Fadil Berisha njihet nga të gjithë, si fotografi që ka fokusuar në mënyrën më të mirë të mundshme, momente unike në jetë, kujtime që nuk vdesin kurrë prej tij.
Bisedoi: Shaqir Foniqi
Fadil Berisha, fotografi më i suksesshëm shqiptarë në botë, që ka punuar me yje të ekranit e të spektaklit në Amerikë, njihet si një promovues i të bukurës, kjo edhe falë profesionit të tij. Ai, prej kohësh jeton në New York, ku merret me fotografi, organizmin e spektakleve të miseve dhe bën një jetë prej artisti të vërtetë.
Para syrit të tij magjik kanë shumë bukuroshe, të cilat, pastaj kanë marrë udhën e suksesit. Në fillim fotografonte vajzat e shpallura mise, e pastaj objektivi i aparatit profesional të Fadilit u dashurua mandej pas fytyrave të artisteve shqiptare si Inva Mula e më vonë edhe Rovena Dilo, Eli Fara, Valbona Selimllari, Valbona Çoba, Anisa Kospiri, Denisa, Kola, Hasna Gjukiqi, Zana Krasniqi, Blerim Destani, etj., ndërsa është në kërkim të fytyrave shprehëse tipike shqiptare
Fadili shpesh vjen në Kosovë dhe Shqipëri, ku thotë se ndjehet shumë mirë, por edhe përcjell talentet nga fusha e bukurisë.
Vlerësimi që bota e artit fotografik ka bërë dhe bën për fotografin Fadil Berisha, i cili i tregoi Amerikës shqiptarët e bukur, na nxiti që të bisedojmë me këtë figurë të shquar dhe dashamirët e këtij arti të përfitojnë nga krijimtaria e tij artistike.
Si ka qenë fillim, sepse thuhet fillimi është i vështirë, apo, ndoshta fundi është edhe më i vështirë?
Sido që ta marrësh këtë shprehje (filozofike, vj), ajo ka njëfarë kuptimi. Fillimi është i vështirë për fillimin e karrierës, por edhe fundi i karrierës dhe fundi i ëndrrës janë, poashtu të vështira dhe mbase shumë të dhembshme. Sidoqoftë, unë ende jam aktiv dhe nuk mendoj për fundin…(artistik) derisa syri të më bëjë dritë e dora klik! Pra, shtojzovallet e bukura, vetëm i zbuloi dhe i fotografoi. Ua nxjerr në pah, bukurinë e heshtur, bukurinë e fjetur. Pastaj e bukura i mund të gjitha…
Por, të kthehem në fillet e karrierës sime. Është rastësi, por në moshën 11 vjeçare isha në Itali dhe aty u njoha me një fotografe, e cila bënte foto të mrekullueshme. Ia mora zanatin dhe e pashë se edhe unë kisha dhunti për fotografi dhe fillova, punova, ëndërrova…deri në SHBA vetëm kur isha trembëdhjetë vjeç!
A ka traditë fotografimi tek ne?
Shumë. Mos të harrojmë Gjon Milin, Milto Monakin, Marubin…ata ishin të mëdhenj. Madje, po citoi një fjalë (shprehje) të Gjon Milit, “Nuk është i civilizuar një popull, nëse arrin ta deshifrojë pikturën, por nëse arrin të kuptojë fotografinë"…Prej kohesh në Kosovë organizohet konkursi, me emrin, Gjon Mili, dhe kjo është një formë e stimulimit të të rinjve për t’ u marrë me artin e fotografisë. Fotografimi nuk është vetëm një ndezje blici, por është një imagjinatë e thellë dhe një arti fisnik e shumë specifik.
Keni trashëgimtar në këtë fushë?
Po, djali është dizajner, kurse vajza gazetare. Pra, aty jemi afër, të një fushe artistike.
Para syrit tënd magjik të gjitha femrat duken të bukura, madje edhe kur në shikim të parë nuk duken ashtu. Çka është ajo që ju i zbukuroni?
Së pari qëndrimi i tyre, por edhe detajet. Unë fokusohem shumë tek detajet. Bie fjala, nëse i ka sytë e bukur, fokusohem tek sytë, po diku tjetër. Por, dua të them se femrat shqiptare janë femrat më të bukura në botë, kurse Shqipëria ka vende të mrekullueshme për fotografi artistike. Kur femrat për nga natyra janë të bukura, atëherë nuk e ke shumë vështirë të ndezësh blicin, vetëm se duhet ditur, ku duhet goditur.
Keni zbuluar shumë femra të bukura, të cilat, tashmë pasi kanë kaluar para aparatit tënd, janë bërë me nam?
Po, është e vërtet. Ka disa vjet që vizitoi trojet shqiptare dhe i zbuloi bukuroshet e mjediseve të caktuara. I fotografoj dhe i përzgjedh për evenimente më të njohura të bukurisë në botë. Bie, fjala njëra nga ato që ka bërë famë në SHBA është modelistja dhe bukuroshja, Emina Çunmulaj, por para kamerës sime kanë qenë edhe shumë mise të botës.
Trevat shqiptare janë plot bukuroshe dhe kjo na bën krenar, sepse jemi një komb i mbarë dhe racë e bukur, e bardhë.
Ju bëni edhe foto nudo?
Jo shpesh, por kam bërë disa, si bie fjala më Angjela Martinin, e cila është një femër shumë e bukur, nga treva e Tropojës, nga Puka, por që jeton në SHBA!
Në Shqipëri, kishit hapur një ekspozitë tuajën me fotografi. Si u prit ajo?
Shumë bukur. Kjo ekspozitë është hapur në kudër të manifestimit “Ditët e artit”, ku ishim bashkë me Eliza Duashkun, Angjela Martinin, Blerim Destanin…Me këtë rast u shfaq edhe filmi dokumentar për Shqipërinë, përgatitur nga Eliza Dushku, film ky që zbulon tërë bukurinë e Shqipërisë sonë të dashur!
Çdo bukuri e ka veçantinë e vet dhe unë mundohem ta gjej këtë vijë dalluese. Unë, me aparatin tim, mundohem ta shkruajë historinë e bukurisë shqiptare, e cila është e rrallë dhe e (pa)parë.
Në Kosovë organizuat një Festival të fotografisë, por nuk vazhduat më tej. Pse?
Kosova ka shumë talentë, por duhet përkrahur dhe zbuluar. Unë, për shkaqe të kohës nuk mund të lëviz shpesh, por jam në kontakt me fotografë të njohur, madje disa kanë qenë edhe në atelienë time, ku kanë punuar dhe kanë bërë njëfarë trajnimi.
Ju keni fotografuar edhe personalitete të shumta. Çfarë ndjenje ka njeriu para tyre?
Është përgjegjësi, por edhe privilegj. Ata që nuk mbahen pas idealit, rrëzohen shpejtë. Çdo lavdi vjen nga guximi, kurse vështirësitë janë një justifikim, të cilin artisti nuk e pranon. Emrat që kam fotografuar janë të shumtë, sikurse: Tyra Banks, Donald Trump, Russell Simmons, Bill Clinton, Roger Federer, Halle Berry, Snoop Dogg, Fergie, Patti LaBelle, Harry Belafonte, Jennifer Beals, Beverly Johnson, Robert Evans Kardashian, Kendall Jenner, Kylie Jenner, Bill Clinton, Inva Mula, etj., pastaj kam fotografuar për mediumet me influencë: Vogue, Mademoiselle, Elle, Allure, Cosmopolitan, Glamour, Harper’s Bazaar, Marie Claire, Seventeen, V, Vanity Fair, W, Esquire, GQ.
Jeni fotografi shqiptar më i njohur në botë. A keni një sekret kur fotografoni?
Shpirtin. Në çdo fotografi më pëlqen shpirti i njeriut. Të nxjerrësh më të bukurën që ka brenda dhe kjo më ka ndihmuar gjithmonë. Dua të shoh çdo gjë të bukur dhe të rrethohem prej tyre. Ky është sekreti im. Shpirti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë