Ishte në kulmin e karrierës së tij. Dy albume të publikuara, sukses i jashtëzakonshëm. Të gjitha këto u shoqëruan nga probleme, të cilat e shtynë atë të largohet nga muzika, por vetëm përkohësisht. Sepse tani është kthyer, më i fuqishëm se kurrë, më i motivuar se kurrë, për të ri-lënë gjurmët e tij në hip hopin shqiptar. Ledri Vula flet ekskluzivisht për Telegrafin pas rikthimit të tij.
Intervistoi: Arnolld Korenica
Ledri me shumë të drejt konsiderohet një prej reperëve më të talentuar shqiptar, në mos më i talentuari. Krijimtaria e tij ka lënë gjurmë dhe të gjitha fjalët e mira që mund t’i thuani për të, janë kompletuar e përmbledhur në videoklipin “100 Probleme”, detajet e të cilit saktësisht Telegrafi i zbuloi një ditë para lansimit. E pikërisht Telegrafi shumë herë raportoi se Ledri do të kthehej, e tani pas kthimit të tij definitiv në skenë është vet regjisori dhe reperi ai që nuk heziton të flasë për krijimtarinë, rrugën drejt rikthimit, të kaluarën e tij dhe jetën private.
Si ndihesh tani pas rikthimit në muzikë?
Më i qetë, pa stres të bërjes së videoklipit dhe këngës. Natyrisht me sfida të reja para vetes, sepse 100 problemet ishte vetëm kënga nismëtare e një periudhe që do të pasojë me aktivitete të mija si në skenë ashtu edhe jashtë skenës muzikore.
Nuk ka disa ditë që videoklipi "100 Probleme" është fshirë nga YouTube. Përsëri ndihesh i qetë?
Po jam i qetë përsëri, por atë natë isha shumë, shumë i nervozuar. Dhe ata që e kanë fshirë, nëse e kanë bërë atë gjë për të më nervozuar e kanë arritur. Për një kohë të shkurtër klikimet arritën mbi 500 mijë, dhe përnjëherë bum nga e para. Kemi fat që në Kosovë ka kohë që funksionon njësiti për krime kibernetike, kështu që ata e kanë në dorë këtë gjë. Ata dhe firma e cila e menaxhon kanalin tim. Fundja ky është problemi i firmës dhe jo i imi. Unë kam humbur klikimet por jo fansat. Fundja ata që e fshijnë spotin në youtube, le të provojnë ta fshijnë prej televizioneve nëse munden. Fuqia e madhe ende qëndron megjithatë në televizone dhe jo në një kanal të YouTube. Dhe po e them atë që e thashë atë natë kur e pash se më është fshirë videospoti, klikimet nuk më bëjnë reper më të mirë.
Kur vendose ta bësh rikthimin, duke marrë në konsideratë që vazhdimisht ka pasur spekulime për këtë?
Nuk ka pas ditë që nuk kam menduar të rikthehem, por nuk ka pasur ditë që nuk i kam thënë vetes se nuk do të kthehem. Por tundimi ishte i madh sidomos kur shihja postimet e fansave dhe inkurajimin që ma bënin miqtë e edhe ju Telegrafi nuk më keni lënë rehat me shkrimet e njëpasnjëshme lidhur me kthimin tim.
Nuk ka qenë ndonjë moment i caktuar kur kam vendosur të rikthehem, por kanë qenë disa momente të caktuara kur unë pash se ato për të cilat unë ndërpreva karrierën si reper i tejkalova.
Çka të shtyri të kthehesh sërish në muzikë?
Unë e ndala hovin tim në kulm. Por, në të vërtetë ai për mua nuk ishte kulmi, por ishte një jetë në gjumë, veturë, koncert dhe kjo filloi të ma humbas kontaktin me realitetin. Kur e pashë se unë nuk isha ai që dua të jem, e ndërpreva. Iu ktheva jetës normale, familjes dhe miqve të mi. Diplomova në regji të filmit. Tani jam në përgatitje të skenarit për filmin e magjistraturës. Isha asistent personal i Isa Qosjes në filmin "Tri dritare dhe një varje", fillova punë në ZeroPozitive si regjisor dhe natyrisht vazhdoj të marr dije në RTV 21 për regji televizive dhe produksion. I numërova këto vetëm që t’ju tregoj se nuk kam ndenjur asnjë moment. Dhe krahas këtyre unë tërë kohën kam vazhduar të shkruaj. Dhe kur e pash që përmbusha atë që dëshiroja, unë u riktheva. Më i qetë se kurrë.
I dimë problemet nga e kaluara, përgjigjen ndaj të cilëve e ke dhënë në këngën “100 Probleme”. S’po ndalemi fare aty, por për ty a është më e rëndësishme shoqëria, apo repi?
Shokët kurrë nuk i kam pa si konkurrentë. Nëse ata janë rrit jam rrit edhe unë. I kam ndarë ditët e mira dhe të këqija me ta. Unë e dua repin, por kurrë nuk mund të jetë më i rëndësishëm se shokët që kam. Fundja unë jam rritur me Lumin, Visarin, Festimin, Viganin, Singullarin, MC Kreshën, Agon Amigën, Getin dhe kur them jam rritur unë mendoj kam kaluar një pjesë të rinisë me ta dhe mos të harroj se unë jam rritur me repin që kanë bërë Tingulli3nt, Ritmi i Rrugës, Etno Engjujt, Unikatilin e të mos them që isha pjesë e BabaStars dhe aty jepnim dhe merrnim të gjithë. Kështu që repin në asnjë mënyrë nuk e lë të futet në mes.
Thonë që Noizyn e ke kundërshtarë të madh, si i sheh këto pohime dhe pozicionin tënd ndaj tij?
Jo. Ne me Noizyn të kishin qenë rrethanat tjera ndoshta edhe kishim qenë shokë, sepse unë personalisht asnjëherë nuk ndenjur me të dhe personalisht unë me Noizyn asgjë nuk kam. Kurrë asgjë nuk më ka bërë (pos që ka sharë në këngë, por kjo gjithnjë shkon në disfavor të repit që ai bën) dhe unë s’i kam bërë asgjë. Gjithnjë flas në baza personale. Ajo rrahje që ka ndodhur ka qenë vetëm pjesë e një mosmarrëveshjeje midis BabaStars dhe OTR dhe natyrisht çdokush do të mbronte shokët e vet.
Po kënga 100 probleme kujt i dedikohet?
Nuk i dedikohet asnjë personi të caktuar. I dedikohet rikthimit tim dhe fansave të mi.
Të dëgjuam te "E diela shqiptare", ku the se "nuk dështon ai që rrëzohet, por dështon ai që nuk ngritet përsëri". Çfarë domethënie ka kjo?
Kjo është ajo që e thashë edhe në fillim. Para se ta lija repin unë mendoja se isha në kulmin e karrierës, por nuk ishte ashtu. Unë në të vërtetë për çdo ditë po rrëzohesha. Së paku në sytë e familjes sime dhe miqve të mi të ngushtë. A ka gjë më e rëndë se sa ti thuash miqve tu të ngushtë nuk kam kohë sot, nuk kam kohë nesër, ose ta shohësh familjen vetëm të dielave kur zgjohesh nga gjumi i lodhur nga koncertet? Ta shikosh veten në pasqyrë dhe ti thuash vetes, a ky jam unë?
Dikush thotë rrahja me Noizyn e ndali, dikush thotë sulmi që më bënë për shkak të Dafinës. Unë them të gjitha ato që përmenda e edhe këto. Nëse dikush e ka stil të jetës rrahjen, unë sigurisht nuk e kam dhe as që dua të jem pjesë e atij ingranazhi. Megjithatë, truri punon për gjëra më të mëdha. Truri im është i fokusuar në diçka shumë më pozitive dhe kreative se sa marrja apo dhënia e grushteve dhe e di që njerëzit, ata që më urrejnë do ta komentojnë në mënyra të ndryshme, ashtu si u konvenon atyre për këtë që po e them, do të shajnë në mënyra të ndryshme, por nuk ka fare rëndësi ajo që e thonë ata, por çfarë mendoj unë për komplet këtë gjë. Do të ishte mirë ta kuptojnë këtë që po e them, nëse jo, nuk ka rëndësi, nuk mund tu jap asgjë më tepër se që kanë.
Si reagon ndaj komenteve që shkruhen?
Edhe për këtë gjë jemi përkujdesur si ekip. Para se ta lija repin, unë isha tërë kohën me sy në telefon duke shikuar se kush çka po thotë, pse po e thotë, isha bërë i varur nga Facebook, Twitter etj. Tani më jo. Unë jam tërë kohën ne telefon, por kryesisht me miq të mi dhe i kam momentet e caktuara të ditës, kur dy menaxherët e mi më thonë tani është mirë të dalësh publikisht dhe tani jo.
Në këtë kuptim edhe komentet qofshin ato të mira apo të këqija shkojnë nëpër filtër të menduar shumë mirë. Menaxherët paguhen për atë gjë, të gëzohen apo të hidhërohen në vendin tim dhe të mi tregojnë vetëm ato komente që shkojnë në favor të qenies sime si artist qoftë në rep qoftë në regji filmi. Për këto dy vjet unë kalova përmes një shkolle shumë të mirë personale të komunikimit dhe mësova shumë gjëra që duhet apo nuk duhet t’i bëj. Dhe kjo është njëra prej tyre. Mos lexo komente, angazho menaxherin për këtë gjë. Truri yt duhet të jetë në funksion të qenies tënde si artist dhe si njeri.
Por, ti je aktiv në rrjetet sociale…
Rrjetet sociale tani i përdor për funksionin që ato kryejnë për krijimin e rrjetit social të gjerë i cili shkon në funksion të imazhit tim si artist. Rrjetet sociale marrin vetëm atë që unë dua ta jap. Aq.
Keni ndërruar tani edhe bashkpuntorët. Cilët janë ata dhe a mund të presim një ndërrim stili në hip hopin që ti bën?
Nëse mendoni në label, unë kam qenë në BabaStars, tani jam vetëm, jam Ledri Vula. I respektoj të gjithë për punën që bëjnë. Por tani dua të ec vetë. Punoj me BigBangBeats StashBeats dhe i incizoj gjërat e mija në RedBox Entertainment sa i përket repit, ndërsa sa i përket gjërave tjera e përmenda edhe më lartë punoj në ZeroPozitive, RTV 21 dhe kam agjencinë time Think Big.
Telegrafi ka informacione se keni përfunduar albumin dhe se “100 Probleme” është vetëm një ‘warm up’ para publikimit të këngëve tjera. Sa të vërteta janë këto informacione dhe çfarë mund të thuash për projektet e të ardhmes?
Telegrafi edhe para një kohe pat thënë "Ledri po i kthehet muzikës". Pastaj Telegrafi në një farë mënyre ma "prishi" befasinë që ia bëra për ditëlindje nënës sime duke publikuar një ditë më herët se unë do ta promovoja klipin për ditëlindjen e saj. Kështu që punën e kësaj "warm up" ta lëmë ta kuptojnë si të duan lexuesit tuaj.
Anxhela Martini, cili është vendi që ka bukuroshja në jetën dhe karrierën tënde?
Ajo është një modele dhe një vajzë shumë ambicioze. Ka punuar në klip dhe në komplet imazhin e krijuar me shumë përkushtim. Unë e çmoj shumë për punën që ia ka dedikuar këtij projekti dhe mund të them natyrisht se me vet faktin që ka qenë pjesë e suksesit të klipit tim ajo ka vend të veçantë në jetën time. Të them që vend të veçantë kanë edhe Fadil Berisha, Artan Korenica, Adhurim Kida, e të përmend këtu edhe Zogun, Blair Berisha, Rezarta Galicën. Dhe, e tërë kjo nuk do të ishte e mundur po të mos e kisha mbështetjen e madhe të RTV21. Nëse më lejohet dua ti përmend këtu ata që tërë kohën më kanë qëndruar mbrapa dhe më kanë mbështetur moralisht Korabin, Labeatin në Amerikë dhe Arbrin, Ermalin, Rronin, Lekën, Leartin, Fatonin e shumë miq të tjerë në Prishtinë.
“100 Probleme” vs “99 Problems”, je inspiruar nga Jay Z, cili prej reperëve ndërkombëtar momentalisht tërheq vëmendjen tënde?
Unë e dëgjoj Jay Z dhe Drake, por 100 problemet e mija janë 100 problemet e mija dhe s’kanë fare të bëjnë me 99 problemet e Jay Z. Është një koncidencë shumë najs.
Ledri, Telegrafi të dëshiron shumë sukses në aventurën tëndë të re, me shpresën se do t’i kalosh me sukses stuhitë dhe problemet që do të të dalin përballë.
Faleminderit shume. Edhe ju 100 probleme s’mund t’iu ndalin. Keep up the good work.
/Telegrafi/
Faqja zyrtare e Ledrit në Facebook – Ledri Vula
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS
'Policia' ngjitet në skenë për Noizyn, improvizohet arrestimi i reperit gjatë koncertit të tij në Tiranë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë