Sopranoja e njohur, Besa Llugiqi, nuk ka fije dyshimi se dita-ditës po e ‘pushton’ skenën dhe po e krijon, kultivon shijen për muzikën e shpirtit, sikurse është muzika klasike. E diplomuar për kanto në Akademinë e Arteve të Prishtinës, tek profesori Ahmet Dërguti, Besa, tashmë është zë i fuqishëm dhe shumë melankolik i artit fisnik, muzikës klasike, duke u bërë një soprano unike.
Bisedoi: Shaqir Foniqi
Modeste dhe e qetë, por shumë miqësore dhe njerëzore, e sinqertë dhe e hapur për bisedë pa ekuivoke, Besa Llugiqi, nuk përtoj që të ndërpresë provat për koncertin solemn, i cili do të mbahet në kuadër të “Chopin Piano FEST Prishtina”, dhe për aq sa na premtoj koha, zhvilluam këtë bisedë spontane dhe pa kërrname, sikurse thuhet në zhargonin popullor.
Besa, si u dëgjua (zbulua) zëri i parë i juaji dhe kush iu kurajoj për të vazhduar?
Është interesante se askush më parë në familjen time nuk është marrë me art (prindërit e mi janë ekonomistë), kurse tashti përveç meje, edhe motra ime është një primabalerinë e Trupës së Baletit të Kosovës. Mund të them dhe të falënderoj prindërit e mi, babanë në veçanti dhe profesorin tim, Ahmet Dërguti, të cilët më kanë mbështetur deri këtu dhe që të bëhem kjo që jam
Jeni anëtare e Filarmonisë së Kosovës, kurse jepni mësim edhe në Pejë. Pra, keni një jetë dinamike. Si arrini ta përballoni këtë trysni?
Është e vërtetë që gjithmonë jam në lëvizje dhe në skenë, por arti nuk të lodh, ai të mban dhe të lartëson. Po të mos ishte kështu, nuk di si do ta përballoja jetën monotone. Muzika është jeta ime,e jeta me muzikë është e bukur, kurse pa të, është e thatë dhe e ngratë. Nëse e keni parë filmin ‘La vita e Bella’ (Jeta është e bukur) të Beninit, atëherë do të bindeni në këtë që po them unë. Nuk dua t’i nënçmoj artet e tjera, sepse nëse kanë vlera, janë shumë të dobishme për një komb.
Keni patur ndonjë idol për kanto?
Patjetër. Ishte Leontyne Price, e cila është modeli im për këndim dhe sjellje në skenë. Kur dal në skenë jetoj vetëm me rolin dhe ‘pushtohem’ e tëra nga ai. Mishërohem me të dhe nuk shoh asgjë përreth. Arti ynë kërkon shumë koncentrim, shumë disiplinë dhe shumë përkushtim.
A ka hapësirë për ju dhe zërat e tjerë?
Fatkeqësisht nuk ka dhe them me bindje se shumë talentë po shuhen, pikërisht për shkak se nuk kanë ku ta shfaqin, shpalosin talentin e vet. Atë talent, shpesh e ndrydhin brenda vetës, derisa një ditë vdes. Kosova ka nevojë një operë, sepse nuk ka shtet pa operë, si një vlerë dhe shtëpi e profesionistëve dhe talentëve të rinj. Flitej se do të ndërtohej, madje kemi kënduar për të, por ende, asgjë!
Unë them se ne duhet të dalim dhe do të dalim edhe jashtë Prishtinës për ta kultivuar shijen e dëgjuesve. Tashmë kemi formuar një Trio (unë, Lejla Pula, piano, dhe flautë Enkeleida Zajmi), ku do të vizitojmë shumë qendra të Kosovës, por synojmë të dalim edhe jashtë.
Cilët kompozitor i adhuroni më shumë?
Verdin, patjetër. Ai, por edhe Masenet, Ravel, Puçinin sentimental e të tjerë. Unë nuk kënaqem më pak, por kërkoj dhe insistoj që atë, të cilën e synoj, edhe ta realizoj. Kështu është ky art, ose i plotë, ose i kotë. Dua t’iu them se me forcat e mia, por edhe me mirëkuptimin e bashkëshortit tim, kam arritur të realizoj synimet, të cilat shpesh më kanë lënë pa gjumë dhe me kanë dërmuar, por unë kështu dua…të gjitha rolet i dua njësoj dhe për to punoj e jetoj.
A ka xhelozi ndërmjet artistëve?
Më mirë mos ta prekim këtë temë. Në këtë fushë është e njohur xhelozia që nga Mozarti e Salieri.
Thatë se lexoni shumë?
Shumë, madje nuk ngopëm duke lexuar dhe duke ndier aromën e librit. Me lexim kam filluar shumë herët dhe shkrimtarët e mi të preferuar janë Gëte, Dostojevski, Kanti, Shpenhaueri, Konica, Kadareja, Noli dhe së fundi edhe Khaldm Hosein, “Njëmijë yje vezullues” dhe “Gjuetari i balonave”. Pa libër të mirë nuk mundem dot, se pastaj jeta më duket e kotë, e ftohtë dhe e pakuptimtë.
Meqë kam lindur në shkurt, kur moti është i ftohtë, shpirtin tim artistik, mundohem ta bëjë të ngrohtë përmes këndimit dhe leximit. Gjithmonë lexoj para gjumit dhe kjo më ofron kënaqësi, sepse libri është një mrekulli. Mjerë ai që nuk e shijon aromën e tij…
A keni plane. Këtyre ditëve keni shumë angazhime?
Gjithmonë kam plane dhe plane. Do të dal në rolin e Mimit, në një operë të vërtetë, ku do të sjellim edhe Operën nga Sofja, e pastaj, ne si Trio, kemi edhe një projekt gjerman, e ka mundësi të shkoj edhe në Suedi, Romë, por gjithnjë jam në Kosovë dhe nuk largohem nga këtu, anipse kushtet janë vështira dhe mungon hapësira.
Keni qenë edhe në Sofje, ku keni kënduar në Teatrin e operës Rousse dhe në këtë shtet në vitin 2013 kishit fituar edhe çmimin, “Grand Prix”, në konkursin “Elena Nikollai”. Ndërsa më parë, keni debutuar në Tiranë, me rolin e Luis në operën “Turandot” dhe të Donna Elvira-s në operën “Don Giovanni”, të Mozart-it?
Është e vërtetë dhe këto role më kanë mbushur jetë dhe shpresë, por edhe një vetëbesim në këndimin tim.
Unë jam profesioniste dhe nuk më lejohet të dal dosido dhe shkel e shko. Nuk mundëm pa këtë profesion, prandaj edhe çmimi duhet paguar, anipse kënaqësitë të shumëfishuara, karshi drithërimave para skenike. E kam të vështirë para se të ngjitëm në skenë, pastaj arti e merr dhenë…nuk e ke idenë se si koncentrohem, por edhe shkapërderdhem nëpër role dhe nëpër art, saqë shpesh më duket se jam në ndonjë planet tjetër. Ah, arti të merr me vete dhe nuk të lëshon më, por as ti nuk mundësh pa të.
Jeni modeste në skenë, pedante dhe shumë elegante?
Skena e kërkon këtë. Publiku ynë është i tillë, prandaj duhet të jemi me tipare të tilla. Skena është e tmerrshme, nuk të fal asgjë. Kërkon shumë dhe hë për hë, jep pak. Nisur nga kjo, më duhet të investoj edhe në pamje dhe gardërobë.
Çka preferoni nga ushqimi?
Peshk, peshk, peshk…ndoshta nuk do të ngopesha edhe po të konsumoja në tri racione. Edhe në horoskop jam peshk, prandaj, hahaa.
Ndonjë preferencë, porosi për të reja dhe të rinj?
Lë të mësojnë dhe lë të jenë vetja e tyre, njëfarë lloj selfie…
U ndamë nga Besa, me përshtypjen se sado pak arritëm të shpalosim krijimtarinë e saj. Ajo është e re dhe plot elan e hare. Besa, iu bashkua ushtrimeve për koncertin e radhës, me të njëjtin qëllim, që të japë maksimumin në solokëndim. E qetë dhe plot jetë, Besa-Besë, është betuar që të jetë një soprano e vërtetë…/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë