LAJMI I FUNDIT:

VILDANE ZENELI, TUNDIMI QË GODET

VILDANE ZENELI, TUNDIMI QË GODET

Për të gjithë, emri i saj lidhet me simbolin e bukurisë shqiptare. Nuk është thjesht një modele, por një emër që vlen, ka një trup që tundon drejt mëkatit, por edhe një mendje biznesi. Ka prekur ëndrrat dhe ka shkuar me tej nga sa e kishte imagjinuar.

Intervistoi: Gazmend Kajtazi

Sot flasim për Vildane Zenelin që ka provuar të gjitha, të jetë një modele e suksesshme, të jetë pjesë e shtëpive të modës me emër në botë, këngëtare…


Por Vildanja na tregon se bukuria nuk është vetëm te pamja e jashtme, ajo tregohet edhe më tej, duke qenë më e thellë dhe për të një femër mund t’i ketë të gjitha.

Po çfarë e bën kaq të veçantë dhe kaq të parezistueshme për publikun, Vildanja na e shpjegon vetë për Telegrafin, duke u rikthyer edhe pas në kohë me kujtimet e saj.

1a

Vildane, cili është momenti vendimtar kur jeni bërë e vetëdijshme për dashurinë tuaj ndaj skenës dhe çka ju ka tërhequr që të merreni me modelizëm?
Vendimin e kam marrë kur kam njohur me agjentët e modelimit të agjencisë “Wilhelmina”, të cilët më pikasën si modele, ndërsa isha duke bërë plazh. E tërë skena për mua ka qenë e papritur, mirëpo që atëherë kam pasur ndjenjën që ajo është fillim i një jete të re.
Çdo gjë filloi si një hobi për mua, por më pas e ktheva në një profesion me kohë të plotë, teksa mësoja më shumë për këtë fushë.
Modelimi është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. Kjo më bëri të ndihesha e bukur dhe më hapi shumë dyer. Isha e vetmja vajzë në shkollë që asokohe jetonte në Bruklin dhe në të njëjtën kohë punonte si modele në Manhatan. Papritur u bëra vajza më popullore në të gjithë shkollën dhe ishte një ndjenjë shumë e bukur. Deri tani kam ecur shumë mirë dhe po modelimi ma ka siguruar jetën financiarisht, por sigurisht duhet ende të vazhdoj të punoj dhe të arrij edhe më shumë.

2

Momentet e vështira i detyrojnë njerëzit që të kërkojnë lumturinë. Çka keni hasur ju në atë rrugë?
Lumturinë dhe pikëllimin mund ta orientojmë në atë mënyrë që do të mund të krijojmë plane reale, të jetojmë jetën reale, të presin nga vetja sa më shumë, por të jemi të vetëdijshëm që nuk jemi në asgjë të përsosur.

Dukeni perfekte në këtë sesion fotosh të bëra me fotografin Arton Humolli, që duket se do të zgjojnë jo pak kureshtje. Si e përjetuat këtë eksperiencë?

Arton Humolli është pa dyshim një nga fotografët e mi të preferuar. Jam adhuruese e kreativitetit të tij ndër vite. Puna e tij është unike dhe jam shumë e lumtur që, më në fund, u takuam dhe punuam së bashku. Ishte një përvojë e jashtëzakonshme.
Ai jo vetëm që është një fotograf i talentuar, i jashtëzakonshëm, ai është një qenie e mrekullueshme njerëzore me plot energji pozitive, i cili bëri që fotografimi të jetë shumë argëtues.

3

Disa individë paraqitjet tuaja i quajnë vulgare, ndërkaq disa të tjerë interesante. Si do t’i përshkruanit ju?
Secili e vështron botën me sytë e vet. Njerëzit janë të ndryshëm. Me vite merrem me këtë punë dhe mendoj që do t’i bëhesha monotone edhe vetes e lëre më të tjerëve po të isha gjithnjë e njëjta. Jetoj në transformimet si kurrë deri tani, luaj me stilet dhe ndihem mirë.

A e ndieni veten ndonjëherë që nuk po ju kuptojnë?
Secili nga ne ka zgjedhjen: mund t’u përshtatet rregullave dhe të jetojë në sigurinë e ofruar apo të krijojë rregulla të veta, të bëhet hero dhe të mos i ndjekë të tjerët. Rruga ime është kjo e dyta dhe ka kohë që nuk i frikësohem.

4

Për çka më së shpeshti ju kritikojnë?
Për shkak të sinqeritetit, pakujdesisë, pra kryesisht për shkak që nuk më njohin. Gjithsesi, objekt seksual nuk jam. Atyre ua lë që të shikojnë dhe u them që do të kenë edhe më shumë materiale për të menduar. Është për të qeshur, njerëzit më njohin për një vajzë si modele dhe që ka tonelata me foto, por ata nuk njohin kush jam unë në të vërtetë dhe dua të mundohem të lidhem me njerëzit që ata të më njohin se kush jam.

Prindërit tuaj ndonëse të prekur nga shëndeti, kurrë nuk u bënë pengesë në rrugëtimin tuaj të suksesshëm. A keni hasur ndonjëherë në moskuptim të prindërve?
Përkrahja e prindërve mbase është edhe vendimtare, ndërkaq mua më ka rrahur era nga shpina.

5

Momenti vizual është bërë aq i rëndësishëm për këngëtarin, andaj duket që ndonjëherë muzika më shumë shikohet sesa dëgjohet.
Muzika ime do të dëgjohet, por besoj që edhe klubet do të jenë të mbushura plot.

Keni bashkëpunuar me emra të mëdhenj të skenës, a mund të veçoni disa prej tyre?
O Zot, ka shumë, si: Dr Dre, David Guetta, Pitbull, Timbaland, Robin Thicke, 50 Cent, Chris Rock, Ashton Kutcher, Cameron Diaz, Diddy, Lebron James, Charlie Sheen, e kështu me radhë…

6

Karriera kërkon shumë kohë e përkushtim. Duke punuar me njerëz kaq profesionistë, a keni menduar ndonjëherë të bëheni edhe aktore?
Po patjetër që kam menduar të bëhem aktore, por është vështirë për të bërë gjithçka në të njëjtën kohë, duke pasur parasysh orarin tim të zënë me modelim dhe incizime të muzikës. Unë jam e sigurt se në fund do të përfundoj duke bërë diçka në këtë drejtim. Në fakt, kam pasur oferta për shumë role, por dua të pranoj vetëm ato role, të cilat kanë impakt të madh e pozitiv në karrierën time; diçka më serioze se vetëm një rol të vogël në film apo TV.

Thonë që jeta është ajo që ndodh derisa planifikojnë diçka tjetër. A planifikoni edhe ju?
Jeta di t’ju demantojë dhe nuk mund të arrihet çdo gjë kur ju e dëshironi. Megjithatë, është me rëndësi të keni objektivat në mënyrë që të keni drejtimin nga të shkohet.

7

Edhe sporti ka qenë pasioni juaj. Jeni marrë me karate. A ju ka ndihmuar për të pasur linjën e mirë trupore?
Me siguri që dukem më mirë se sa do të dukesha po të mos isha marrë kurrë me sport. Sot gjithnjë e më pak kam kohë për sport, mirëpo në punën time është i domosdoshëm kondicioni, të cilin përpiqem ta mbaj me trajnime të kohëpaskohshme të përshtatura me profesionin dhe obligimet e mia.

A ndieni nevojë në këtë çast për përqafim mashkullor apo po ju pëlqen vetmia?
Aktualisht i jam përkushtuar punës dhe, të them të vërtetën, nuk mendoj për të. Emocionet duhet lënë që të ndodhin, ato nuk duhet planifikuar.

Sipas mendimit tuaj, a i nevojitet femrës partneri për të qenë vërtet e lumtur?
Përkundrazi. Femra vërtet është e lumtur vetëm kur është komplet me vetveten. Ato që janë të zellshme dhe punëtore e dinë për çka e kam fjalën.

Cilat karakteristika do të duhej t’i ketë mashkulli që të mund t’ju bëjë për vete dhe çka vëreni më parë te pjesëtarët e gjinisë mashkullore?
I dua njerëzit e kujdesshëm, me stil të kuruar, të sjellshëm dhe të kënaqur me arritjet vetjake.

8

Si është më mirë të pushtohet zemra jote?
Përse do të jetë e lehtë?

Përse më nuk ka princa në kalë të bardhë?
Ka princa, por ka edhe kuaj. Çështja është se çfarë fati keni: dikush takon princin, dikush kalin!

A mendoni që dashuria është e verbër?
Hë, thonë ashtu, mirëpo unë përpiqen që të mos verbohen në atë kuptim.

Ftesën e kujt prisni këto ditë?
Ftesë të vërtetë nuk ka nevojë të pritet, sepse ajo gjithmonë ndodh.

Cilit aktor të Hollywoodit nuk do të mund t’i thoshit jo?
Kjo varet nga mënyra me të cilën më vardiset. Në rastin tim, gjithmonë më e rëndësishme është mënyra!

A keni ndonjë dëshirë të parealizuar?
Kam vetëm objektiva në perspektivë. Dëshira nuk kam.

10

Kur është femra më e bukur?
Nëse është e dashuruar, kur ka paratë dhe punën e vet.

Përse femrat gënjejnë kur është fjala për moshën e tyre?
Nuk gënjejnë, mirëpo nuk numërojnë atë që u ka ikur.

Çka duhet të ketë secila femër në çantë dhe çka duhet të ketë mashkulli në kuletë?
Femra duhet të ketë çantë të mirë, ndërkaq në të edhe kuletën e vet.

Tani kur e dini se ç’do të thotë të keni dhe të mos keni, mendoni që të pasurit janë më të lumtur sesa të varfrit? A blihet bash çdo gjë me para?
Ekziston një thënie e mirë angleze, e cila thotë: me para nuk mund të blesh lumturinë, mirëpo vetëm të pasurit këtë gjë e dinë.

11

Ku është dallimi ndërmjet femrave të suksesshme dhe të pasuksesshme?
Dallimi është në liri.

A dini kush e sundon botën?
Do të dëshiroja që të sundojë mençuria. Peshku im i artë si duket është në grevë.

Cilat janë aktualisht angazhimet tuaja profesionale?
Unë jam shumë e angazhuar me shumë projekte të ndryshme dhe incizime të muzikës. Në të vërtetë, nuk më pëlqen të flas shumë për planet, preferoj të punoj, pastaj atë ta paraqesë për botën, sikurse tash me fotografitë e Artonit…/Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë

'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë

Magazina
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin

“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin

Serie A
Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Ndërkombëtare
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Kalo në kategori