Rovena Stefa ka rrëmbyer me çdo kusht vëmendjen e të tjerëve. E parë ndryshe, e rebeluar me botën që është kaq e pamëshirshme dhe e etur për të bukurën, ajo nuk ka frikë nga paragjykimet.
Intervistoi: Gazmend Kajtazi
Duke qenë e drejtpërdrejtë, Rovena në këtë rrëfim sjell një model të ri me profilin e saj…
Këtë herë me “Vet më the të dua”, në bashkëpunim me këngëtarin shqiptar Toni, keni ardhur me një projekt krejtësisht të veçantë! E kujt ishte ideja?
Si zakonisht mendimi ishte yni, imi dhe i Elises, por për realizimin e kësaj kënge kanë punuar për një kohë të gjatë e kanë dhënë mendime e sugjerime një staf i madh profesionistësh.
“Vet më the të dua” është një ndër këngët më të kënduara shqiptare, dhe kryesisht nga këngëtarë të muzikës popullore. Në klip dukeni shumë joshëse, madje keni shkuar deri në ekzaltim?
Faleminderit shumë për komplimentet! Jam e lumtur që kjo këngë mjaft e njohur shqipe është tashmë pjesë edhe e repertorit tim, natyrisht e sjellë në mënyrën time, në kohë e me ritëm modern së bashku me Tonin, që realizoi repturen.
Çfarë komentesh dëgjoni nga njerëzit tuaj të afërm dhe a e ndieni tundimin e shumë pyetjeve dhe paragjykimeve që ju adresohen juve?
Normalisht që njerëzit gjithmonë paragjykojnë ose nguten të keqgjykojnë kur shohin diçka të re, por nga përvoja në muzikë, e them me bindje se edhe ato komente në dukje negative, shumë shpejt kthehen në pozitive. Arti prin shoqërinë, arti është avangardë, arti zhvillon shoqërinë.
Ju jeni një këngëtare që ju karakterizon një karrierë e gjatë… A është e lodhshme të mbash emrin dhe famën?
Karriera ime shënon tashmë një dekadë e gjysmë dhe numërohen mbi 1000 koncerte shumë festivale e pjesëmarrje televizive, dasma e gëzime familjare. Unë e kam ndarë muzikën me adhuruesit e mi dhe ata më kanë dhënë frymëzim të vazhdueshëm për të dhënë gjithmonë e më shumë në muzikë. Kjo ka qenë mënyra ime për të vazhduar, fama nuk është shkak, është vetëm pasojë e aktivitetit tim.
Ndjenja është regjisorja më e mirë e një skene muzikore, megjithëse ndonjëherë të bën të humbasësh logjikën…
Në fakt metafizika thotë se racionalja dhe ndjenja mund të rrinë shumë mirë bashkë, madje filozofia, matematika dhe muzika janë në harmoni me njëra-tjetrën kur ato janë në perfeksion.
Në të vërtet, si po gjendet Rovena në skenën e sotme…?
Nuk kam ndonjë tërmet që të më rrëzojë çatinë mbi kokë.
A ka skena jonë vend për të gjithë këta këngëtarë dhe çka po ndodh me shijen dhe kriteret elementare?
Me siguri të gjitha papastërtitë do i pastrojë koha.
A është bërë estrada jonë njëfarë tregu plaçkash?
Nuk e di çfarë po mendoni me këtë, por mund të them lirisht që estrada dhe muzika jonë, është padyshim pjesa më e bukur në gjithë aktualitetin tonë politik, ekonomik, etj.
Sa e vështirë është për të rezistuar sa më gjatë në skenë?
Sekreti është tek energjia që kam përbrenda. Është e pashtershme tek unë, unë gjej frymëzim në çdo qelizë të realitetit dhe këtë frymëzim nuk mund ta lë pa e shprehur në mënyrën time artistike.
A është muzika një pasion që nesër zëvendësohet me një tjetër?
Për mua jo…Muzika ose është pjesë e njeriut ose nuk është, e kur është, ajo qëndron me të gjithë jetën.
A do të përmendnit ndonjë emër që mund të bëjë ‘boom’ në muzikë e që nuk ka hapësirë të duhur?
Ka plot talentë shqiptaria, herë pas here do të shpërthejë dikush, por këtu luan rol të madh fati. Mua më ka nxjerrë në skenë talenti i kombinuar me fat.
Aktualisht çka e plotëson dhe çka e frikëson zemrën tuaj?
Me plotëson familja dhe muzika, më plotëson natyra me të gjitha asetet e saj, më frikëson humbja e njerëzve që i dua, por e luftoj frikën time me pozitivistet.
A ua prish dikush ditën apo ua ndreq disponimin?
Dikush në veçanti jo, por ndonjë fenomen ose ngjarje e papëlqyer mund të ndikojë në humorin tim…është mjaft e natyrshme të prekesh nga ndodhitë jo të mira, ndërsa ditën ma ndreqin njerëzit e mi të dashur.
Cila ka qenë sakrifica më e madhe që ke bërë për dikë?
Kur bëj një sakrificë për dikë, e bëj me gjithë zemër, dhe nuk e konsideroj më si të tillë, prandaj nuk lë shenjë tek unë, sepse mendjen e zemrën e pastroj, nuk mbaj pengje.
A i besoni fatit apo mendoni që në jetë çdo gjë ndodh rastësisht?
Për mua fati është i barabartë me rastësinë. Të gjithë kemi mundësinë të jemi me fat, por varet se sa e kuptojmë kur na vjen ai moment fatlum, varet sa e përdorim atë moment.
A mendon se kush merret me art, e meriton të jetë e lumtur?
Të jesh artiste e këngës do të thotë të jesh mes njerëzve, të këndosh për ata, t’u falësh dashuri e muzikë, të sjellësh emocionet e tyre të përditshme në muzikën tënde. Kjo është mjaft shpërblyese, kjo gjë të sjell lumturi të merituar.
A ekziston lumturia dhe ku e gjeni ju, atë lumturi?
Po, ekziston. Unë e gjej atë në copëza, herë tek publiku im i zjarrtë që gëzon me muzikën time, herë tek natyra e mrekullueshme me katër stinët e saj dhe me shumëllojshmërinë e gjallesave e kafshëve të dëlira, herë tek miqtë e mi që mezi presim të takohemi pas punës me ata dhe të shkëmbejmë ndjenjat dhe përjetimet tona. E gjej lumturinë te familja ime, që është aty për mua gjithmonë dhe pa kushte. E gjej lumturinë tek dashuria!
Si iu shikon mjedisi ku veproni, me adhurim, me admirim…? A ka këtu, edhe pak xhelozi, dua të them a keni hetuar tek njerëzit njëfarë xhelozie?
Në përgjithësi kur gjendem pranë publikut, ditën apo në koncerte, shoh adhurim dhe admirim, ndërsa format e xhelozisë janë më shumë virtuale ose prapa krahëve të mi…E, unë nuk merrem shumë me ato…Unë merrem me të mirën.
A mendoni se çdo mllef apo urrejtje është vetëhelmim?
Po, i qëndroj larg këtyre ndjenjave.
A keni dështuar ndonjëherë për diçka, apo ju nuk e pranoni dështimin?
Dështimi ashtu si edhe suksesi kanë arsye apo faktorë të shumtë që lidhen me ta. Të dyja janë për ne njerëzit.
A i lëni fatit shumëçka?
Preferoj të punoj dhe fati të më ndihmojë sa më shumë, por punën e respektoj. E thashë edhe më herët, fati na jep mundësinë, ne duhet ta shfrytëzojmë mundësinë që na jep fati.
Në një profesion të tillë, jeni e detyruar të jepni maksimumin, qoftë edhe me fotografitë e nxehta. Jeni në vëmendje të medieve, por, në fakt, sa provokuese jeni në jetën e përditshme?
Varet se me çfarë syri më shikon, varet prej këndvështrimit, për dikë mund të jem më provokuese në jetën e përditshme, e për dikë tjetër në skenë.
A i lehtëson gjërat bukuria për femrat, a e kanë më të lehtë ato të gjejnë dashurinë?
Bukuria shpirtërore ndihmon të gjesh dashurinë, sepse dashuria flenë në një shpirt të bukur.
Ç’mendim keni për meshkujt? Shumë femra mendojnë se ata kanë më shumë fjalë sesa vepra?
Edhe këtu mendoj që për çdo femër ekziston mashkulli i përshtatshëm për të. Nëse një femër ka kritika për një mashkull, apo një mashkull për një femër, kjo do të thotë se ata nuk përshtaten për njëri-tjetrin.
Për ç’arsye, sipas mendimit tuaj, ka gjithnjë e më shumë meshkuj dhe vajza të vetmuara?
Ndoshta sepse jeta është më e vështirë dhe globalizimi ka sjellë në fakt vetminë si fenomen botëror.
Përse të gjitha vajzat e bukura kanë dashnorë të këqij?
Mund t’i pyesësh ato, hahah.
A është ilaç për dobësimin e femrave edhe ‘vuajtja’ nga dashuria?
Dikush trashet, hahah, Brigit Johnes u trash mbas ndarjes…
Thuhet, poashtu se femra, muzika dhe dashuria nuk plaken kurrë?
Të lumtë goja, ishallah nuk po plakemi asnjëri prej nesh…
Çka e qetëson më lehtë temperamentin tuaj të zjarrtë?
Dashuria
Kur inatosesh me dikë, çfarë ndodh?
Më kalon shpejt, kështu që nuk merrem me inatin tim.
Çka mund t’u thoni atyre që dëshirojnë t’ju dëgjojnë dhe t’ju shohin, ku mund t’ju gjejnë verën e sivjetme?
Do të jem kudo, në koncerte, në bregdetin e Shqipërisë, nëpër gëzime familjare, gjithkund. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin
Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë