Opozitës i mbyllet goja, mediet i përshtatin me pushtetin politik dhe në rast nevoje u vënë edhe gojëz që të heshtin, në të gjitha institucionet e shtetit punësojnë njerëzit e vet. Në fund është e vështirë që të bësh ndonjë opozitë kundër kësaj qeverie.
Ajo ka zënë vend në pushtet dhe është shumë e vështirë ta largosh që andej. Por, BE ka bërë sehir, ka ndierë dhimbje dhe në fund nuk ka bërë asgjë. Disa herë u pyet si mund të pranohen ligje të tilla për mediat, kaq jodemokratike, por në fund Orbanin e lanë të bëjë çfarë donte.
Ky ishte një gabim, sepse tani ne po përjetojmë se si në vendin fqinj, Poloni, po përsëritet saktësisht i njëjti model. Që në raundin e parë si kryeministër – së bashku me të vëllain Lech në postin e presidentit të shtetit – Jaroslaw Kaczynski ishte katastrofë si kryeministër dhe e acaroi deri në ekstrem BE-në me pokerin e tij negocentrik të negociatave për anëtarësim në BE.
Që atëherë, Kaczynski, sot eminencë gri e partisë së tij populiste të djathtë, ka mësuar shumë. Dhe, ai këtë herë duket i vendosur që të mos i lëshojë më nga duart frerët e pushtetit. Në shembullin e Hungarisë ai në fund të fundit e pa që një sjellje e tillë nuk ndëshkohet.
Ministri i Jashtëm i Luksemburgut Jean Asselborn, i cili kryeson aktualisht Këshillin e Ministrave të BE-së, gjeti fjalë të qarta: ai kujtoi që Marrëveshja e BE nën Nenin 2 i detyron shtetet anëtare të jenë të përkushtuara ndaj demokracisë dhe shtetit ligjor, ku bën pjesë detyrimisht edhe ndarja e pushteteve. Edhe kur një parti në pushtet i shkel rregullat në atë masë, sa bëri Varshava me përbërjen proqeveritare të gjykatës më të lartë, atëherë atë duhet ta ftojnë në Bruksel dhe ta kujtojnë.
Kjo nuk është më çështje e brendshme e Polonisë, por çështje e të gjithë Bashkimit Evropian. Polonia është përfituesja më e madhe e ndihmave neto të BE-së në të gjithë Evropën. Dhe, Varshava e ka gabim, kur sheh në kryeqytetin evropian vetëm arkën kryesore. Detyrimi i parë është që me çdo kusht të respektohen rregullat e klubit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKlubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj