Që në fillim aktrimi ka qenë dashuria e tyre e përbashkët. Vazhdon të jetë sigurisht duke i lidhur përjetësisht, pasi zbuluan se pas tij fshihen shumë elementë të tjerë të përbashkët që do i mbanin më fortë së bashku.
Intervistoi: Gazmend Kajtazi
Në këtë intervistë mund t’i njihni më tepër karakteret e aktorëve Nëntor Fetiu e Njomëza Ibraj Fetiu dhe detajet e një marrëdhënie, ndjenja e së cilës bazohet vetëm te arti.
Nëntor po fillojmë me ju. Për mike të jetës e keni zgjedhur një aktore. Kur jeni njohur dhe çfarë ju tërhoqi tek njëri-tjetri?
Nëntori: Ta them të vërtetën, nuk kam menduar dhe nuk kam insistuar që bashkëshortja ime të jetë patjetër aktore, por mendoj se, njeriu nuk mundet të zgjedh njeriu se më kënd do dashurohet. Jemi njoftuar kur Njomza po xhironte serialin “Kafeneja jonë”; para se të hynte në xhirim, pyeta për të dhe…!
Çka ju ka bashkuar së pari, dashuria për profesionin apo dashuria ndaj njëri tjetrit?
Nëntori: Mendoj se na ka bashkuar simpatia për njëri-tjetrin dhe pastaj dashuria.
A ju kujtohet dita e dasmës, çka ruani në kujtime nga ai moment i veçantë i jetës tuaj?
Nëntori: Është një ditë që mbetet në kujtim. Përveç merakut se si do të kalojë, ajo ditë e ka edhe kënaqësinë, sepse ti feston me njerëzit e dashur rreth teje.
A është përparësi apo “dobësi’ familjare fakti që burrë e grua janë të një profesioni?
Nëntori: Aktrimi ka vështirësitë e veta, por ne kemi gjetur gjuhën e përbashkët dhe gjerat pozitive. Ndoshta, jeta të bën edhe të aktrosh, por jo edhe në lidhje. Mendoj se gjithçka funksionon më mirë kur gjërat thuhen haptas.
Na e përshkruani momentin kur re në dashuri, si e përjetove atë çast jetësor?
Njomëza: Unë, Nëntorin e njihja si aktor dhe e shikoja me vëmendje në serialin "Familja moderne". Ka qenë pranverë, mbrëmjet dhe lokalet ishin plot. Aty jemi përshëndetur për herë të dytë dhe pasi që kam vazhduar për shtëpi e që gjumi më kishte ikë…
Çka iu ka tërheq më së shumti te Nëntori?
Njomëza: Më duhet t’i numëroj…Nëntori është shumë karizmatik, sharmant, ka sens për humor dhe është shumë modest me gjithë famën që ka.
Po ti Nëntor, çka keni vlerësuar tek Njomëza?
Nëntori: Më tërhoqi Njomëza…!
Kur e keni dhuruar përqafimin e parë? A, ishte romantik, siç e prisnit…një puthje do të thoshim me pak helm dhe shumë mjaltë?
Njomëza: Puthja e parë… hmm, shkurtë dhe ëmbël.
Çka e bën të fortë një martesë, një lidhje serioze?
Njomëza: Mendoj se martesa është rezultat i një lidhjeje të fortë. Gjithmonë besimi dhe mirëkuptimi e mbajnë atë, kur të dyja lidhen edhe dashuria zgjatë.
Ndërsa, çka e dëmton martesën?
Njomëza: E dëmton e kundërta e asaj që e thash, mosbesimi, mospartneriteti.
A ka vend në jetën tuaj xhelozia dhe si e vlerësoni atë?
Njomëza: Mendoj se xhelozia ekziston gjithmonë në çifte dhe e ruan raportin, nëse ajo ka një masë. Tash masa është vështirë të gjendet, mirëpo gjithçka e tepruar, shkon në dëm të lidhjes.
Që një çift të rrinë bashkë duhen të kenë karaktere, natyra të njëjta? Apo besoni te teoria e të kundërtave që tërhiqen?
Njomëza: Njeriu është natyrë egoiste dhe gjithmonë pëlqen ato të cilat ai i dëshiron, ashtu siç ai i mendon. Dmth, fillimisht e tërheqin të njëjtat mendime, pastaj me të kundërtat në pajtueshmëri, do thosha, e plotësojnë lidhjen.
Nëntori: Pajtohem si gjithmonë me Njomëzën…
Tash që jeni bashkëshortë, kush ka më shumë rol në jetën bashkëshortore?
Njomëza: Zakonisht mundohemi të diskutojmë për gjërat e përbashkëta, ndonjëherë vendosi unë, e ndonjëherë Nëntori.
Kush e bën ligjin në shtëpi, ju, apo që të dy, me dakordim dhe me harmoni?
Njomëza: Unë jam ajo që ngutem më shumë. Nëntori mendohet mirë para se të vendosë.
Cili është më tolerant dhe pajiohet më shpejt pas një zemërimi?
Njomëza: Edhe këtu, më duhet të pranoj, se jam më kokëfortë…
Të korrigjon për ndonjë gjë Nëntori? “Të bie më qafë”?
Njomëza: Nëntori është shumë tip që don gjithçka gjithmonë të jetë në rregull. Dhe, në qoftë se ndonjëherë nuk është gjithçka diç duhet…atëherë të bie në qafë…
Po ju për çfarë e korrigjoni Nëntorin?
Njomëza: Korrigjim, nuk do të të thosha, ndoshta, por… E kritikoj më shumë, p.sh. që të mos pi cigare.
Mendova se mos do ta korrigjoje për stil jetese, për vonesa, për shoqërime…
Njomëza: Në fillim, më ka ndodhë ta kritikoj për vonesa, ndonjëherë, por jo edhe për shoqërime. Është mirë kur një mashkull ka shoqëri dhe ka me kë del.
Nga ju të dy, kush kujdeset pak më shumë për tjetrin?
Njomëza: Unë mundohem të përkujdesem për Nëntorin, sepse sinqerisht e meriton…
A e hetoni dorën e zgjatur të tij, në shtëpi. Iu ndihmon në gjërat e shtëpisë, sidomos sa i përket kujdesit të fëmijës?
Njomëza: Po, Nëntori është shumë i kujdesshëm edhe në punët e shtëpisë, kur ka nevojë. E për Heronën nuk diskutohet, më ka ndihmuar dhe më ndihmon gjithmonë.
Si është një ditë e juaja, cilat janë prioritetet dhe më kë ndani më së shumti kohën tuaj?
Nëntori: Një ditë e zakonshme e jona fillon me kafen e mëngjesit, dërgojmë vajzën, Heronën, në kopsht dhe vazhdojmë me punët tona, pasi që punojmë edhe jashtë profesionit.
Me se shumti mundohemi t’i kushtojmë kohë Heronës.
Jeni aktive në jetën artistike, në ndërkohë që jeni edhe nënë. Si e gjeni harmoninë në këtë dyndje obligimesh, të ëmbla, do të thoshim?
Njomëza: Me lindjen e Heronës kam pushuar një kohë nga profesioni, mirëpo tash që jam më e angazhuar, them se është një lloj sfide, sepse profesioni jonë është specifik në mënyrën e vet dhe kërkon të jesh në formë të mirë psikike dhe fizike. Ka pasur raste që 12 ore kam qenë jashtë shtëpisë dhe…Për këtë meritor është Nëntori, nëna dhe vjehrra ime.
A keni çaste monotonie nëse po, si e flakni atë?
Njomëza: Mund të ndodhë edhe të ketë çaste të tilla, por e thyejmë monotoninë, dalim, freskohemi pak bashkë, ose rrimë e fjalosemi hahahah…
Sa jeni prezent në familje duke pasur parasysh edhe obligimet e shumta të punës?
Nëntori: Me gjithë obligimet që kam, mundohem maksimalisht të jem afër familjes.
A keni kohë të lirë dhe nëse po, çka bëni me të?
Nëntori: Përveç familjes, kohën e lirë e kaloj edhe me shoqërinë e ngushtë, por edhe duke lexuar diçka ose duke parë filma.
Sa i vëmendshëm jeni ndaj vogëlimave të cilat rëndom gratë i vlerësojnë?
Nëntori: Në fillim të lidhjes kam qenë shumë i kujdesshëm dhe jo vetëm për festat dhe datat, por edhe në ditët e zakonshme…Por, kur filluan këto data të shpeshtohen, si psh. dita kur jemi takuar, kur kemi pirë kafen e parë, kur jemi fejuar…Ditëlindjet, fejesat dhe martesën, i kemi në muajin qershor dhe, kësisoj kam kërkuar nga Njomëza t’i përmbledhim në një datë për t’i festuar.
Për shembull a bëni dhurata?
Nëntori: Ndërsa për dhurata, di të befasoj…
Sot është Shën Valentini -Dita e të dashuruarve. E shënoni këtë datë, këtë ditë dhe nëse po, si?
Nëntori: Mendojmë se është formalitet kjo puna e caktuar e një dite për t’u dashuruar dhe festuar…Nuk është se patjetër dalim ose bëjmë diç, varet dhe nga rrethanat.
Porosia juaj për të gjithë ata që janë të dashuruar, ose janë në prag të dashurisë?
Nëntori: Kënaquni me gjëra të vogla, kur ato ju kënaqin të mëdhatë, do t’ju bëjnë të ndiheni edhe më mirë…Mos analizoni shumë gjërat, lëreni lumin të rrjedhë.
Shën Valentin e paçi përditë, jo vetëm një ditë?
Nëntori & Njomëza: Urime, dashuroni me zemër. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS
'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë