Këtë vit, IPKO e shënon 15 vjetorin e themelimit të saj, dhe tranformimin e saj nga një ofrues i vogël shërbimeve të internetit, në kompaninë lidere të telekomunikimeve në Kosovë, e cila mban 50 për qind të tregut të internetit dhe televizionit kabllor digjital dhe rreth 36 për qind të tregut të telefonisë mobile në vend.
Në përvjetorin e saj, IPKO ka prezantuar edhe rezultatet financiare për tremujorin e dytë të vitit 2014. Për gjysmën e parë të vitit 2014, kompania ka raportuar të hyra prej 32.1 milionë euro, EBITDA – 12.1 milionë euro, EBIT 2.72 milionë euro, dhe investime kapitale për këtë periudhë që kanë arritur në 5.21 milionë euro. Investimet kapitale të kompanisë IPKO nga viti 2007 dhe deri në tremujorin e dytë të këtij viti kanë arritur në 258.9 milionë euro.
Përkundër stagnimit të numrit të përdoruesve mobil, pjesëmarrja e telefonisë mobile IPKO në treg për TM2 2014 është rritur për 5.8 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Në këtë tremujor, telefonia mobile IPKO mban 35.8 për qind të tregut të telefonisë mobile në Kosovë.
“Rritja e ndjeshme e telefonisë mobile IPKO ka vazhduar edhe në 6 muajt e parë të këtij viti, dhe tani jemi afër arritjes tek 40 për qind e tregut të telefonisë mobile IPKO, që shënon një rekord të ri të kompanisë tonë, ndërsa ne mbesim lider të pakontestueshëm të tregut të internetit dhe televizionit kabllor digjital. IPKO do të vazhdojë të jetë kompania e parë në Kosovë e cila i sjell teknologjitë e fundit, si dhe lider i tregut për inovacion, shërbime cilësore dhe kujdes ndaj përdoruesve të saj”, ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv i kompanisë IPKO.
Edhe kryetari i Bordit të Drejtorëve në Telekom Slovenije Group, Rudolf Skobe i cili foli për rezultatet financiare të Telekom Sllovenia tha se në gjysmën e parë të këtij viti, regjioni dhe posaçërisht Sllovenia është afektuar nga kriza financiare dhe se kjo situatë ekonomike, ndikon dhe në biznesin e tyre, duke bërë që reduktojnë dhe numrin e punëtorëve në Telekom sllovenia.
“Të hyrat tona për këtë periudhë gjashtë mujore kanë qenë 381. 6 milionë euro. Ndërsa profiti neto që kemi shënuar gjatë gjashtë muajve të parë të vitit ka qenë 31 milion euro. Biznesi i telekomunikacionit nuk është një biznes i lehtë më, të gjithë operatoret evropian të telekomunikimeve janë duke u përballë me kriza dhe me rënie të hyrave. Telekomi slloven është përballur me këto sfida shumë më mirë se disa operatore tjerë evropian. Ne kemi mbetur njëjtë, sa i përket të hyrave dhe besojmë se gjashtë mujori i parë i vitit për ne, ka qenë i suksesshëm. Për ti ruajtur të hyrat për ti mbajtur stabile na është dashur ta rrisim numrin e konsumatorëve në të gjitha shërbimet. Ne jemi rritur në pjesën e përdoruesve të telefonisë mobile për 6 për qind, tek ata të internetit në 1.3 për qind, ndërsa sa i përket përdoruesve të televizionit jemi rritur me 8.8 për qind”, tha ai.
Në mesin e ofertave të shumta për 6 muajt e parë të vitit, të cilat kanë përmbushur kërkesat e shumta të segmenteve të ndryshme konsumatore kanë qenë plani i ri tarifor “Jetë o jetë” që u ka mundësuar përdoruesve thirrjet drejt gjithë operatorëve kosovarë për 5 cent në minutë, pakot atraktive me 3G, internetimobil roaming edhe në Shqipëri, ofertat për blerjen e modeleve të reja të iPhone 5s, partneritetet e shumta strategjike, programi Pika dhe komuniteti i të rinjve Hej!.
Në konferencën për media, IPKO i ka prezantuar edhe disa nga projektet e realizuara filantropisë, përkatësisht mbështetjen e kërkesave të 20 shkollave fillore publike në fshatrat dhe komunat e ndryshme të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Sot minimi masiv shkëmbor, qarkullimi do të ndërpritet në rrugën Klinë-Pejë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë