Njerëzit që e kanë më të vështirë të hedhin pas krahëve një lidhje të së shkuarës, priren gjithashtu të besojnë se diçka brenda tyre nuk shkon dhe e paragjykojnë veten keq, duke shkaktuar dëme afatgjata në vetëbesimin e tyre.
Pak gjëra në jetë janë aq traumatike sa fundi i një marrëdhënieje dashurie afatgjatë. Shumë njerëz janë në gjendje ta marrin veten me kalimin e kohës dhe të ecin përpara emocionalisht. Të tjerë, nuk janë aq me fat.
Edhe pasi kanë kaluar vite, këta njerëz mbeten në eksperiencën e dhimbjes. Çdo gjë që mund t’u kujtojë atyre ish-partnerin/en e tyre ngjall ndjenja të thella trishtimi, zemërimi dhe fyerjeje.
Përse ndodh që disa njerëz vazhdojnë të ndiqen nga kujtimet e partnerëve të shkuar dhe vazhdojnë të ndiejnë dhimbjen e refuzimit?
Në një studim, kërkuesit i udhëzuan njerëzit të shkruanin se çfarë kishin mësuar nga një refuzim dashuror i së shkuarës. Duke analizuar përgjigjet e tyre, ata kuptuan se disa pjesëmarrës mendonin se refuzimi u kishte zbuluar atyre një të vërtetë negative rreth vetes, një të vërtetë që do t’i sabotonte marrëdhëniet e tyre në të ardhmen.
Disa thanë se ata kishin kuptuar se diçka nuk shkonte me ta, si për shembull ishin shumë të ngjitur, shumë të ndjeshëm ose nuk arrinin të komunikonin siç duhej.
Disa persona e shohin si më të vështirë ta lënë pas eksperiencën. Disa thonë se “ngrenë mure” dhe bëhen më të matur në një marrëdhënie të re. Të tjerë janë të frikësuar të zbulojnë frikën nga refuzimi te një partner i ri nga ideja se tjetri mund të ndryshojë mendim për ta.
Studiuesit pyesin veten se çfarë e shtyn një person të krijojë një lidhje mes refuzimit në dashuri me aspektet që e përbëjnë atë si person. Pjesëmarrësit në studimin e mësipërm e përshkruan refuzimin si një pjesë të jetës, që ishte e rëndësishme për të arritur pjekurinë dhe që i kishte bërë ata njerëz më të mirë.
Mënyra se si dikush e gjykon personalitetin luan një rol të madh në mënyrën e përgjigjes ndaj refuzimit në dashuri.Mënyra se si një person e percepton personalitetin e tij, ndikon gjithashtu te mënyra se si ky person e sheh refuzimin që merr nga të tjerët.
Në një studim tjetër, kërkuesit i ndanë njerëzit në dy grupe: ata që mendonin se personaliteti nuk ndryshon dhe ata që mendonin se personaliteti mund të krijohet. Pjesëmarrësit lexuan një nga dy historitë e mundshme.
Në njërën, kërkuesit i udhëzuan pjesëmarrësit në studim të imagjinonin sikur ndaheshin papritur nga një partner afatgjatë. Në tjetrin, ata u kërkuan pjesëmarrësve të imagjinonin sikur ishin takuar me dikë në një festë, kishin ndier një shkëndijë për të dhe më vonë kishin dëgjuar që personi tjetër t’i thoshte një miku se ai/ajo nuk do të lidhej kurrë me të.
Ne mund të presim që vetëm një refuzim i rëndë nga një marrëdhënie e rëndësishme të ndikojë në lidhjen tonë dhe të ketë forcën të na bëjë të dyshojmë te vetja. Në fakt, diçka tjetër u shfaq. Te njerëzit që kishin pikëpamjen se personaliteti është fiks, u zbulua se refuzimi nga një i huaj mund t’i bënte ata të pyesnin veten çfarë gabimi kishin ata që tjetri nuk i pëlqente.
Këta njerëz mund të shqetësoheshin nëse kishte diçka brenda tyre që i largonte të tjerët dhe që i bënte të padëshirueshëm aq sa një njeri do të t’i refuzonte pa i njohur mirë.
Pra, çfarë mund të bëjmë që të parandalojmë njerëzit të mos e lidhin refuzimin me veten në këtë mënyrë negative? Një provë tregon se ndryshimi i besëtytnive të një personi rreth personalitetit mund të ndryshojë gjithashtu reagimin e tij/saj ndaj refuzimeve.
Në një studim përfundimtar, kërkuesit krijuan artikuj që e përshkruanin personalitetin si diçka që evoluonte me kalimin e kohës, sesa si diçka që ishte e paracaktuar, shkruan Shqip. Kur hulumtuesit u kërkuan njerëzve me një pikëpamje fikse për personalitetin të lexonin këto artikuj, ata kishin më pak gjasa t’i interpretonin refuzimet si një indikacion i mangësive të tyre.
Duke inkurajuar besimin se personaliteti mund të ndryshojë dhe të zhvillohet me kalimin e kohës, ne mund të jemi në gjendje t’i ndihmojmë njerëzit të kapërcejnë historitë e dështuara të së shkuarës dhe të kërkojnë kënaqësi në marrëdhëniet e së ardhmes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Gjyshet ende dëshirojnë SEKS, e veçanërisht nëse janë BEQARE
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
A e dinit se edhe artikujt shtëpiak kanë datë skadimi?! Ja cilët janë
Çfarë konsiderohet tradhti
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë