Problemet e Stresit me ligjin nuk janë diçka e panjohur, prandaj reperi është mësuar me intervenimet e policisë.
Gjatë ditës së diel mediat shqiptare raportuan se Arkimed Lushaj ishte shoqëruar nga policia në njërin prej komisariateve të Tiranës.
Sipas këtij njoftimi, policia kishte dashur të verifikojë nëse këngëtari ishte në kërkim duke pasur parasysh ikjen e tij të mëparshme.
Mirëpo, përmes një postimi në rrjetet sociale, Stresi në mënyrën e tij tregon se është i lirë.
“Hahaha… Sa kam qeshur me lot”, shkruan reperi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtu