LAJMI I FUNDIT:

Ushqimet që të mbajnë ngrohtë

Ushqimet që të mbajnë ngrohtë

Jo vetëm veshje dhe kondicionerë. Ka edhe disa ushqime që ndihmojnë trupin ta përballojë më mirë të ftohtin.

Ushqimet qe duhet t’i bëni miq gjatë ditëve të ftohta.

Tërshëra

Kur ftohet, është koha ideale për tërshërë. Tërshëra, që shitet kudo, është një drithë e plotë kështu që do të japë dozën e duhur të fibrave dhe proteinave bimore duke të ngopur që në pjatën e parë. Ajo përmban një amidon të fuqishëm që quhet beta-glucan.


Studimet kanë vërtetuar që vetëm 3 gram në ditë me beta-glucan mund të ulin nivelin e kolesterolit të keq nga 5 në 10%.

Çokollatë e ngrohtë

Përgatiteni duke tretur dy copa çokollate të zezë në qumësht. Çokollata e zezë përmban flavonoide, një lloj antioksidanti që mendohet që redukton dëmin e shkaktuar nga radikalet e lira, nxitës potencial të tumoreve dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Një studim i publikuar në Journal of Immunology Research tregon që rruazat e kuqe të gjakut janë më pak të prekshme nga radikalet e lira pas konsumit të një pijeje me kakao të pasur me flavonoide.

Fasule të kuqe

Këto i kemi shfrytëzuar edhe pa e ditur që na mbajnë ngrohtë. Fasulet e kuqe janë një burim i mirë hekuri dhe bakri. Duke ngrënë disa lugë me një supë apo gjellë të gatuara me to, ndihmon muskujt të përdorin më shumë oksigjen dhe sistemi imunitar forcohet. Një pjatë përmban mesatarisht nga 15 gramë proteina dhe fibra.

Ndryshe nga ushqimet proteinike shtazore, fasulet e zeza pothuajse nuk përmbajnë yndyra të pangopura. Studimet e American Chemical Society tregojnë gjithashtu që lëkura e tyre e errët përmban nivele të larta të flavonoideve, antioksidantë që luftojnë sëmundjet, në krahasim me lloje të tjera fasulesh.

Lakra brukseli

Këto lakra të vogla do ju ndihmojnë të përballoni të ftohtin. Përveç që kanë fibra dhe fitonutirentë të dobishëm, kanë dhe shumë vitaminë C me 74.8 miligramë për një filxhan.

Ajo nuk do parandalojë plotësisht rrufën, por është vërtetuar që shkurton kohëzgjatjen e simptomave të ftohjes. Me pak vaj ulliri do zbutet edhe shija pak e hidhur e këtyre lakrave.

Supë kungulli

Nëse të mungon vitamina A, një pjatë me supë kungulli do të ndihmojë. Shumica e femrave duhet të marrin 700 mikrogramë në ditë sipas Institutit amerikan të Shëndetit, sasi që e përmban shumica e porcioneve të gatimeve me kungull. Kungulli ka gjithashtu veti antioksiduese sepse përmban beta-karoten, një pigment që gjendet në perimet me ngjyrë të ndritshme dhe mendohet që ka veti që luftojnë kancerin.

Në një studim në qendrën e Kërkimit Antikancer, u trajtuan qelizat kanceroze të gjoksit të gruas me karotenoid, përfshirë beta-karoten dhe likopen dhe u zbulua që mund të ndalojë rritjen.

Salca pikante Chili

Specat djegës përmbajnë capsaicin. Ky nuk jep vetëm shije, por nxit metabolizmin dhe lufton depozitimin e yndyrnave. Kur bashkohet me një dietë të pasur me yndyrë, capsaicin rrit masën trupore me 8%, sipas një studimi te kafshët të kryer nga studiuesit koreanë.

Nuk mbaron këtu, sepse salca e domateve është e pasur me likopen dhe qepët kanë antioksidantë. Mundohu të mos përdorësh shumë mish të kuq. Instituti Kombëtar i Shëndetit ka gjetur që burrat dhe gratë që konsumonin më shumë mish të kuq ishin në rrezik për sëmundje të ndryshme.

Avokado

Piqe në furrë dhe pastaj prite në copa dhe hidhe sipër perimeve të tjera. Sipas Shoqatës Amerikane të shëndetit të Zemrës, diçka pozitive është që rreth gjysma e yndyrës së avokados vjen nga yndyrat e pangopura, që ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit të keq dhe u jep qelizave ushqim për të funksionuar.

Një studim ka vërtetuar që të hash avokado në një vakt rrit ndjenjën e kënaqjes me ushqim 23% gjatë një periudhe prej pesë orësh. Vetëm mos e teproni me porcionet: një racion është një e pesta e avokados.

Arrat

Arrat janë të mira gjatë gjithë vitit, por në dimër edhe më shumë. Kjo sigurisht nuk është arsye që të shtoni dozat e bakllavasë. Ato janë të pasura me acid alpha-linolenic (ALA), një yndyrë omega-3 që mendohet që forcon zemrën.

Mollët

Ky frut ka fibra të tretshme dhe të patretshme. Të parat ngadalësojnë tretjen dhe të dytat bëjnë që ushqimi të kalojë në aparatin tretës më lehtë. Kjo do të thotë më pak uri dhe më pak shqetësime me zorrët.

Vetëm që duhet të mos ua heqësh lëkurën, sepse është burim më i përqendruar fibrash sesa tuli. Nëse i hedh edhe pak kanellë sipër do marrësh edhe antioksdiantë. Mollët përmbajnë 86% ujë, gjë që do të mbajë të hidratuar.

Patate të ëmbla

Ashtu si kungulli, patatet e ëmbla janë të pasura me vitaminë A. Një kokërr mesatare e pjekur përmban 438% të sasisë ditore. Ato janë të pasura edhe me vitaminë C, kalcium, kalium dhe pak hekur. Servire me rozmarinë. Ajo ka Vitaminë B dhe fitokimikate antitumorale.

Këta përbërës mendohet të bllokojnë veprimin që kanë karcinogjenet në indet e trupit, sipas American Cancer Society. Bonus: pak rozmarinë do u japë patateve shije të mrekullueshme.

Kungujt

Përveç kalciumit dhe vitaminës C, shumë varietete kungujsh janë të pasur me kalium. Ata janë një mik i zemrës dhe kanë shumë vitamina A si dhe fibra. Një filxhan me kubikë kungujsh të pjekur ka 457% të sasisë ditore me vitaminë A, 7 gramë fibra dhe vetëm 82 kalori.

Piqini dhe hidhini sipër kripë, piper dhe erëza të tjera. Gjithashtu mund të hiqni farat dhe t’i piqni, shkruan revistaclass.

Çaj xhenxhefili

Nëse po mendon për një filxhan çaj, përgatite me xhenxhefil. Xhenxhefili ka cilësi termike që të mbajnë ngrohtë. Për shkak të vetive ngrohëse, xhenxhefili mund të nxisë metaoblizmin dhe qarkullimin e gjakut. Një studim për Metabolizmin survejoi një grup meshkujsh që përdornin 2 gramë pluhur xhenxhefili në ditë të tretur në një pije të ngrohtë në mëngjes.

Studiuesit gjetën që burrat që pinin këtë pije kishin më pak uri dhe ndiheshin më të ngopur disa orë pas mëngjesit. Një çaj me këtë erëz lehtëson dhimbjet nga një punë apo ushtrime të rënda. Në një studim për Revistën Ndërkombëtare të Mjekësisë Parandaluese thuhet që një grup atletesh morën 3 gram xhenxhefil ditë për ditë dhe kishin më pak dhimbje muskujsh pas gjashtë javësh krahasuar me të tjerat. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori