Sikur edhe shumë herë të tjera, edhe sot punëtorët e Llamkosit ka protestuar para dyerve të kësaj fabrike, duke kërkuar që t’ju paguhen rrogat të cilat pronari ua ka borxh.
Shemsi Pllana, inxhinier në Fabrikën Llamkos, ka thënë për Veriu.info se po protestojnë për shkak se u janë mbetur borxh 7 paga dhe është rënduar së tepërmi gjendja e tyre sociale. “Është shqetësues fakti se pronari dhe ish menaxhmenti nuk po tregojnë interesim për fabrikën, duke mos shkuar fare në fabrikë e as duke mos ju përgjigjur interesimit të punëtorëve”, thotë Pllana.
Për më keq, ai bënë të ditur se që nga mbrëmë KEDS-i ka ndalur edhe energjinë elektrike në fabrikë, që tani paraqet edhe rrezik potencial për shkak të depozitave të amoniakut që janë aty. “Janë dy rezervar të amoniakut, të cilët të dy së bashku kanë rreth 7 ton amoniak, e që në mungesë të rrymës dhe përkujdesjes për ta, mund të paraqesin rrezik për sigurinë e fabrikës dhe banorëve rreth saj”, shprehet inxhinieri Pllana.
Zëdhënësi i Agjencionit Kosovar të Privatizimit (AKP), Ylli Kaloshi në një prononcim për Veriu.info, tregon se Fabrika Llamkos ishte shitur përmes likuidimit me kushte të veçanta. “Si pasojë e mos përmbushjes së kontratës, AKP-ja me vendi të Bordit ka shqiptuar gjoba ndaj blerësit”, thotë zëdhënësi Kaloshi.
I pyetur për problemet me të cilët po përballet Llamkosi, Kaloshi thotë: “AKP është në dijeni për problemet me të cilat po përballet Fabrika Llamkos dhe në javën e ardhshme do të realizojmë vizita, për të parë për së afërmi gjendjen. AKP nuk do të toleroj shkelje të kontratës në dëm të punëtorëve, pasi që do t’i ndërmarrim veprime e nevojshme ligjore”, thekson ai.
Ndërkaq, sa i përket paralajmërimeve të punëtorëve se në hapësirat e fabrikës ndodhen edhe sasi të mëdha të amoniakut, e të cilat mund të paraqesin rrezik pa mirëmbajtje, Kaloshi thotë se AKP është në dijeni për këtë, mirëpo sipas tij, është përgjegjësi e pronarit që të kujdeset për sigurinë e fabrikës. “Megjithatë, edhe kjo çështje është njëra ndër arsyet që AKP do të realizoj vizita në fabrikë”, thotë Kaloshi
Kujtojmë së mbi 400 punëtorë janë pa paga që nga muaj mars, ndërkaq nga muaji qershor ata janë dërguar në pushim kolektiv, ku pronari u kishte thënë se do të paguhen me rrogë minimale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Sot minimi masiv shkëmbor, qarkullimi do të ndërpritet në rrugën Klinë-Pejë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë