A mund të jetë njeriu aq i mirë sa të heqë dorë nga nevojat e tij? Sipas psikologëve, në këtë rast bëhet fjalë për një patologji e cila tregon çrregullim vartës të personalitetit.
Kur nuk bëhet fjalë për altruizmin por për një përpjekje të tepruar gatishmërie ndaj të tjerëve, derisa mund të anashkaloni nevojat tuaja, atëherë kjo është një patologji.
DSM (Manuali diagnostik dhe statistikor i çrregullimeve mendore), një nga manualet diagnostike më të përdorura nga psikologët dhe psikiatrit nga e gjithë bota, këtë gjë e përcakton si “çrregullim vartës të personalitetit” i cili karakterizohet nga disa elemente:
– vështirësi për të marrë vendime pa u këshilluar me dikë;
– nevoja që t’u nxitur të tjerëve përgjegjësinë për pjesën më të madhe të fushave në jetën e tyre;
– vështirësi për të shprehur mospëlqim ndaj të tjerëve;
– vështirësi për të bërë gjëra në mënyrë të pavarur për shkak të mungesës së besimit në vetvete;
– tendenca për të bërë çdolloj gjëje, edhe të pakënaqshme, për të marrë suport nga të tjerët;
– siklet për të qëndruar vetëm; tendencë për të krijuar shumë shpejt një marrëdhënie të ngushtë me një person;
– shqetësim të ekzagjeruar se mos përfundoni të vetmuar.
Personaliteti
Kur nuk mund të diagnostikohet një shqetësim i vërtetë, mund të flitet për “stil të varur personaliteti”: është rasti i atyre që mundohen të shprehin opinionin e tyre, ndërsa ndihen në siklet për shkak të paaftësisë për të thënë jo. Personaliteti mund të përkufizohet si një grup i organizuar dhe dinamik i karakteristikave të një personi. Fjala “personalitet” rrjedh nga latinishtja personalitatem, që do të thotë maskë.
Kur shndërrohen tiparet e personalitetit në çrregullime të personalitetit?
Kufiri nuk është i qartë, por në përgjithësi kjo ndodh kur tiparet e personalitetit janë aq të papërshtatshme dhe jo fleksibile sa që vështirësojnë jetën profesionale dhe sociale ose u shkaktojnë vështirësi subjektive personit. Njerëzit që i mbartin këto çrregullime etiketohen si “të këqij” ose “të shtrembër”. Përpara këto çrregullime janë quajtur si psikopati ose karakteropati.
Cilat janë karakteristikat e përgjithshme të çrregullimeve të personalitetit?
Çrregullimet e personalitetit janë përgjigje të palëkundshme dhe të keqpërshtatura ndaj stresit.Njerëzit me çrregullime të personalitetit në përgjithësi mendojnë se problemi nuk qëndron tek ata por në mjedisin rrethues. Pjesa më e madhe e këtyre çrregullimeve nuk shoqërohen me simptoma psikike.
Çrregullimi vartës i personalitetit
Personat që vuajnë nga ky çrregullim janë të paaftë që të marrin vendime pa këshilla të shumta dhe risigurim nga të tjerët. U shmangen pozitave me përgjegjësi dhe janë ankthiozë nëse u kërkohet të marrin rol udhëheqës. Nuk dëshirojnë të jenë vetëm. Personalitetin vartës e karakterizon edhe pesimizmi, vetëdyshimi, pasiviteti dhe frika për të shprehur ndjenjat seksuale agresive. Raportet sociale janë të kufizuara me personat ndaj të cilëve janë të varur. Janë të rrezikuar nga depresioni kur humbin personin nga i cili janë të varur. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë