LAJMI I FUNDIT:

Valdet Rama: Kosova, zemra ime

Valdet Rama: Kosova, zemra ime

Ai zuri kryetitujt e gazetave në Spanjë. Ishte temë e jashtëzakonshme diskutimi në Evropë dhe burim për t’u krenuar në Kosovë. Futbollisti shqiptar që luan për klubin futbollistik spanjoll, Valladolid, Valdet Rama, ka folur në një intervistë ekskluzive për Telegrafin rreth golit sensacional të realizuar së fundmi, karrierën e tij dhe nëse do të luajë për Kosovën në të ardhmen.

Intervistoi: Arnolld Korenica


Telegrafi: Je shndërruar në sensacion të jashtëzakonshëm për shkak të golit të realizuar së fundmi ndaj Athletic Bilbaos në minutat e fundit. Të gjithë sportdashësisht kanë diskutuar rreth atij goli të magjishëm. Sa i rëndësishëm ka qenë ky gol për ju, duke marrë parasysh se keni qenë pesë javë jashtë fushave për shkak të lëndimit?
Valdet Rama: Për mua ka qenë diçka e mirë, pas lëndimit pesëjavësh. Kam qenë shumë i përgatitur, që të kthehem sa më shpejt. Ishte goli i parë pas lëndimit dhe natyrisht se një fitore, është një ndjesi më e mirë. Ëndërroja të shënoja golin e parë, tashmë jam shumë i kënaqur, edhe pse fitorja e ekipit për mua është më e rëndësishme.

Telegrafi: Cili është pozicioni juaj i preferuar, në krah apo në mesfushë ofanzive?
Valdet Rama:
Në krahun e majtë dhe të djathtë mund të luaj në dy pozicione, por edhe në mesfushë s’është problem për mua. Në sulm nuk kam luajtur edhe pse edhe aty do të kisha luajtur mirë. Në pozicionet ofanzive mund të luaj pa problem. Më së miri e ndiej veten në krahun e majtë.


Telegrafi: I shikove lojtarët përballë në sy, shikove më pas përreth, fillove ta driblosh topin dhe stadiumin e kaploi një qetësi, hyre në mesin e katër-pesë lojtarëve dhe lansove një goditje që shtangu portierin, por jo tifozët kundërshtar që edhe pse rival, ju duartrokitën. Është guxim i madh ta bësh këtë pasi ishe i lënduar pesë muaj. Të gjithë flasin për ty pas këtij goli. Si e përshkruan këtë moment?
Valdet Rama: Mendimi im i parë është të shkoj te goli. Në atë moment edhe Bilbao më dha hapësirë dhe për mua ka qenë fenomenale, sepse besoj qe kam edhe shpejtësinë e duhur, por kam qenë pak i befasuar sepse një ekipi si Bilbao, nuk guxon t’i ndodhë kjo. Është një ekip që lufton për Ligën e Kampionëve, por jam ndier mirë pas këtij goli.

Telegrafi: Ke qenë pesë javë jashtë fushave. Trajneri i skuadrës së Valladolidit, a ka besim që të startojë me ju në ndeshjet e ardhshme, si titullar?
Valdet Rama: Kam luajtur në shumë ndeshje si titullar para lëndimit. Më ka dhënë shumë herë minuta dhe e di se trajneri ka besim tek unë. Nuk jemi si klub në situatë të mirë, jemi duke luftuar për të mbetur në kampionat dhe ndonjëherë trajneri vendos për lojtarë defensiv. Ato i vendos trajneri dhe çdo herë tentoj të jem i gatshëm. Unë e di se trajneri e di se çfarë cilësish ofensive kam dhe besoj që mund të shkoj më larg në një skuadër që ka mentalitet ofensiv dhe që luan në Ligën e Kampionëve.

Telegrafi: Pasi që e përmendët një skuadër tjetër, është afati kalimtar i janarit. Lojtarët transferohen dhe je një prej lojtarëve më të talentuar në La Liga. Nuk mungojnë ofertat, por a mund të zbulosh a ke oferta nga klube tjera si në Spanjë, ashtu dhe jashtë Spanjës?
Valdet Rama: Agjenti më ka njoftuar se shumë ekipe spanjolle janë interesuar për mua, por edhe jashtë Spanjës. Unë kam kontratë një vit e gjysmë dhe pse jo, do të kisha pasur dëshirë në një të ardhme të luaj në një ekip më të madh, por nuk mund të përmendi emrat e klubeve për shkaqe konfidenciale. Shpresoj se më kuptoni…

Telegrafi: Kosova është lejuar së fundmi nga FIFA për të luajtur ndeshje miqësore ndërkombëtare. Është ngritur një debat i madh për atë se nëse lojtarët nga Kosova që luajnë për Shqipërinë do të përfaqësojnë Kosovën, apo Shqipërinë. Është pyetje e drejtpërdrejt. A do të vazhdoni të luani për kombëtaren e Shqipërisë, apo për përfaqësuesen e Kosovës?
Valdet Rama: Për Kosovën është ky një hap i madh që e ka pranuar FIFA. Unë s’kam luajtur disa ndeshje për Shqipërinë edhe pse e kam ndier veten mirë, sepse të gjithë jemi një komb dhe flasim një gjuhë. Tani të ardhmen nuk e di. Ftesa më kë ardhur nga Shqipëria dhe jam i lumtur aty. Çdo lojtar do të kishte pasur dëshirë të luante në kualifikime dhe Kosova për momentin nuk luan në kualifikime.

Telegrafi: A do të thotë kjo se nëse Kosova do të pranohet që të luajë edhe në kualifikime si reprezentacion, a do të luani në atë rast për Kosovën?
Valdet Rama: Janë disa gjëra që duhet t’i shqyrtoj me familjen time dhe të marrë një vendim. Natyrisht se Kosova është në zemrën time, aty jam lindur. Është dëshirë e çdo lojtari dhe ja kemi borxh Kosovës. Nuk e di çfarë do të bëj për momentin, por zemra ime është me Kosovën. Edhe për Shqipërinë kam dhënë maksimumin tim dhe edhe për Shqipërinë luaj me zemër.

Telegrafi: Një konkurrent potencial në pozitën tuaj për përfaqësuesen në krijim të Kosovës apo të Shqipërisë është Adnan Januzaj. Çfarë i rekomandon anësorit të Manchester United, pasi ende vazhdojnë spekulimet për të ardhmen e tij se për cilën kombëtare mund të luajë.
Valdet Rama: Natyrisht se Adnani është një lojtar jashtëzakonisht i mirë, për vjetët që ka, është lojtarë fenomenal. Po tregon një nivel të lartë te Manchester United, e kam parë në disa lojë. Jam i kënaqur me të, ai po luan lojë ofensive dhe të qetë. Është shumë i mirë si lojtar. Ai i ka 18 vjet dhe nuk e ka të lehtë të vendosë, këtë do ta bëjë me familjen. Nuk e di çfarë do të vendosë, është profesional dhe besoj se ai do të vendosë me zemër. Një gjë është e sigurt – Shqipëria dhe Kosova sigurisht kanë nevojë për një lojtar si Adnan Januzaj.

Telegrafi: Jeta e juaj private, një pikëpyetje e madhe. A të flen zemra për dashuri në Kosovë, apo jashtë vendit tuaj. Çfarë mund të thuash për publikun?
Valdet Rama:
Është jeta ime private, për të cilën nuk dua që të diskutoj nëpër media e as gazeta. Jam në lidhje me një femër, por më shumë nuk mund të zbuloj.

Telegrafi: Një pyetje për të cilën janë pyetur të gjithë lojtarët dhe trajnerët e njohur në futbollin evropian. Ronaldo e fitoi Topin e Artë, por a e meritoi ai, Messi apo Ribery?
Valdet Rama: Për mendimin tim Messi e meriton çdo herë dhe normalisht edhe Ribery e meriton. Të tre lojtarët kanë pasur një vit të mirë. Kanë vendosur që Ronaldo të shpallet më i miri dhe besoj se të gjithë e kanë pranuar. Ronaldo është lojtar i madh.

Telegrafi: Faleminderit shumë për intervistën, ju dëshirojmë karrierë të suksesshme dhe formë të lartë konsistente në La Liga, e pse jo edhe në ndonjë klub më të madh evropian, t’iu shohim në Ligën e Kampionëve.
Valdet Rama: Ju faleminderit gjithashtu, jam i hapur çdo herë për Telegrafin. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bëhet viral goli i tretë i Harry Kane ndaj Augsburgut

Bundesliga
Haaland rrezikon të dënohet me burg në Zvicër

Haaland rrezikon të dënohet me burg në Zvicër

Ndërkombëtare
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Kalo në kategori