kaosi dhe rreziku, frika dhe e paparashikueshmja.
Ky transformim e përmbys raportin tradicional Natyrë – qytet. Nëse dikur qyteti është ajo hapësira që ofron rregull, disiplinë, strehë të sigurt, vendi ku ndihesh i mbrojtur nga rreziqet e papritura në Natyrë dhe Natyra është vendi i Entropisë, për shkak të aktivitetit destruktiv të administratorëve të kryeqytetit, që presin pemë për të mbjellë pallate e shkulin bar për të derdhur beton, qyteti kthehet simbolikisht në Natyrë, d.m.th. në vendin ku të rrezikohet jeta në çdo moment, në tokë të zhuritur, ku nuk mbin më bari, ndërsa Natyra merr cilësitë e oazit të qetësisë, ku njeriu gjen prehje e paqe midis pyllit të dendur.
Dhe, në momentin që qyteti është egërsuar dhe Natyra është zbutur, fillon edhe tendenca e kryebashkiakëve për ta futur nën kontroll edhe strehën e fundit të qetësisë për njeriun, duke e kthyer gradualisht edhe Natyrën në qytet. Në ç’mënyrë? Duke e bërë natyrën funksionale, sipas shembullit të qytetit. Duke e zhveshur natyrën nga e Padobishmja dhe duke i imponuar asaj estetikën dhe gjeometrinë e qytetit: Ca rrugëza këtu, disa pllaka betoni atje, një ndërtesëz pak më tej dhe dalëngadalë natyra merr pamjen e një ambienti të kontrolluar, me rregulla e sinjalistikë të qartë, ku qytetari vjen të eksperimentojë si në një laborator se çfarë do të thotë të jetosh për disa orë në iluzionin e natyrës.
Natyra kthehet në qytet, kur fëmija dhe i rrituri nuk kapërcejnë kufirin e qytetit thjesht për të qenë në natyrë. Natyra kthehet në qytet kur fëmija dhe i rrituri nuk futen më në Natyrë thjesht estetikisht, por me një barrë qëllimesh e planesh që i mbart nga ekzistenca e tij qytetase: “Për të luajtur”, “për të pirë kafe”, për t’u zbavitur pra sipas ligjësive të qytetit. Gjëra që mund të konsumoheshin në parqet e sheshet para apo midis pallateve.
E përshëndes “revolucionin neolitik” të paraardhësve të mi, që e transformonin me dorë natyrën për të mbijetuar në të sipas ligjësive të saj. Por më duket qesharak mentaliteti i kryeadministratorëve, të cilët, pasi e kanë shfarosur natyrën nga qyteti, sjellin sytë nga Natyra për ta zbutur atë, për ta qytetarizuar, për ta kthyer atë në “natyrë të miniaturizuar”, në një laborator steril, të cilin fëmijët mund ta shijojnë me shumë delikatesë e kujdes, tamam siç admirojnë peshqit brenda një akuariumi të qelqtë në dhomën e pritjes.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë