Pianistja Lule Elezi, ka kohë që ka krijuar emër, një sharmë dhe një nam në muzikën kulminate klasike, qoftë në trojet shqiptare, apo jashtë kufijve nacionalë. Të shkruash për të, nuk është vështirë, sepse gjithmonë ke shkas dhe motiv të fortë për ta bërë këtë.
Shkruan: Shaqir Foniqi
Bashkëbisedimi më të, çoftë edhe shoqëror, lehtë mund të shndërrohet në një intervistë ose shënim interesant dhe mbresëlënës.
E lindur në Gjilan, por e rritur dhe e formuar në Prizren, Lule Elezi, mësimet e para të pianos i mori nga e ëma, Nexhibe, e cila sikur ia trasoj rrugën për t’u marrë në mënyrë profesionale me instrumentin më fisnik, sikurse është piano. Dhe, nuk vonoi e Lulja u bë lulja e bukur e pianos, duke bërë që ajo të dridhej para ‘pushtetit’ të duarve (gishtërinjve) të saj.
Lule Elezi, si për koincidencë edhe në astrologji është në shenjën e luaneshës, prandaj me të drejtë është quajtur edhe Luanesha e Pianos, duke u ngritur gjithnjë e më shumë në profesion dhe duke korrë suksese edhe në shkallë ndërkombëtare. Të thuash, nuk ka manifestim dinjitoz që Lule Elezi nuk ka marrë pjesë, duke ia shtuar vlerën manifestimit dhe duke treguar cilësi të larta me këtë instrument famoz e të magjishëm.
Mësimet e para i mori në shkollën e mesme të muzikës në Prizren, pastaj e kreu Fakultetin e Arteve, Dega e muzikës, drejtimi intrumental-piano, në UP. Më 1993 u nderua me çmimin, studente e dalluar; kurse më 1995, mbaroi specializimin dyvjeçar në Akademinë e Arteve të Bukura të Tiranës, në klasën e prof. Anita Tartari.
Lulja, përfundoi edhe studimet pasuniversitare për piano në Akademinë e Muzikës në Sarajevë, në klasën e prof. Svetlana Chlaidze. Gjatë studimeve ka marrë pjesë në shumë manifestime të muzikës klasike, si në Kosovë edhe jashtë saj. Ajo është prezantuar më dinjitet dhe me mjaft sukses në Shqipëri, Slloveni, Maqedoni, Turqi, Gjermani, SHBA, Zvicër, Sarajevë, Dubrovnik, Pulë, dhe së fundmi edhe në Vjenë (Austri), ku ka mbajtur koncerte solistike, duke lënë mbresa të pashlyeshme tek të pranishmit.
Lulja do t’i kthehet sërish Vjenës në dhjetor e shkuar për të disatën herë, meqë magjia e saj ka mahnitur dashamirët e këtij lloj arti suprem dhe elitar.
Janë të panumërta koncertet që ka mbajtur ajo në Kosovë dhe jashtë saj, sikurse janë të panumërta çmimet dhe falënderimet që ka marrë ajo kudo që është paraqitur. Lulja ka qenë dhe mbetët krenaria e muzikës sonë klasike, e sharmit dhe seriozitetit krijues.
Profesoresha Elezi, ka arritur të jetë edhe nënkryetare e Shoqatës “F.Chopen”, me seli në Vjenë, që është një sukses dhe mirënjohje e madhe që i bëhet jo vetëm asaj, por mbarë Kosovës si dhe kombit shqiptar.
Ajo ka bashkëpunuar dendur me Arbër Dhomin, Blerim Grubin, Suzana Frashrin, Kastriot Tushën, Edit Mihalin, Antonio Gashin, Venera Mehmedagajn-Kajtazi, Sihana Badivukun dhe me emra të tjerë, të cilët janë të dëgjuar e të respektuar në këtë fushë.
Fusha e veprimit si pianiste, përfshirë punën koncertale si soliste, angazhimin si korepitatore, pianiste me ansamble kamertale dhe punën pedagogjike të saj.
Lulja si profesoreshë e asocuar e lëndës Piano Obligat në Fakultetin e Arteve të UP, Dega e muzikës, me pedanteri dhe seriozitet, ulet pranë pianos dhe nxjerr nga ajo tërë magjinë e saj. Ajo mahnitë më gishtërinjtë, me emocionet, me ndjenjat, shikimet, lëvizjet dhe sharmin skenik. Një lule e Kosovës tashmë ka arritur të hedh aromën edhe përtej kufijve nacional dhe për këtë duhet të jemi krenar.
Luanesha e Pianos, është ambasadorja jonë e denjë nëpër botë, prandaj për këtë duhet t’i jemi mirënjohës. Ajo, po bën që Kosova të prezantohet denjësisht dhe në mënyrë brilante nëpër festivale ndërkombëtare të muzikës klasike. Lulja dhe piano janë të pandara. Tingujt që nxjerr ajo, bëjnë që të hetohet fuqia dhe magjia e Pianos, por edhe të zgjohen të gjitha ndjenjat e fjetura artistike. Një orkestër e tërë në dy duar, do të thoshim.
Sëkëndejmi, Lule Elezi ka krijuar një emër, një sharmë dhe një nam në muzikën kulminate klasike. Bethoveni, Mocarti, Shopeni…, tashmë janë interpretuar aq bukur nga ajo, saqë për një çast…të ndalet zemra.
Në ditën që bisedonim me Lulen, tingujt magjeps të pianos sikur na rrëmbenin në fantazinë tonë krijuese duke krijuar një ambient sikur ishim të shoqëruar në artin e klasikëve të mëdhenj të gjithkohshëm.
Një mrekulli e quajtur Lule…/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
Këngëtarja Grimes flet për betejën e kujdestarisë së fëmijëve me Elon Musk: Flija dhe qaja, postimet e mia në Instagram u morën si provë që nuk jam nënë e mirë
Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler
Drenusha Latifi pranon në takim Atillën, vendosin të 'pajtohen' për hatër të fëmijëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë