LAJMI I FUNDIT:

DIPLOMACIA E ULPIANËS!

DIPLOMACIA E ULPIANËS!

Ulpiana Lama, më në fund i është kthyer Prishtinës, ose Ulpianës së dikurshme. Ajo, përveç që është ligjëruese, i është (ri)kthyer edhe politikës, më konkretisht diplomacisë. Sigurisht se ambiciet e saja janë të shumta, reale dhe të realizueshme, kur të kihet parasysh fakti se zj. Ulpiana, çkado që ka punuar, ka dëshmuar aftësi dhe siguri profesionale.

Intervistoi: Shaqir Foniqi

Ulpianën e takuam këtyre ditëve në Prishtinë dhe lajmi se është “kyçur”, sërish në politikë, na zgjoi kureshtjen që të zhvillojmë këtë intervistë ekskluzive për Telegrafin, prandaj ju preferoi ta lexoni, sepse mund të mësoni, jo vetëm për këtë lajm, por edhe për shumë aspekte të tjera, që lidhën me veprimtarinë e saj publike.


IMG-20150212-WA000_edit1_edit

Zj. Ulpiana, keni nisur punën në Ministrinë e Punëve të Jashtme, si këshilltare politike. Është ky një kthim i juaji (pak) befasues në politikë, sepse, sikur nuk e kemi pritur?
Më lejoni të bëj një vëzhgim dhe një korrigjim. Pjesa e vëzhgimit: më habiti shpejtësia e përhapjes së lajmit; kam punuar si konsulente në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për disa vjet, në projekte të Komisionit Evropian. Nuk është folur për mua. Disa javë, në ministrinë e Punëve të Jashtme, dhe ja, bëhem subjekt lajmi. Pjesa e korrigjimit: jam konsulente dhe detyra ime konsiston në punën me drejtorinë për organizatat ndërkombëtare. Ky portofol mbulohet nga zv.ministri, Petrit Selimi. Për një numër arsyesh – administrimi i disa gjuhëve të huaja dhe përvoja e punës me struktura ndërkombëtare, njohja e logjikës së funksionimit të tyre – më bëjnë të besoj se jam më e vlefshme këtu se në departamente të tjerë. E, tani, vendosja e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare shumë lartë në listën e prioriteteteve të Ministrisë është një vendim,i cili është marrë nga kreu i saj. A, është ky një vendim politik? Sigurisht. Pasi dëshmon vizionin e tij, që kthehet në aksion përmes punës së administratës. Kam dëgjuar së fundmi thirrje për ‘depolitizim’. Nuk e di ç’kanë parasysh. Qeveria nuk është shoqëri civile. Qeveria nuk ka se si t’i largohet thelbit të vet, i cili është politik. Aaa, është tjetër gjë të flasësh për një administratë apartiake. Dhe po, angazhimi im është apartiak. Nuk është kthim në politikë, është hyrje në diplomaci.

Publiku në Kosovë ju mban mend nga koha e punës tuaj në Qeverinë e Kosovës, si këshilltare dhe zëdhënëse. Ç’farë ka, para dhe pas kësaj?
Angazhimi im i parë me struktura ndërkombëtare daton nga koha e krizës së Kosovës kur punoja me zv.ministren e Shëndetësisë së Shqipërisë dhe partnerë ndërkombëtarë në administrimin e gjendjes në kampet e refugjatëve, pastaj punësimi në Radion amerikane “Evropa e Lirë”, bashkëpunimi gjatë periudhës së zëdhënies me Qeverinë e Kosovës me institucionet ndërkombëtare këtu, angazhimi më pas, gjatë viteve 2008-2009, me Institutin shumë prestigjioz francez të marrëdhënieve ndërkombëtare IFRI, mandej puna me Komisionin Evropian në projekte të ndryshme. Kujtoj një moment specifik kur e kam konsideruar seriozisht angazhimin në diplomaci. Bëhet fjalë për pranverën e vitit 2011 gjatë një burse në Uashington, në Qendrën për Studime Ndëratlantike (CTR) në kuadër të Universitetit Johns Hopkins. Tani u krijua momentumi.

Foto 1 _ Ulpiana

Në fakt, në një intervistë të mëhershme, keni thënë se mund ta konsideroni dhe konsolidoni (v.j) diplomacinë. Unë ju pyes nëse keni tentuar dhe përgjigja juaj është, citoj “Ka disa gjëra që njeriu është mirë t’i bëjë pas moshës 40 vjeçare, njëra prej tyre është diplomacia”. Mirëpo, po ashtu thoni se mendoni që “gratë duhet të frenohen për momentin nga aplikimi në MPJ, që po dëshmohet si një rrjet i good ‘ol boys, i mbyllur dhe maço.” Ç’farë ka ndryshuar?
Disa gjëra kanë ndryshuar. Së pari, unë kam hyrë në dekadën e katërt të jetës. Së dyti, saktësisht një e treta e stafit të ministrisë janë gra. Nga 27 misione diplomatike, 7 drejtohen nga zonjat. A, mund të bëhet më shumë? Po. Absolutisht duhet të shkojmë të 50-50. Nuk është çështje kuotash, është çështje faktesh kokëfortë: nëse në fakultet dhe në studime pas-universitare kemi më shumë vajza, se sa djem të suksesshëm, duhet të pyesim vetën seriozisht ç’farë nuk funksionon në tregun e punës dhe si ta përmirësojmë atë. Mënyra se si (kam parasysh personelin), më është ofruar në bashkëpunim, duket jo vetëm kolegjiale, por edhe miqësore. Shpresë ka. Është mirë të jesh optimist. Ruan besimin se gjërat ndryshojnë dhe i lejon vetës të bëhesh pjesë e ndryshimit.

Pra, tashmë, sikurse thuhet ‘jeni me të dyja këmbët në diplomaci’ dhe nuk ka kthim pas?
Shihni, togfjalëshat “pa kthim”, “me çdo kusht”, nuk bëjnë pjesë në fjalorin tim. Në 19 vjet pune, dy fushat ku kam operuar janë komunikimi (media, marrëdhëniet me publikun) dhe akademia. Në një fazë tjetër, punët do të jenë shumë më tepër të natyrës teknike. Por, sot ka kaq shumë hapësirë për kreativitet, lobim, dije. A, do të ketë vazhdim angazhimi im? Kjo varet sa nga unë – dhe jam e vendosur të punoj me integritet dhe përkushtim, shpresoj që këto janë cilësi që m’i njohin si miqtë,ashtu edhe kundërshtarët…Por, po aq, vijimësia ime këtu varet edhe nga ata, të cilët e vlerësojnë punën time; duhet që të dyja palët të jemi reciprokisht të kënaqura. Deri tani përformancën time e ka vlerësuar publiku. Ndoshta për të parën herë, në një periudhë shumë të gjatë kohore, inkuadrohem në një strukturë ku puna ime është pjesë e së tërës, në një lloj anonimati si çdokush që gjendet brenda mekanizmit të burokracisë. Dhe shihni, unë kam respekt për burokracinë; një nivel jo i ekzagjeruar i saj është i domosdoshëm për mbarëvajtjen e punëve, pavarësisht rrethanave politike. Por, dua të them, unë jam (vazhdoj të jem) Ulpiana Lama, dhe këtu nuk jam “ylli mediatik”!

Foto 4 _ Ulpiana

Përtej këtij lajmi, si duket java juaj?
Si e çdo gruaje tjetër që i duhet të punojë! Zgjim herët në mëngjes, vajtje në shtrat vonë dhe kilometra ndërkohë mes zyrës – katedrës- tregjeve – kuzhinës. Prej vitit 2007 ligjëroj në fakultetin ‘Pjetër Budi, kam disa orë edhe në Akademinë ‘Evolucion’. Komunikimi me studentët për mua është shumë i rëndësishëm. Ndjej përgjegjësi, sepse ata ma kanë besuar formimin e tyre!

Për fund: si po ecën libri? Kam parë disa foto nga eventi promovues në Paris.
Oh, faleminderit! Mirë, shumë mirë. Po, i jam shumë mirënjohëse atyre që e bënë të mundur, një grup shqiptarësh patriotë në Paris, si Gjergji Themeli, motrat Osmani, ish-ambasadori Luan Rama e të tjerë, shumë të lidhur me atdheun, e që rregullisht organizojnë takime promovuese në fushën e artit e të kulturës. Ka mall dhe uri të diasporës sonë për gjithçka që vjen nga vendi i origjinës. Sikur të mundnim t’i përgjigjeshim! Për këdo që nuk ka pasur mundësi ta lexoj librin, por ka kureshtje rreth tij, kam një video prezantuese:

Marrëdhëniet me sportet? Një foto “dallëndyshe” në Instagram që lajmëron për hobin tuaj të ri. Ç’mund të thuani më shumë?
Fare shkurt: nga një aspirantë jam kthyer në debutante (qesh). Prej vitesh qortoja vetën duke thënë se duhet ta shtoj sportin në agjendën time javore. Më në fund, këtë janar, nga dëshira e mendimi, kalova në veprim. Është ndër gjërat më të mira që kam bërë ndonjëherë për vetën! I inkurajoj të gjitha zonjat, që të ndajnë pakëz kohë e të merren me një aktivitet sportiv – qoftë palestër, not, apo diçka tjetër që i tërheq. Aspekti fizik është një gjë – do japë rezultat me kalimin e muajve. Mirëpo, emocionalisht dhe psikologjikisht është një mrekulli më vete. Ah, edhe të mos harroj: shpresoj t’ju shoh të dielën. Me start në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, prej orës 11.00, në një minimaratonë, që ka për synim ndërgjegjësim për autizmin. Mu duk një gjetje shumë simpatike e organizatorëve dhe iu bashkova, pa ngurrim. Në një vend të, ku secili prej nesh, theksoj, secili prej nesh ndjehet vulnerabël, në një moment apo tjetrin, imagjinoni, si ndjehen e trajtohen ata,të cilët kanë nevoja speciale. Është një kauzë që e kam fort për zemër. Nuk është thjesht çështje empatie, është çështje të drejtash! /Telegrafi/shaqua

Në trend

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë

'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë

Magazina
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin

“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin

Serie A
Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Ndërkombëtare
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Kalo në kategori