Aktorja e (pa)bujshme, Adriana Morina, duket se e ka gjetur yllin e vet filmik dhe artistik. Madje, ky është një prelud i saj që pritet të shkëlqejë edhe më në shumë “zjarr” krijues. Ajo, me rolin e saj në filmin “Heroi” të Luan Kryeziut, u dëshmua si një heroinë e vërtetë e rolit të vet.
Bisedoi: Teuta Përlaska Quni
Është rast i rrallë që, roli në këtë film të kapërcente kufijt nacionalë dhe të shfaqej denjësisht në Montreal. Ky ishte shkaku që me Adriana Morinën, të bëjmë këtë intervistë të zgjeruar pas suksesit të saj evident në një festival me renome.
Adriana, më herët ju kemi parë kryesisht nëpër shfaqje teatrore dhe nëpër seri televizive. Kurse në filmin “Heroi” keni patur rolin kryesor. Si e keni pritur këtë angazhim dhe këtë besim të regjisorit për një rol kaq kompleks?
Aktorët gjithmonë punojnë në teatër edhe në film, por filmi është më kompleks, më i ndërlikuar dhe është arti, i cili i sintetizon të gjitha zhanret tjera artistike. Prandaj, ai, tashmë e ka pushtuar botën. Angazhimi im në një film të përmasave të tilla artistike, më ka shtuar përgjegjësitë dhe angazhimet. Barra që të bie kur ke një rol kryesor, bëhet edhe më e rëndë, por në anën tjetër, është një barrë me vlerë që do ta dëshironte çdokush në karrierë. Thënë të drejtën, edhe pse regjisori, praprakisht kishte realizuar disa projekte me shumë vlera, asnjëri nga ne, nuk kishim besuar se ja, pikërisht filmi ynë, do të mund të arrinte deri në këtë rrugëtim. Ky fakt, na ka barë të ndjehemi krenar, të gëzuar dhe të privilegjuar, njëkohësisht.
Ju keni interpretuar rolin e gruas së “Heroit” që ishte një rol mjaft prekës dhe që kërkonte sakrifica. A e kishit vështirë të pranonit një rol të tillë, kur dihet se ishte mjaft kompleks, madje do të thoshim edhe i ‘rëndë’?
Roli i gruas, siç e thotë edhe vet skenaristi dhe regjisori i filmit, Luan Kryeziu, është roli më i vështirë në filmin “Heroi”, sepse duhej të fliste me heshtjen dhe të mbante sekrete të pathëna ose, ato që e tundonin pamëshirshëm deri në fund. Ajo, në diskutime, gjithnjë e ka narracionin me metafora, duke u përmbajtur nga respekti që ushtron deri në fund për burrin në një anë, por në të njëtën kohë, duke e vënë në plan të parë, fëmijën e vet. Dhe, si çdo rol kryesor, edhe ky i kishte peripecitë e tij, por e veçanta dhe më e vështira ka qenë, sfida kur regjisori, kërkonte shumë përpikëri dhe saktësi tek të gjitha elementet e karakterit filmik. Kjo na shtoi përgjegjësinë dhe angazhimin, duke bërë të besojmë që përsonazhet e filmit duhet të luhen, ashtu sikurse ishin paraparë në skenar. Saktësia deri në detaje, pastaj dialogu i tyre dhe shumë faktorë të tjerë, duket të kenë qenë ndër shtyllat kryesore të aktrimit të mirë që i dha një shtysë filmit.
A ka patur momente të pakëndshme gjatë xhirimit, në kuptimin e narracionit të filmit, kur dihet se i tërë filmi është një dramë rrëqethëse dhe mjaft trazuese?
Filmi është xhiruar për 25 ditë dhe nuk u ballafaquam me telashe. Regjia iu ka përmbajtur skenarit dhe gjithçka duket që është realizuar sipas planit të xhirimit. Pra, ekipi ka funksionuar për mrekulli dhe kjo po dëshmohet dita-ditës me vlerat e pranuara edhe ndërkombëtarisht. Vetë tema e filmit, patjetër të krijonte makth, tundime e shqetësime, por ato harrohen, kur bie sipari. Çdo lodhje, apo trazim, tretet në çastin kur e sheh produktin filmik dhe nuk ke se si të mos ndjehesh triumfuese, pra fituese!
Në film sikur manifestoni një heroizëm të paparë të një nëne që nuk dorëzohet para asnjë sfide jetësore, por në një farë mënyre edhe fajësoni shoqërinë për gjendjen e katandisur?
Ky, mbase është edhe njëri ndër mesazhet themelore të filmit. Shoqëritë i humbin dhe i rrisin vlerat e individit. Madje, mund t’i humbasin edhe nëse ato vlera janë të paçmueshme. Unë, mendoj se ia kam dalur, edhepse isha përballuar me rolin tim, pothuajse jetësor. Ky rol, kishte diçka edhe humane, edhe njerëzore, edhe prekëse, edhe sfiduese. Ishte rol mbi rolet, sikurse thuhet!
Çka do të thotë kjo për ju dhe për kinematografinë shqiptare në përgjithësi pjesëmarrja në një event kaq të madh?
Festivali i Montrealit radhitet ndër festivalet më të vlerësuara në botë dhe ne, me filmin “Heroi”, jo vetëm që ishim pjesëmarrës, por nga vlerësimet e shumta, atij iu bë një nder i madh, meqë u shfaq për të katërtën herë dhe atë në natën finale. Ne, nuk shpresonim që filmi ynë, do të pritej me kaq bujë nga kritikët dhe analistët e shumtë. Pavarësisht se nuk ishim të sponzorizuar, në festival, morëm pjesë si një ekip i tërë. Takimet e shumta, por edhe fjalët e tyre për filmin dhe sidomos për rolin tim, më mbushën me shpresë që ne mund t’ia dalim në kinematografi. Ky rol, më jep kurajo dhe më mbush me vetëbesim se Kosova mund të prodhojë filma të nivelit të lartë dhe të pranohet si vlerë artistike, karshi filmave të kinematografive të avansuara të botës. Pra, ja që, sikurse thotë Kadare, edhe popujt e vegjël, mund t’i dhënë art të madh botës së madhe!
Sikur ishte e pamundur që sytë e tu të kaltër prej artisteje të mos vëreheshin nga sytë e ndonjë filmologu. A morët oferta për ndonjë angazhim eventual?
Festivali i madh, gjithsesi të ofron edhe shumë mundësi. Ne patëm disa takime ku shkëmbyem ide e mundësi angazhimesh, sepse që në ditën kur arrita në festival, të gjithë dinin për filmin tonë. Regjisori Kryeziu, tashmë ka lidhur një marrëveshje bashkëpunimi, ku pritet që së shpejti të zyrtarizohet. Gjithashtu, shpresoj që edhe unë do të kem oferta, meqë roli im mori gjithë ato lëvdata nga njerëzit e filmit.
Duket se “Heroi”, heroikisht ua ka hapur dyert e famës edhe përtej oqeanit, që do të ishte një dëshmi se edhe në Kosovë ka aktor që kanë potencial edhe për filma botëror?
Është e vërtetë dhe dua të them se jam bindur përfundimisht, me faktin që ne kemi çka t’i ofrojmë ‘tregut’ të madh të filmit botëror. Këtë e them duke u mbështetur në vlerësimet dhe lëvdatat e shumta që i kemi marrë pas shfaqjes së filmit, por edhe në debate.
Çka ofronte Montreali për artistët dhe si dukej nata në qytetin e dritave?
Montreali, ishtë një qytet i ëndrrave, ku edhe ne arritëm të prekim magjinë e këtij qyteti prej katër milion banorësh. Këtu njeriu has aq shumë dritë, saqë vështirë e ke ta hetosh, se kur është natë, e kur është ditë. Pritja që na është bërë atje, ishte një çast i paharrueshëm. Unë, si çdo artist, kam ëndërruar të shkel në qilimin e kuq, nëpër festivale të mëdha, dhe kur gjendesh në një ngjarje të tillë, gjithsesi që është një krenari edhe për shtetin dhe kinematografinë e tij. Emocioni, pra, bëhet edhe më i madh dhe duket se fati ishte me mua, meqë isha aktorja e parë shqiptare që përjetova këtë moment shumë të rrallë.
Ju keni patur rastin të përcillni edhe shumë filma të tjerë atje. A mund të na bëni një krahasim se ku gjendet filmi ynë karshi filmave botëror?
Vlerësimin nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Ishte e pabesueshme. Filmi dhe puna jonë vlerësohej nga vetë regjisorët pjesëmarrës, si filmi më me vlera artistike i festivalit. Madje, drejtoresha e festivalit deklaroi para të pranishmëve që filmi nga Kosova i ka dhënë vlerë festivalit. Secilin që e takonim, qoftë gazetarë, analistë, filmbërës dhe kritikë, dinin për filmin “Heroi”. Shumica prej tyre e kishin parë nga dy herë. Madje, kishte kërkesa që filmi ynë të shfaqej në disa termine. Kjo dëshmoi se filmi “Heroi” nuk u zgjodh rastësisht për t’u shfaqur edhe në ceremonisë përmbyllëse të festivalit, përmbyllje kjo që ishte spektakolare dhe mbresëlënesë, ashiqare.
Cili do të ishte synimi juaj pas “Heroit”. Do të pasojë ndonjë rol tjetër i këtij lloji?
Uroj që ta kem dëshmuar veten dhe të më jipet sërish rasti të angazhohem edhe në filma të tjerë ku do të dëshmohej prirja, talenti dhe puna ime e përkushtuar.
Dhe në fund, cili është mesazhi që vjen nga Motreali?
Tani kemi një vlerë të dëshmuar të pasurisë sonë artistike, sepse pa marrë parasysh kush merr pjesë në realizimin e akëcilit film, ajo është pasuri e Kosovës dhe duhet të trajtohet si e tillë. Të përkrahim filmin “Heroi” më shumë dhe ta mbështesin duke i krijuar kushte që ai, të prezantohet edhe në festivale të tjera. Filmi, flet më shumë sesa edhe shumëçka tjetër! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë