Grupi i Punues profesional i Shoqatës që merret me qarkullimin e naftës, derivateve të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve, përkatësisht përfaqësuesit e ndërmarrjeve kërkojnë që të operojnë më shumë operatorë për fiskalizim, pasi që dy operatorët që ekzistojnë kanë çmime shumë të larta.
E Administrata Tatimore e Kosovës u ka thënë këtyre ndërmarrësve që nëse deri më 1 tetor nuk e bëjnë ri fiskalizimin, atëherë për këto ndërmarrje do të pasojnë gjobat.
Kurse, sipas ndërmarrësve ky çmim prej operatorëve që janë duke operuar është shumë i shtrenjtë dhe prek shumën, deri në 20 mijë euro.
Kryetari i Shoqatës së Ndërmarrjeve për qarkullim të naftës, derivateve, gazrave dhe lubrifikanteve, Fadil Berjani, tha se janë të hapur që ta pranojnë ri fiskalizimin e dytë, madje u shpreh se kanë biseduar edhe me Ministrinë e Financave që të bëhet shpallje e operatorëve të rinj.
“Jemi për fiskalizim, jemi për arka të reja po jo me këtë çmim. Ju kisha lut të jemi të kjart operatori i cili është bënë trysni sa më shpejtë në këtë kohë pa qeveri në ikje duhen arkat fiskale.”, ka thënë ai.
Po ashtu, edhe nënkryetari i kësaj shoqate, Jusuf Mustafa, tha se janë për atë që të bëhet hapja publike për ri fiskalizim po se kërkojnë që çmimi të jetë i kapshëm për të gjithë.
“Ka qenë qëndrim i përbashkët që të bëhet hapja publike , të bëhet hapja publike për operatorë, pranimin e operatorëve tjerë për ri fiskalizim për pajisje me arka fiskale që të jetë çmimi ai i cili është i kapshëm për, në përgjithësi për neve për të gjithë ata që operojnë në territorin e Republikës së Kosovës. Por me sa e di dhe ekziston më siguri edhe në proces verbal atje se brenda një muaji Ministria e Financave në bashkëpunim me Administratën Tatimore që ata të bëjnë fillojnë me hapjen publike bile dikush prej shoqatës caktohet më tutje edhe prej shoqatës me marr pjesë për përzgjedhjen e atyre që kanë mundësi të marrin licencë prej Ministrisë së Financave” , ka thënë ai, raporton Kosova Press.
E, Avni Hasani, nga Kompania Global Trade, Ferizaj, tha se ka aplikuar për licencë mirëpo ende nuk ka marrë asnjë përgjigje, madje shtoi se nëse ky proces do të vazhdojë kështu ata do të dalin edhe në protesta.
Nga ana tjetër, drejtor i Departamentit nga Oda Ekonomike, Nazmi Xani u shpreh se kjo e fundit e përkrah fiskalizimin, madje tha se kërkesë e tyre është që sa më shumë operatorë që i plotësojnë kushtet ligjore të operojnë në vend.
“Ne si Odë Ekonomike në parim e përkrahim fiskalizimin e gjitha subjekteve ekonomike që veprojnë. Ne duhet ta kemi të qartë se duhet ekonomia jonë të jetë ekonomi formale dhe ti ikim formalizimit se është dobi e gjithëve besoj se edhe ju e keni atë qëllim. Problemet, tjera janë probleme të cilat duhet me i diskutu dhe duhet me i negociu me subjektet përkatëse, ka thënë ai.
Ndryshe, ndërmarrësit kërkuan që të merren për bazë kërkesat e tyre dhe të dalin me konkluza pasi që afati i fundit për gjobitje për përfaqësuesit e ndërmarrjeve nga ATK-ja është 1 tetori. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Sot minimi masiv shkëmbor, qarkullimi do të ndërpritet në rrugën Klinë-Pejë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë