Ua shoh nënave ngjitur pas këmbëve, teksa çojnë fëmijët me karrocë në kopsht, studenteve korridoreve të universitetit, teksa parakalojnë të vetëdijshme për hiret e tyre para çunave sehirxhinj, çunave mbi skateboard: xhinset elastike. Totalisht jo praktike, tmerr t’i fusësh këmbët brenda tyre. Makth, nëse e ke me nxitim dhe të duhet t’i heqësh shpejt. Xhepat s’ke shans t’ua përdorësh. Dhe, mbi të gjitha: ose t’i shtypin vithet prapa ose të presin para, ose i ke paksa më të gjata, ose pak më të shkurtra. Dhe në fund, më e keqja e të gjithave, është se xhinse të tilla nuk ofrojnë në asnjë rast, garanci se një trup femëror ekselent mund të duket më bukur apo më seksi. Përkundrazi, brenda këtyre xhinseve, këmbë të bukura elegante femërore duken më thatanike, kurse këmbët sportive të duken të shëndosha.
Akoma më të deformuar duken brenda xhinseve elastike, mbartësit e kromozomit Y. Kjo lidhet me natyrën e gjërave. Nëse gratë përpiqen që me anën të xhinseve elastike të nxjerrin në pah hiret e tyre fizike, mashkulli në xhinse elastike, bashkë me hallatet shtyp, e bën petë edhe burrërinë e tij, duke shpalosur një adoleshencë të tejzgjatur. Burri në xhinse elastike: një figurë perfekte djaloshare dhe hermafrodite!
Xhinset elastike nuk duhen ngatërruar me xhinset e ngushta të viteve ‘50, apo xhinset tub të viteve ‘70. Ato ishin simbolet e një mashkulli rebel të tipit Mick Jagger, Marlon Brando, James Dean. Xhinset elastike postmoderne, janë kilometra larg xhinseve tub, brenda të cilave rrjedh testosteron i pastër. Edhe xhinset elastike sinjalizojnë antikonformizëm, rebelizëm kundër konvencioneve sociale, veçse burri i sotëm i shtrydhur brenda këtyre xhinseve, e inskenon ekscentrizmin e tij, jo më nëpërmjet atributeve mashkullore tradicionale, por duke u shfaqur si i brishtë e sensibël, delikat dhe ëndërrimtar, si dikush që i ka hedhur pas krahëve të gjitha imazhet tradicionale të burrërisë. Të krijohet përshtypja se xhinset elastike te meshkujt, mund të jenë përgjigja logjike e xhinseve të grisura e me vrima, të cilat vajzat e viteve ‘80 ia morën të dashurve të tyre, të ashtuquajturat “boyfriend jeans”. Por nuk është kështu. Kjo modë, moda e xhinseve të grisura femërore pra, në fakt, inskenonte në një formë paradoksale e paksa provokuese seksualitetin femëror. Kurse xhinset elastike rrezatojnë neutralitet seksual.
Ato janë thjesht shprehje e një estetike totalitare, që i transformon burrat në djem picirrukë, kurse gratë në vajza lozonjare. E vërtetë është se ato janë një kameleon i modës. Ato kanë nxitur lloj-lloj nuancash mode: mund t’i vishje me çizme, mund t’i vishje me balerina. Në një farë mënyre, ato kanë diktuar edhe gjuhën e veshjeve të tjera: kravatat janë bërë më të holla, shallet gjithashtu, pa përmendur këtu këpucët me taka super të larta e fine. Nuk e di, nëse xhinset elastike në këmbët e burrave e grave, na shpalosin një estetikë thjesht aseksuale apo shtrydhin nga vetëdija e thellë mesazhe pedofilie latente? Apo ndoshta jemi më të saktë, po të themi se xhinset elastike, pikërisht për shkak të larmisë së tyre semantike, mund t’i shohim si një copëz mode që ka pushuar së sinjalizuari diçka?
Përtej çdo interpretimi spekulativ, xhinset elastike nuk mund të konsiderohen si modë pluraliste. Përtej polivalencës së tyre kuptimore, në kundërshtim të plotë me prirjen anti-normative të njeriut, ato kanë dëshmuar një shkallë të lartë uniformizimi. Lajmi i mirë është se shpëtimi nga sundimi i gjatë i kësaj mode aseksuale, po vjen pikërisht nga marshimi i një mode të ndaluar rreptësisht nën diktaturën komuniste: nga pantallonat kauboj të viteve ‘70, nga culottes, me bel të lartë dhe prerje të gjerë. Nuk po pretendoj ta festoj modën e re si hap drejt lirisë dhe emancipimit. Por thjesht po them se pak larmi, variacion dhe diferencim gjinor në modë është diçka e bukur.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë