Kjo fjali i ilustron më së miri bazat e imazhit të kreatores së modës Flora Suldashi, sepse nganjëherë rrobat flasin më shumë për ne se saqë ne dëshirojmë të tregojmë.
Intervistoi: Gazmend Kajtazi
Shumicës së njerëzve ua ka ndryshuar vetëdijen mbi veshjen dhe dukjen e tyre sot, por edhe dukjen e vet, pra çdo gjë mund të mësohet dhe çdo gjë mund të duket më ndryshe.
Thuhet që janë të nevojshëm vetëm disa sekonda që të krijohet përshtypja e parë për një person të caktuar.
Disenjatorja jonë e njohur flet për përvojat personale dhe për kurthet në skenën e modës, për krijimtarinë e saj të gjithanshme dhe për klimën afariste në sferën e modës…E gjithë kjo, por edhe shumë më tepër, ju pret në vazhdim!
Para disa vjetësh hapët atelienë tuaj të parë. A mendoni që për fillestarët është më vështirë apo më lehtë në skenën tonë të modës, në krahasim me fillimin tuaj të karrierës?
Fillimi i karrierës sime të modës ishte një spontanitet paksa i diktuar nga rrethanat e kohës, por më vonë u konvertua në një pasion të madh, i cili i dha shtytje te fuqishme për më tutje. Moda është një lami përplot me vështirësi, andaj sigurisht që fillestaret edhe atje ndeshen me sfida të mëdha të cilat duhet t’i sfidojnë që të mbijetojnë në këtë skenë. Mirëpo, bazuar në faktin se veprojnë dhe punojnë në atdheun e vet, kjo flet për një parametër të fuqishëm që ata posedojnë që ju lehtëson mbijetesën në treg.
Si edhe mjaft të rinj, keni themeluar markën tuaj të rrobave, gjë që është një hap shumë i mirë afarist, apo jo?
Ka kohë që punoj në këtë drejtim, është vështirë të krijohet dhe të mbahet në treg një brend, sepse është një punë mjaft komplekse dhe e varur nga shumë faktor, por nëse qëllimi arrihet atëherë sigurisht që është hap shumë i mirë dhe i fuqishëm afarist.
Mirëpo, ekziston edhe zgjedhja për të shkuar jashtë vendit… Zgjedhja juaj doli të jetë e shkëlqyeshme, mirëpo nuk ishte aspak e lehtë.
Jam njeri që shikoj vetëm përpara, nuk e kthej kokën pas për atë që iku… andaj shkuarja ime jashtë vendit ishte jo e rastësishme. Mendoj se ka qenë zgjedhja e duhur që kam ndërmarr nën diktatin e kohës dhe rrethanave. Dostojevski ka thënë se: "Njeriu është një kryevepër që dinë të adaptohet!", andaj edhe unë u adaptova në një botë të re, fillimisht të panjohur për mua, më shumë X&Y…
Gjithsesi, nuk do të thotë shkuarja jashtë vendit është alternativa më e mirë, me rëndësi është të punohet dhe të krijohet aty ku gjendeni…
A keni dyshuar ndonjëherë që rrobat të cilat i dizajnoni mbase nuk do t’i pranonin njerëzit?
Është e pamundur t’i qëllohet shija të gjithë njerëzve, mirëpo grupit të caktuar po. Klientela ime më dëshirë dhe pasion pranon veshjet e mia, asnjëherë nuk jam hamendur para punës dhe i kam qëndruar besnike vijës sime. Këtu duhet të përmend edhe një argument: sortimin e kreacioneve për ku dhe çfarë dedikohen ato tema, qëllimi, përdorimi etj…
Kreacionet artistike – të posaçmet krijohen me qëllim që të ngjallin emocione dhe që të mblidhet publik artdashës, e disa tjera për të thyer tabutë.
Si mendoni, në ç’masë ato studime ju kanë përgatitur për sfidat afariste në botën e modës me të cilat tani në praktikë po ballafaqoheni?
Studimet janë njohuri profesionale, ndërsa që të përballohen sfidat, kërkohet edhe kompetenca personale: talenti dhe inteligjenca (shkathtësia në zgjedhjen e problemeve) si dhe përvoja të cilat e mveshin gjithë aktivitetin, pastaj hulumtimi i tregut, marketingu, etj…Një rol të madh luan edhe kompetenca sociale, me fjalë tjera, është një luftë në dy arena. Në një arenë, lufta si artiste dhe në arenën tjetër si afariste, në këto dy vija paralele, mendoj se po qëndroj mirë.
Evenimentet dhe sfilatat e modës më së miri e sfidojnë konkurrencën. Cili është investimi juaj në këtë drejtim?
Evenimentet dhe sfiliatat janë ngjarje komplekse, thithin shumë financa dhe energji mendore e shpirtërore. Kam investuar mjaft mjete financiare, mendjen dhe shpirtin tim, kreativitetin, punën time të palodhshme dhe çdo herë duke qenë autokritike dhe duke tentuar në perfeksion. Gjithë ky aktivitet në mejdan, zhvillohet me qëllim sfidimi të konkurrencës. Aty, maten shumë parametra, si psh, se cilat nivele preken, fuqia në investime dhe promovimi i vlerave etj., e gjithë kjo në suazën e marketingut, por që nuk garanton treg.
Sivjet keni dizajnuar fustane për Miss Gjermania 2014”. Sa është e vështirë të punoni një fustan i cili do t’i pëlqejë pothuajse gjithë botës?
Me korporatën "Miss Germany Corporation", kemi filluar një bashkëpunim që do të vijojë edhe më tutje. Është një korporatë me tradite 60 vjeçare dhe që mban primatin në Gjermani, e cila rreth saj mbledh shumë yje gjermane dhe nga bota. Andaj puna me këtë nivel, kërkon kritere strikte që duhet përmbajtur. Gjermanët elitar janë kryesisht konservativ, andaj gjatë dizajnimit të veshjes për “Miss Gjermania”, duhet të mbahen disa rregulla. Gjithsesi, e përzgjedhura duhet së pari të duket si një Princeshë dhe jo si një Popstar (për ilustrim mora këtë krahasim ekstrem). Duke pas për bazë këto kritere, për mua nuk ishte aq e vështirë që të qëlloj shijen që kërkohej dhe pala gjermane të ndahej e kënaqur.
Është jashtëzakonisht aktuale që disenjatorët i fotografojnë pjesët e rrobave të tyre në yjet më shumë apo më pak famë botërore, gjë që është formë e promovimit internacional, ndonëse të produktivitetit mjaft diskutabil.
Çdo dizajner bënë përpjekje që veshjet e tyre t’i veshin yjet në aktivitetet e tyre, pasi që prezenca e medieve fokusohet te ata dhe publiku i përcjell me kuriozitet. Shpesh herë janë veshje kiçi, pa stil, pa kritere, por qëllimi është që të janë sa më bombastike-shpërthyese, të bien në sy dhe të diskutohen. Është një strategji e marketingut, mirëpo nuk do të thotë se një promovim i tillë siguron klientelen, sepse jo gjithë femrat e botës duan të vishen psh. si Kim Kardashian.
Ju keni ekspozuar dhe keni shitur në botën e jashtme, mirëpo “promovimi sa për të promovuar” kurrë nuk ka qenë qëllimi juaj.
Nuk është atribut i imi "promovimi sa për të promovuar", kam derdhur energji dhe kam punuar seriozisht në këtë drejtim. Shpesh herë ka pas vështirësi, sepse është dashur që të punohet në trusninë e kohës, me mjetet aktuale, etj…Kam pasur rastin kur një promovim në Hamburg e kam përgatit për dy ditë! Momentin duhet kapur.
A ekziston ndonjë kreator mode, koleksionin e të cilit nuk do t’i linit pa e vizituar?
Çdo koleksion i ri është një botë e re, është një frymë e re. Jam kureshtare për çdo gjë të re, e adhuroj stilin e Armanit, mendoj se patjetër ia vlen t’i përcjellim koleksionet dhe punën e tij, jashtëzakonisht të madhe.
Shpesh udhëtoni, ku keni vërejtur që femrat vishen më së bukuri, nëse vërtet i vështroni në këtë aspekt?
Jam pak sa boheme në shpirt, më pëlqejnë udhëtimet, sepse më mbushin jetën, më mbushin me inspirim dhe frymëzim, hapen horizonte të reja…Sikur arkitektura, ashtu edhe veshja ndryshon nga vendi në vend, shija është një çështje diskutabile, mirëpo unë mendoj se evropianët vishen bukur dhe me stil. Ata, përzgjedhin veshjen sipas shijes individuale dhe duke iu përshtatur vendit, kohës dhe rastit…
Sipas mendimit tuaj, ku e ka vendin moda sot? Në kulturën masive, në atë elitare apo në rrjetet sociale? E ardhmja a është e teknologjisë apo e zejtarisë?
Gjithsesi se moda është gurthemel i kulturës së një shoqërie dhe si e tillë luan rol shumë të madh. Gjermanet citojnë “kleider machen leute” që në gjuhën shqipe, do të thotë “veshja të bënë njeri”. Pra, është shpërthim i brendshëm i shpirtit që reflektohet jashtë. Në civilizimin e sotëm, mendoj se, është duke u krijuar një botë e re ku moda e mirëfilltë i përket kulturës elitare, ndërsa masa veshjen po e përdor si mjet funksional ("me krye punë"), kurse në rrjetet sociale është një miks ku ka më tepër shund. Rrjetet sociale po shërbejnë si platforma adekuate, ku fuqishëm po depërton marketingu …
Me zhvillimin e hovshëm të teknikës dhe mundësive të reja për punë, mendoj se e ardhmja i përket teknologjisë, ndërsa zejtaria më ngadalë po mbetet si një suvenir në muze.
Këtu, tek ne, nuk mund të krijohet treg i fuqishëm i modës, prandaj modë në mediume ka goxha shumë. Përse është kështu?
Pas luftës, në fazën e tranzicionit, njerëzit kanë qenë të ballafaquar me sfida të ndryshme, andaj vërehet dukshëm një shpërthim edhe në këtë fushë, që shumëkush e ka gjet si shpëtim nga situatat e rënda për mbijetesë. Mendoj se në Kosovë nuk ka treg të fuqishëm, as për prodhuesit vendor dhe as për importues, edhe pse bazuar në shifrat që publikohen del se ka një import jashtëzakonisht të madh. Poashtu, vërehet një shpërthim i vrullshëm ku mediet, jo rrallë herë, hapësirat e tyre tentojnë t’i mbushin me faqe rozë, modën e plasojnë si art pamor të lakmueshëm që të mbledhin rreth vetes sa më shumë frekuentues në njërën anë, e në anën tjetër është edhe një luftë mediatike e bizneseve që mundohen të tejkalojnë konkurrencën.
Shikuar nga jashtë, moda vërtet mund të duket si një ishull fati në të cilin mund të hysh, nëse je i suksesshëm. A është kështu?
Vërtetë është një ishull, si Itaka e Odiseut, i cili duhej të kalonte shumë e shumë barriera që të arrijë te ëndrra e tij e jetës – te Penelopa, e cila padyshim po e priste me aurorë mbi kokë.
Për të pasur stil a është e domosdoshme të kesh edhe para?
Stili e ka bazën në ADN dhe për të pasur inteligjencë dhe stil, nuk të duhen para, por gjaku i trashëguar. Pastaj, paraja si instrument mekanik është ajo që e lubrifikon atë dhe që i jep shkëlqim.
Si eksperte e modës, çka i këshilloni se si në një gardërobë të caktuar mund të fshihen mungesat, ndërsa të theksohen atributet?
Ka disa truke se si të stilizohet një veshje adekuate për një figurë të caktuar. Zakonisht, për figurat e gjata dhe të dobëta, duhet përzgjedh veshjen me dizajnime tërthore, ndërsa figurat e shkurta me dizajnime vertikale. Zonat trupore me probleme, duhet të mbulohen, ndërsa ato të bukurat të theksohen. Psh, figurat me probleme në zonën e ijëve, preferohet që t’ju shmangen pantallonave të ngushta dhe në formë karote, por të zgjedhin pantallona në formë të drejtë ose të stilit Marlene Dietrich. Poashtu, edhe minifundet duhet shmangur, për këto figura unë propozoj modele të siluetës në A-formë. Rol të rëndësishëm luajnë edhe aksesorët si shallet dhe bizhuteritë rreth qafës, sepse tërhiqet vëmendja në këtë zonë.
Cila pjesë e rrobave, apo cili lloj i këpucëve tek ju shkakton mundime, zemërim… diçka që është shumë e tmerrshme?
Veshja për mua është diçka e bukur dhe e dashur, aspak e tmerrshme, andaj përzgjedh veshjen me të cilën ndjehem mirë. Por, që të rri në përkufizim të pyetjes, mundem të cek se veshjet e ngushta si lateksi etj., janë diçka të "tmerrshme" që kurrë nuk do të gjenin vend në gardërobën time, ndërsa këpucët me lidhëse më nervozojnë shpesh…
Në botën e modës temë tabu më e shpeshtë është pesha trupore e modelit. Cili është mendimi juaj për linjën trupore të tyre, pozitën, por edhe fotografinë që jua dërgojnë?
Sigurisht që një modele e mirë nuk duhet të ketë celulit. Modelet që përzgjidhen për sfilita, duhet të posedojnë dimensionet e caktuara si në masë edhe në peshë. Përveç këtyre atributeve, ato duhet të kenë aftësi që të luajnë rolin dhe si artiste të prezantojnë veshjet. Me fjalë tjera, t’i japin frymë kreacionit. Kjo është dëshira e çdo dizajneri, në bazë të fotove që më dërgojnë modelet, lehtë mundem të vlerësoj se a i plotëson apo jo.
Sipas kritereve tuaja estetike, si duhet të jetë e veshur një vajzë e re, apo si një femër afariste? Por edhe si duhet të jetë i veshur një mashkull kualitativ?
Po i kthehem sloganit te lartpërmendur "veshja të bënë njeri", andaj vajzat duhet të kenë shumë kujdes në veshje, sepse janë në fillim të jetës dhe në bazë të veshjes krijojnë edhe statusin social që i përcjell gjatë jetës. Pra, ato i "caktojnë" vetes pozitën në shoqëri, ndërsa femrat afariste duhet gjithsesi të jenë diskrete në veshje e jo provokative, duhet të imponojnë personalitetin dhe aftësitë profesionale e më pastaj feminitetin. Mashkulli modern kualitativ, për mendimin tim, duhet të përzgjedh një veshje elegante – sportive dhe jo të ngarkuar me shumë elemente, një mashkull tejet i teletisur duket qesharak.
Si edhe shumë ekspertë nga bota e modës, a mendoni edhe ju që sot moda është e njëtrajtshme dhe që ka gjithnjë e më pak koleksione të cilat dallohen me diçka të posaçme?
Dinamika e jetës moderne ka diktuar edhe shumë faktorë tjerë në të cilët ne jetojmë sot. Sikur në arkitekturë, ashtu edhe në veshje, janë krijuar shumë binarë, në të cilat po lëviz njerëzimi. Veprat kolosale të renesancës dhe barokut mbeten si relikte të papërsëritshme, ndërsa sot tendencat që sa më shumë veshja t’i përshtatet rrethanave të reja të jetës dhe punës, e kanë thjeshtëzuar dhe komercializuar atë, e kanë orientuar në njëtrajtshmëri duke anashkaluar të posaçmen si art.Cilët persona kanë qenë inspirim juaji në bazë të të cilëve keni ndërtuar stilin tuaj të modës?
Si inspirim i imi ka qenë e pavdekshmja Coco Chanel, ndërsa stilin e kam ndërtuar bazuar në personalitetin tim. Jam origjinale, jam vetja.
Çka do të dëshironit të perfeksiononit tek vetja dhe cilat janë qëllimet tuaja në të ardhshmen?
Perfeksionizmi nuk ekziston, sepse nuk ka shkallë që të matet dhe të përkufizohet. Është i papërkufizuar ‘No limit’, për momentin më duhet edhe pak kohë që të arrij ishullin e Itakës sime… /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA
Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut
Haaland rrezikon të dënohet me burg në Zvicër
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë