LAJMI I FUNDIT:

Afërdita, bukuria që flet…

Afërdita, bukuria që flet…

Ajo është një prej emrave më të përfolur në botën e shoë-bizit shqiptar, qoftë për projektet e saj me të cilat nuk ndalet asnjëherë, qoftë për jetën e saj private. Konsiderohet një prej femrave më të bukura shqiptare dhe jo më kot e mban këtë epitet, pasi sukseset flasin për të. Bukuroshja shqiptare, Afërdita Dreshaj, flet në një intervistë super ekskluzive për Telegrafin rreth projekteve të reja dhe jetës së saj private.


Telegrafi: Ke pasur shumë angazhime së fundmi. Çfarë mund të thuash për projektet tua, në cilat projekte jeni përfshirë së fundmi dhe cilat janë planet tjera të së ardhmes?
Afërdita: Dihet projekti im i ri si prezantuese në një emision në Agon Channel. Tani jam duke e realizuar një projekt të ri muzikor me kompaninë Elephant. Është një këngë ritmike, është një këngë pak më ndryshe se “Superstar”. Më pëlqen shumë, besoj se do të pëlqehet nga publiku.

Telegrafi: Si do të jetë titulli i këngës suaj të re, që do ta realizoni me kompaninë Elephant?
Afërdita: Titullin nuk e kemi vendosur ende, mbetet për t’u vendosur me bashkpuntorët e mi, një prej të cilëve është Blero. Do të ketë projekte të reja, dhe një videoklip.

Telegrafi: Ku mund ta shohim Afërditën më shpesh, pasi që njiheni për udhëtimet e shumta dhe angazhimet anë e mbanë globit?
Afërdita: Kam qëndruar së fundmi më shumë në Amerikë, por nuk do të jem atje për katër muaj, për shkak të projekteve të reja.


Telegrafi: Keni filluar një emision televiziv në Agon Channel, me Adi Krastën. Çfarë mund të zbuloni rreth këtij projekti?
Afërdita: Emisioni quhet “Duartrokitje”, do të jem prezantuese përkrah Jessica Berberit dhe Adi Krastës. Jam me fat që do të kem përkrah një prezantues, një emër kaq të madh në mbarëshqiptari. Do të jetë çdo të shtunë në ora 21:00 në Agon Channel. Është një emision me risi të shumta. Do të ketë shumë risi…

Telegrafi: Angazhime në muzikë, angazhime në televizion… por çfarë po ndodhë me karrierën tuaj prej modele?
Afërdita: Modelizmi… kam qenë katër muaj në Amerikë nga shtatori deri më tani, kam punuar shumë. Tani për katër muaj do të jem këtu. Kam angazhime, kam kontrata për modelim me vite të nënshkruara. Më duhet të shkoj më shpesh në Amerikë. Më pëlqen Tirana, por më mungon Amerika. E kam familjen atje, ndihem e vetmuar, por me punë po tentoj t’i iki vetmisë.

Telegrafi: Jeta private… ka pasur shumë spekulime, pa qartësi, polemika. Si qëndron Afërdita në jetën private?
Afërdita: Është intervista e parë që jap për një medium nga Kosova. I jam larguar shumë intervistave, por për shkak të bashkëpunimit tuaj me Elephant, keni përparësi shumë të madhe.
Dua të filloj nga videoklipi i “Superstar”. Vetë kënga ka treguar se ajo pjesa e revistës. Pse e kam bërë pjesën e revistës? Desha të spjegoj se të gjithë jemi në showbiz edhe ju si gazetarë edhe ne si këngëtare, apo modele… çdo gjë bëhet më e madhe se që duhet. Pa marrë parasysh nga një fotografi, apo diçka tjetër, çdo gjë bëhet më e madhe se që duhet. Kam dashur të tregoj se nuk është çdo gjë e vogël e vërtetë që bëhet, ohh Afërdita me të dashur të ri, ooo Afërdita në lidhje me këtë. Nuk do të thotë të jemi të lidhur, e të bëhet një ekstrem.

Në momentin që jam ndarë me Shpatin, e kam cekur se jemi të ndarë, jemi ndarë. Nuk jemi ribashkuar unë me Shpatin. Ne jemi shokë, jemi të lidhur normal, jemi shokë. Ndoshta do të na shihni duke pirë kafe ose në një darkë, jemi shokë shumë të mirë. Nuk do të thotë se jemi ribashkuar. Ai ka jetën e tij, unë kam jetën time…

Për momentin jam ‘single’, jam duke shijuar momentet më të mira të karrierës time. Është një moment i bukur që po jetoj. Dyshoj se dikush do të dëshironte një të dashur me angazhime shumë… haha (bëj shaka). Ka pasur shumë thashetheme për mua. Po të isha në dashuri, nuk do të kisha pasur frikë të tregoj, është normale të biesh në dashuri, do të t’iu kisha treguar të gjithëve. Por rrjetet sociale e bënë të vetën…

Telegrafi: Rrjetet sociale… Twitterin e keni të verifikuar nga rrjeti i dytë më i madh social në botë, por a keni Facebook dhe Instagram?
Afërdita: Nuk kam Facebook… ka ‘fan page’ që nuk është në dorën time. Facebook nuk kam, flasin dikush në emër tim. Çdo kontakt për mua, e kam Twitterin e verifikuar. Kam Instagram që komunikoj me fotografi me njerëzit që duan të dinë se çfarë bëj në jetën time. Kaq…

Telegrafi: Ju faleminderit për intervistën ekskluzive, ju dëshirojmë shumë sukses në karrierën tuaj të mëtutjeshme si këngëtare, modele dhe sidomos si prezantuese.
Afërdita: Telegrafi më pëlqen, informohem vazhdimisht nga portali juaj sa i përket botës shqiptare dhe ju bëj shpesh retweet edhe në Twitter. Kisha nderin të jap intervistën e parë për ju pas shumë e shumë kohësh. Ju faleminderit gjithashtu dhe suksese…

/Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Kalo në kategori