Kushdo që ka patur rastin dhe fatin të shkel në M- Atele-në e piktores akademike, Merita Jaha nga Prishtina, që në shikim të parë do të jetë i mbërthyer në bukurinë e ngjyrave dhe në magjinë e përkryer të tyre.
Intervistoi: Shaqir Foniqi
Ambienti artistik-poetik, por edhe melodik të fut në një botë të thellë artistike, gati mitike dhe të krijon përshtypjen se gjendesh në një ekspozitë të përhershme, të hapur me shije bukurie.
Ajo ka një pasion për artin pamor, duke tentuar të bëjë një revolucion për t’u ngritur në Panteon. E shkolluar në Prishtinë, fillimisht në Fakultetin e Arteve, dega e grafikës, e më vonë edhe për të diplomuar në degën e pikturës dhe për t’u stolisur me titullin Master, e tevona magjistër e pikturës, Merita tashmë ka krijuar një stil të veçantë, në fillim si ankth, por që po vlerësohet si një piktore e së ardhmes. Shpirti i trazuar, krajatat, shqetësimet (artistike), janë temat e preferuara të saj, por pikturën e ka si terapi mbrojtëse nga këto tema sfiduese. Padyshim se Merita Jaha, tashmë ka një formim intelektual dhe profil piktural.
Ne ishim në Atelienë e saj dhe zhvilluam këtë intervistë, të cilën po e sjellim para jush.
Merita, kur keni filluar të luani me ngjyra?
Si çdo artist, i cili përherë është në kërkim të hullive krijuese, edhe unë jam në avancim të identitetit tim krijues, sepse krijimtaria është një fushë e pafund. Unë, kohët e fundit jam përcaktuar për Nudo dhe tema të ashtuquajtura tabu, të ankthshme, ku në fokus e kam femrën, me të gjitha katrahurat e saja. Përpiqem të shpalos botën e saj të brendshme dhe shpirtin e madh e të mistershëm. Unë, sikur i përmbahem thënies, ‘pikturoj, prandaj jetoj’. Dëshiroj që femrën ta liroj nga ankthet dhe paragjykimet e shumta, me të cilat ajo përballet sot e tërë ditën në mjedisin ku jeton dhe vepron. Por, ankthi këtu, më shumë është një apel dhe klithmë për t’iu ndihmuar të gjitha atyre femrave që në jetën e vet kanë patur ndonjë lëngatë. Me krijimet e mija, bëj apel që t’iu ndihmohet femrave dhe të mirëkuptohen drejtë dhe pa paragjykime. Femra është e shenjtë, prandaj të tillë mundohem ta paraqes, ashtu, sikurse e paraqet, psh Helena Kadare në veprat e saj.
Çka është për ju pikturimi?
Është jetë, ekzistencë, profesion, ndjenjë dhe pasion. Zaten, çdo gjë në këtë botë është ndjenë dhe sa më e fortë që të jetë ajo, pra ndjenja, aq më i fortë është pasioni dhe aq më e përfillshme del vepra. Unë, përfundimin e çdo pikture e krahasoj me lindjen një fëmije. Nuk ka gjë më të gëzueshme se sa kur i jap fund një pikture dhe e nis tjetrën. Në këtë plan, mund të them se piktura më mban në trend dhe me mbush me energji pozitive – një mision i shenjtë i artit. Arti, tashmë dihet botërisht se e zbukuron jetën dhe se, vetëm injorantët mund ta përbaltin atë. Me artin ndodh si me diamantin: mund të përbaltet për një çast, por nuk shndërrohet në baltë!
Ku e merrni frymëzimin?
Nga përditshmëria. Por, ndodh që unë të nis një pikturë pa e ditur se si do të duket fundi, anipse idenë e kam në kokë. Por, piktura, si çdo art tjetër, gjatë rrugëtimit, merr një ecje të vrullshme frymëzuese dhe mund të plotësohet me detaje, të cilat në fillim nuk i ke menduar, ose planifikuar. Jam një piktore, që e pjek idenë fort, pastaj e derdhë në pëlhurë, pra nuk nxitoj, kurrë. Piktura është frymëzim dhe frymëzimi nuk është normim. Numri i shumtë i pikturave, jo gjithmonë është masë vlerësuese. Ka piktor, si psh Van Gog që, me 24 piktura, ka mbetur emër i nderuar në botë.
Ju, kur e përfundoni aktin e pikturimit, e zhvishni lakuriq, sikur për të shfaqur subkoshiencën para syve të mendjes?
Rrugëtimi im në hapësirë dhe bota e çudirave për mua, janë drithërime që më shoqërojnë në çdo hap dhe në çdo projekt artistik. Arti, ka kuptim, vetëm nëse kryen një mision dhe ndërgjegjësim, do të thosha kolektiv. Arti nuk krijohet vetëm për vete, por synon të bëhet vlerë e prekshme për të gjithë.
Unë e di që arti është elitar, por e di edhe atë se, tashmë publiku ynë është i ngritur dhe kupton çdo gjë, pra edhe nga artet pamore.
Ju keni ndjenja me bollëk, një filozofi të thellë, intelekt të ndjeshëm dhe një imagjinatë të hollë e depërtuese?
Mundohem të mbaj këtë nivel dhe jam gjithmonë në hulumtim. Idetë vijnë vetë edhe kur nuk i pret. Është sikur me poetin. Duhet të vijë frymëzimi, qetë, natyrshëm, spontan, pra edhe në artin kontemporan.
Sa ekspozita keni hapur deri më tashti dhe cilat janë ekspozitat e radhës?
Ekspozita individuale kam hapur shumë, por vlen të ato në Bruksel, ku kam fituar edhe çmime, fillimisht medaljen e bronztë e pastaj edhe atë të artë, kurse në ekspozita kolektive jam paraqitur me dhjetëra herë. Mos të harroj se kam ekspozuar edhe në Berat, Tiranë, Pogradec (Skampa), Apolloni, Fier dhe ne Sicili, më konkretisht në Casao, ku një pikturë imja ka mbetur e ekspozuar përherë në Muzeun e këtij qyteti.
Ndoshta tingëllon paksa paradoksale, por unë më shpesh kam hapur ekspozita jashtë Kosovës, se sa këtu. Ndoshta edhe në rastin tim, vlen parimi, ‘më parë duhet dëshmuar jashtë, për të të pranuar brenda’!
Cili është misioni i artit, në këtë rast i pikturës?
Misioni i artit është i madh. Ai, përveç që edukon dhe argëton, synon të ngris vetëdijen e qytetarëve si dhe ta formësojë intelektualisht. Pra, nuk thuhet kot se, “edhe politika është art i së mundshmes”. Pa art, çdo gjë do të dukej bizare dhe e pavlerë.
Me një fjalë arti është i shenjtë dhe i shtrenjtë, por që ia vlen të punojmë për të, nëse dëshirojmë të jemi pjesë e botës së civilizuar.
Ka hapësirë të mjaftueshme krijuese në Kosovë?
Ka dhe nuk ka, por arti është sikur uji, e gjen rrugën e vet. Në Kosovë çdo gjë është më pakicë, aktualisht dhe nëse thuhet ka përkrahje, duhet thënë, ka pak. Pra, gjithçka ngapak! Por,mua piktura me ndihmon të qëndrojë e fortë shpirtërisht, moralisht dhe të jem vetja ime. Koha, shpesh di të jetë e pamëshirshme dhe nëse nuk ke ego të fortë dhe pasion e guxim krijues, ajo, mund të kohojë pa ne.
Unë, dua t’i falënderoj edhe prindërit e mi, pastaj profesorët dhe kolegët, të cilët më janë gjendur pranë, duke më këshilluar dhe mësuar e edukuar që të bëhem kjo që jam. Në punimet e mia, përveç që ka ankth, ka edhe shpresë, madje shumë shpresë. Këtë shpresë mundohem ta ndajë më të tjerët, përmes krijimeve të mia. Pra, një terapi përmes pikturave, për shpirt dhe për sy. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin
Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë