Lëndimet masovike ose multiple ndodhin si pasojë katastrofave natyrore dhe aksidentale (vërshimeve, tërmeteve, vullkaneve etj), zjarreve, shembjeve të dheut, ndërtesave, aksidenteve në komunikacion, avarive industriale gjatë luftës, sulmeve terroriste, etj.
Mr. sci. dr. Basri Lenjani
Drejtor i Qendrës emergjente – QKUK
Spec. i mjekësisë emergjente
Për një kohë të shkurtër mund të pësojnë një numër i madh personash me lëndime të ndryshme të shkallës së lehtë, mesme dhe të rëndë. Numri i të lënduarve dhe pesha e lëndimeve mund të tejkalon kapacitetet e shërbimeve mjekësore në një hapësirë ku ka ndodhë aksidenti madhor ose multip
Çka duhet bërë në fazën e parë tek lëndimeve madhore?
* Të informohet shërbimi emergjente shëndetësor i shtetit
* Të informohet, mobilizohet popullata me të gjitha strukturat e shoqërisë
Tek lëndimet masovike ose multiple në fillim atakohemi me një problem akut, në rend të parë për shkak të numrit të vogël të shpëtimtarëve, në këto raste të lënduarit mund të reorganizohen për dhënien e ndihmës së parë (vetëndihmës, ndihmë njëri-tjetrit). Në rrethanat e tilla të katastrofave madhore të paparashikueshme mund të kemi mungesë të materialit sanitar, persona për ofrimin e ndihmës së parë. Shpëtimtari duhet të përdor mjetet improvizuese që i ka afër vendin të ngjarjes.
Çka duhet bërë në fazën e dytë tek lëndimeve madhore?
Ofrimi i ndihmës së parë emergjente në këto rrethana të gjendjeve aksidentale madhore është vështirë të krijohen kushte të mira për ofrim të ndihmës së parë, për shkak se arritja e Entit të Ndihmës së Shpejtë mjekësore e cila jepet në ato momente është vështirësuar për shkak të rrethanave, kushteve të vështira, në vendin e ngjarjes. Në aksidente multiple, Policia e Kosovës, Forcat e sigurisë, zjarrfikësit dhe shërbimeve tjera emergjente, mundësojnë ofrimin e ndihmës profesionale që mund të ndërlidhen në këto situata të paparashikueshme.
* Shpëtimtari në këtë fazë, duhet të largojë shkaqet e rrezikut për vetveten dhe për të lënduarit (fikja e zjarreve, dekontaminimi i terrenit, mënjanimit e frikës, mobilizimin e banorëve të cilët janë të aftë të ofrojnë ndihmën e parë).
* Më pas fillon faza e kërkim shpëtimit e të lënduarve, triazhimi i shpejtë, përkujdesja shëndetësore ndaj të lënduarve, ndërmarrja e masave, pengimi i përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, dhënia e ndihmës së parë, masat kujdesi, evakuimi i të lënduarve si dhe përdorimi mjeteve standarde për transport.
Çka duhet bërë në fazën e tretë tek lëndimeve madhore?
Faza e rehabilitimit mundëson përkujdesjen ndaj të lënduarve, qetësimin e frikës, ekipet e Entit të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore, duhet të ndërmarrin masat kuruese mjekësore, sigurimi i kushteve elementare për jetën e të aksidentuarve (ujë, ushqim, vendosje në një vend të sigurt).
Triazhimi i të sëmurëve dhe të lënduarve
Me triazhim nënkuptojmë klasifikimin e rasteve sipas peshës së lëndimeve, sëmundjeve. Triazhimi i rasteve emergjente duhet të fillojë nga vendi i lëndimit, apo sëmundjeve të befasishme. Ndihma e parë duhet të ofrohet pandërprerë në vendin e ngjarjes, por edhe gjatë transportit deri në entin shëndetësor. Fjala triazh rrjedh nga gjuha frënge “trier’’ që do të thotë të ndarët sipas llojit prioriteteve për ofrimin e ndihmës së parë në vendin e ngjarjes.
Në rast të fatkeqësive të mëdha: tërmeteve, vërshimeve, zjarreve, fatkeqësive të rënda në komunikacion, miniera, kur brenda një kohe të shkurtër mund të kemi një numër të madh të lënduarve, është vështirë të bëhet një triazhim i mirëfilltë, sepse kushtet e punës janë të ngjashme me ato të luftës. Në këto raste, ndihma e parë mund të jepet nga çdo person që ka përfituar njohuri të përgjithshme nga kurset e ndihmës së shpejtë mjekësore. Shpëtimtari mund të jetë person i rritur, fëmijë, pa marrë parasysh gjininë, fuqinë fizike, dhe ngritjen në pikëpamje edukative.
Triazha ndahet në: triazhë orientuese dhe të hollësishme (apo detale).
Gjatë ekzaminimit të lënduarve, duhet të ekzaminojmë të lënduar apo të sëmurë në gjendje në të cilën i atakojmë (pozitë të shtrirë, gjysëmulur, deri në vlerësimin e llojit të lëndimi, në bazë të lëndimit dhe të lënduarin vendosni në pozitë të cilën e kërkon vetë natyra e lëndimit apo sëmundjes, mobilizoni dhe imobilizoni me mjete improvizues standarde.
Triazha orientuese mund të shfrytëzohet në situatat e aksidenteve madhore ose multipe, kur numri i të lënduarve është shumë më i madh. Qëllimi i kësaj triazhe është vendosja e kritereve sipas peshë së lëndimit dhe transporti i shpejtë i të lënduarve deri në entin shëndetësor.
Triazha orientuese i mundëson shpëtimtarit, personit të rastit (ose ata që kanë përgatitje profesionale mjekësore) që në vendin e aksidentit të ofrojë ndihmë ë parë themelore. Ndihma e parë mund të organizohet, mësohet në saje të kurseve të cilat mund të organizohen në kolektivet ushtarake, punuese, policore, në shërbimin e zjarrfikësve, entet mjekësore, shkolla dhe në kuadër të kryqit të kuq.
Në çka bazohet triazha orientuese? Triazha orientuese bazohet në bazë këtyre kritereve:
* Gjendjes së vetëdijes
* Shenjave jetësore (pulsit, frymëmarrjes)
* Gjendjes së lëkurës dhe mukozave të dukshme
* Gjendjes mentale
* Të ecurit
Triazha mund të realizohet në këto nivele: parësore, dytësore dhe tretësore.
Triazha orientuese mund të shfrytëzohet në situatat e aksidente madhore, kur numri i të lënduarve është shumë i madh. Qëllimi i triazhës orientuese është vendosja e kritereve sipas peshës së lëndimit dhe transportit më të shpejtë në entin shëndetësor.
Triaza parësore zbatohet në vendin e ngjarjes, udhëhiqet nga triazheri kryesor, i cili vlerëson funksionet jetësore, duke u ndërlidhur në katër prioritetet sipas peshës së lëndimit apo sëmundjes. Triazheri kryesor mundësisht të jetë mjek, ose në mungesë të mjekut mund të kryejë edhe infermieri i edukuar dhe trajnuar për këtë qëllim. Në vendin e lëndimit i aksidentuari triazhohet në bazë të katër prioriteteve I.-IV. Të lënduarit e rëndë, mesatarisht të rëndë, lehtë dhe të vdekurit shënohen ose dallohen në bazë të ngjyrës së kartelës së triazhimit ose me traka fluorescente, cilat vendosen në pjesën në pjesën ballore ose në pjesën e përparme të kafazit të kraharorit. Çdo i lënduar duhet shpejtë të ekzaminohet, triazhohet, kurse të dhënat shënohet në kartelën e triazhimit brenda 30 sekondave. Të lënduarit e palëvizshëm duhet të triazhohen në vendin e ngjarjes.
Gjatë triazhës mund të bëhen këto veprime:
* lirimi dhe sigurimi i rrugëve të frymëmarrjes, vendosja e tubusit orofaringeal
* ndërprerja e e gjakderdhjes së jashtme
* ngritja e gjymtyrëve të poshtme – pozita e autotransfuzionit
Të lënduarit me lëndime e lehta mund të ofrohet ndihma e parë para veprimeve tjera. I tërë procesi i vlerësimit të triazhës parësore konsiderohet si i përfunduar. Pas mbarimit të këtij procesi, Shpëtimtari caktohet në detyrë, por me një funksion tjetër.
Triazha dytësore zbatohet në vendin e ngjarjes kur numri i të lënduarve është i madh, triazheri nuk bazohet jo vetëm në vlerësimin e shenjave jetësore, por edhe në bazë të mekanizmit të lëndimit anatomik, lokalizimit, moshës, gjinisë dhe shoqëruesve të të sëmurëve. Triazha dytësore e bën vetëm mjeku. I lënduari apo i sëmuri mund të ritriazhohet në bazë të parimeve dhe udhëzimeve të përgjithshme të ritriazhimit. Në këtë nivel të triazhimit mund të ndryshohet, pas kësaj vijnë masat e stabilizimit të aksidentuarit, ku plotësohet në tërësi kartela e triazhimit.
Triazha tretësore zbatohet në vendin e ngjarjes, roli i saj është në krijimin e kushteve për transportimin e të lënduarëve dhe të sëmurëve me autoambulancat e Entit të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore. Transporti i të lënduarve dhe të helmuarve mund të bëhet në bazë kritereve vlerësuese nga ana e triazherit, duke krijuar kushte dhe mundësi për një transport sa më të shpejtë, komod, nëse e lejon rrethanat e ngjarjes. Triazha tretësore bëhet në vendin e ngjarjes nga ekipet e specializuar të Entit të Ndihmës së Shpejtë Mjekësore, kurse prioritetet përcaktohen në bazë të kartelës së triazhimit mundësia për një transport të shpejtë të sigurt komod deri në entin shëndetësor më të afërt.
Sistemi i triazhimit
Triazha parësore në Entin e Ndihmës së Shpejtë Mjekësor në Prishtinë duhet të përdor sistemin START (Simple Triage And Rapid Treatment), TTTSH (Triazha e Thjeshtë dhe Tretmani i Shpejtë) që mundëson identifikimin e shpejtë të gjendjes të të aksidentuarve që klinikisht nuk janë stabilë.
Triazha fillon në vendin e ngjarjes apo aksidentit, ku kategorizohen të lënduarit e lëvizshëm dhe të palëvizshëm. Personat që mund të ecin, mund të shënohen me prioritet III (me ngjyrë të verdhë) dhe udhëzohen në vendin ku grumbullohen të aksidentuarit.
Triazha, shenjat dalluese dhe kartela e triazhimit
Vlerësimi i të lënduarve bëhet në bazë kartelave me ngjyrë, sipas llojit të lëndimit dhe prioriteteve për ofrim të ndihmës së parë bazike. Identifikimi i prioriteteve të të aksidentuarve bëhet në bazë kartelave apo me marker, traka (kartelat dalluese vendosen në pjesën ballore, në pjesën e përparme të kafazit të kraharorit). Kartela duhet të përmbajë të dhënave detale për të lënduarit, sëmurët dhe të helmuarve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë