LAJMI I FUNDIT:

ENES BAXHAKU: TATUAZHI SI STIL I JETËS

ENES BAXHAKU: TATUAZHI SI STIL I JETËS

Tatuazhet më nuk janë fenomen vetëm shoqëroro-kulturologjik, por janë bërë pjesë e përditshmërisë, një trend i ri, një art i ri për të cilin duhen dashuria dhe talenti, por edhe shumë mund dhe punë.

Intervistoi: Gazmend Kajtazi

Dikur kishte rëndësi vetëm një datë e rëndësishme, emri i personit të dashur apo akronimi për kujtim në ditët ushtarake. Sot – mijëra motive të ndryshme, nga portretet e njerëzve të afërm, portrete të të shenjtëve, personaliteteve historike, vargje poezish, apo thjesht një vizatim unik. I bëjnë për shkaqe estetike, shoqërore, mjekësore apo rituale.


E po kjo edhe na ka interesuar! Cilat janë shkaqet e tatuazheve dhe përse njerëzit më së shpeshti në trupin e tyre bëjnë tatuazhe, kemi mësuar nga njëri ndër artistët më të vlerësuar tek ne, Enes Baxhaku, i cili talentin e vet e ka përdorur për atë që e do dhe në çka vërtet kënaqet.

Ndryshimi afatgjatë i pamjes së trupit me futjen e ngjyrës nën lëkurë, me siguri kërkon ekspertë të këtij zanati. Ç’është tatuazhi, si duhet të bëhesh mjeshtër tatuazhi dhe si të njohësh ekspertin e vërtetë, janë pyetje për të cilat kemi dashur të marrim përgjigje.

10420406_1019057004790436_4202149708959003684_n

Enes, a jeni ju mjeshtër tatuazhi apo artist tatuazhi?
Sikur t’ju them të dyjat bashkë?!

Si dhe kur keni shfaqur interesimin për këtë profesion? A nevojitet edhe diçka më tepër se talenti për vizatim?
Kam filluar të merrem me tatuazhe në moshën rinore, saktësisht në vitin 1994. Që nga ajo kohë, pikturat në trup u kthyen jo thjesht në hobi apo dëshirë për t’i realizuar, por edhe si një interes më tej për zhvillimet që kishte ky lloj arti.

Çfarë arsimimi nevojitet, përkatësisht çfarë mjeshtërish janë të nevojshme?
Pedanteria, frymëzimi dhe higjiena mbi të gjitha.

A mund të na tregoni stilin tuaj? Cilat teknika i përdorni?
Gjithmonë gjej mënyrën që të jem sa më origjinal. Të jesh artist i vërtetë do të thotë të sakrifikosh shumë. Duhet të punohet shumë në vetveten, të preken të gjitha degët e artit vizual, vazhdimisht të mendohet, të bëhen skica, të përcillet puna e artistëve të tjerë, të bëhen analiza dhe gjithmonë të ecet përpara, të kuptohet që të jesh i gjithanshëm.
Baza niset nga teknika e përsosur; punimet që më bëjnë të ndihem “konfor” janë punimet me stilin ‘dark image’.

10418165_961030060593131_1090937079884820428_n

Vite të shumta është konsideruar se tatuazh bëjnë vetëm rebelët, motoristët, madje tatuazhet tek femrat kanë qenë shumë të rralla. Si e shihni popullarizimin e tatuazhit dhe a mendoni që mbase personat e njohur duhet t’i bëjnë ato?
Tatuazhet janë kthyer në një trend për të dyja gjinitë, në mënyrë masive nga grupmosha të ndryshme. Ju ndoshta se besoni, por, ka dhe të moshuar, që vijnë dhe bëjnë tatuazh, madje, shikoj se gëzohen po aq sa të rinjtë kur shikojnë në trupin e tyre një tatuazh që e kanë qejf. Është një dashuri e re për simbole apo edhe fjalë që mbartin një kuptim të veçantë. Nëse më herët tatuazhi ka qenë tabu, në ditët e sotme ky koncept është rrëzuar.

Sa njerëz e përjetojnë tatuazhin si një degë arti?
Dëshira për tatuazhe nuk i njeh me kufijtë e moshës, seksit jo e jo. Ata që e dëshirojnë, e adhurojnë dhe, për të njëjtit është art.

A mund të vlerësoni karakterin e dikujt në bazë të tatuazhit që e zgjedh?
Natyrisht! Me kusht që zgjedhja e tatuazhit mund të jetë edhe porosi e individit për atë se në të vërtetë ku dëshiron të bëhet, e jo vetëm se çka në të vërtetë është.

dfgdgdfgdfg

Te ju vijnë njerëz shumë të ndryshëm, por ata të gjithë i bashkon dëshira për të bërë një tatuazh. Mund të gjesh tek ata diçka tjetër të përbashkët?
Varësisht prej rasteve, shumica kanë kurorëzuar ndonjë ngjarje nga jeta e tyre, qoftë martesë, lindje fëmijës, mort, etj.

Cilat janë dallimet e studiove të këqija dhe të mira të tatuazhit?
Për t’u angazhuar me një punë të tillë duhet edhe një përgatitje shumë e mirë nga ana profesionale. Duke u nisur nga makina, higjiena e deri te enterieri. Me shikim të thjeshtë shihet se kush sa investon në dijen e vet.

Sa është i rëndësishëm sterilizimi?
Në studion time, mbi të gjitha, parimi bazë është higjiena-sterilizimi. Çdo element është vetëm për një përdorim. Kjo është rregulla ime e parë!

10565234_876810379015100_5473130429665433704_n

A do të thotë që çmimi i lartë i tatuazhit duhet patjetër të jetë garanci edhe për tatuazh të mirë?
Jo, asesi, kam pasur raste nga më të ndryshmet. Pikë së pari është tatuazhi është pasion. Në botën kozmopolite të gjitha gjërat kanë një vend të caktuar tek çdo njeri. Në fillim ky lloj profesioni lindi tek unë si hobi, pastaj u kthye në profesion të mirëfilltë, pavarësisht çmimit.

Cili është vendi i preferuar për tatuazhe për secilën gjini?
Tek meshkujt krahët, kurse tek femrat këmbët dhe pjesa e brinjëve.

Duke ditur se tatuazhet janë shumë të dëshiruara edhe në vendet intime, a ka vështirësi në kryerjet e tyre te femrat?
Jo, megjithatë, kjo zënë është paksa më dallueshme në gërvishtje të lehta.

A keni kërkesa të pazakonshme? A keni qenë të detyruar ndonjëherë të refuzoni ndonjë person i cili i ka kërkuar shërbimet Tuaja?
Përpiqem që maksimalisht t’i përkushtohem klientit, mirëpo nganjëherë ndodh që nuk mund të gjejmë gjuhë të përbashkët dhe mu aty heq dorë nga bashkëpunimi, sidomos në rastet kur personi është i dehur, nën ndikimin e substancave narkotike, ka ndonjë sëmundjeje të ndjeshme, etj.

16164_1009176255778511_1577187524377112980_n

Cilët janë disa nga personazhet shqiptarë që kanë besuar në punën tuaj?
Janë të shumtë. Nuk e di sa do të kishte kuptim të përmenden, kur ata zakonisht ekspozojnë trupin e tyre në media.

Cili është tatuazhi më i bukur të cilin e keni parë?
Mbase ato mbishkrime të cilat i ka Angelina Jolie, Rihanna. Ato më duken shumë personale dhe interesante.

Po tatuazhi më i çuditshëm të cilin e keni bërë?
Për mua, figura e Pinokios në hapësirë intime, mbetet tatuazhi më pikant dhe me shumë përgjegjësi.

A ekziston ndonjë tatuazh të cilin mund ta ndani si më të dashurin, me të cilin do të krenoheshit jashtëzakonisht?
Tatuazhi më i mirë, me të cilin krenohem, është punimi i shpërblyer si më i miri në “Tattoo convention Albania”, me çmimin “Best Big Tattoo”.

10698639_919883944707743_4096183800761174055_n

Ju merreni edhe me arte të tjera, mund të na thoni diçka për këtë. Skicimi edhe i vizatimeve komike/ironike?
Tatuazhi nuk është vetëm thjesht ta vësh në lëkurë, mirëpo bashkë me të shkon edhe aspekti artistik. Unë merrem edhe me pikturë, por edhe me karikatura të ndryshme, qoftë në letër, apo në trup.

Cilat janë motivet më të shpeshta të tatuazhit tek ne?
Ka frymëzime të shumta të stileve “maori”.

Po vërej që keni shumë tatuazhe. Kush jua ka bërë tatuazhin e parë?
Tatuazhi i parë është bërë nga një mik i imi, diku rreth vitit 1995, në krahë, ndërsa në këmbë këtë vit, e kam bërë vet.

Ka ndonjë vend që nuk keni bërë tatuazh?
Sot nuk ka vend ku nuk mund të bëhet tatuazh.

A dhemb tatuazhi?
Është dhimbje që përballohet, ngacmim tepër i vogël.

Cilën muzikë e dëgjoni derisa jeni duke punuar?
Muzikë rok, e veçoj grupin Metallica!

Ç’moshë ka pasur personi më i ri të cilit i keni bërë tatuazh?
Në moshën 16 vjeçare me prezencë të prindit.

10390897_493511330794487_2868418520104478594_n

A keni pasur klientë të cilët, thjesht, janë “veshur” në tatuazh?
Po, disa të tillë. Njerëzit futen në vetë ritualin. Në të vërtetë, nëse e gjejnë momentin e duhur, në moshë të pjekurisë, atëherë shpesh ndodh që nga koha në kohë t’u shfaqet dëshira që të kthehen dhe sërish të bëjnë tatuazh.

Çfarë procedure ndjekin njerëzit pas një tatuazhi?
Një tretman katër-pesë ditor, me vetëm një krem që rekomandohet nga studio.

Kushdo që ka tatuazhe mund të jetë përballur me dilemën “Po kur të plakem?”.
Me kalimin e kohës, vetvetiu tatuazhi fillon të dobësohet, por ka raste edhe kur ato tanimë mund të largohen. Kam edhe raste që këto mbishkrime duan t’i mbajnë xhelozi deri në amshim.

gfhgfhghjgj

Tatuazhet mund të hiqen tërësisht dhe pa shenja?
Deri pak kohë më parë një tatuazh ka qenë përgjithmonë, ndërsa tani, ai mund të hiqet me laser duke mos të të lënë asnjë gjurmë.

Çfarë do të këshilloni çdo person i cii vendos të bëjë tatuazh? A është tani koha e duhur për të vendosur për të bërë tatuazh për shkak të “shërimit” para fillimit të verës?
Në vend të parë është vendimi, të vendoset mirë se çka duhet të bësh për veten. Nuk duhet në mënyrë të përpiktë t’u përmbahesh vizioneve tuaja, sepse vetë artisti do të propozojë disa ide të cilat do të bëhen më cilësore. Zakonisht, kjo periudhë më tepër preferohet nga klientët të punohet tatuazhi edhe shërimi është më i shpejt! /Telegrafi/10154404_809078545788284_3327481142007754639_n

Në trend

Më shumë

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Kalo në kategori