LAJMI I FUNDIT:

Morena Taraku – vajza të cilën e dëshirojnë të gjithë

Morena Taraku – vajza të cilën e dëshirojnë të gjithë

Secili që e ka njohur së paku ndonjë vajzë të tillë, patjetër se e ka mbajtur në mend... Kjo njëzetvjeçarja Morena Taraku që shquhet për aristokracinë e saj, elegancën, qëndrimin, shijen, mënyrën e të folurit, ecjen... e shumëçka tjetër.

Intervistoi: Gazmend Kajtazi

Me transformimin e vet të pazakonshëm ka arritur majat e bukurisë. Është zgjedhur “Miss Kosova 2010”, “Miss Liberty of the World 2012", mori pjesë në “Miss Earth 2010”, ka përfaqësuar Shqipërinë në “Miss World 2012”; shijoi aventurën e saj në “VIP Shpija 3”, provoi veten si prezantuese e “Video Festit Muzikor”, është imazh publicitar i DigitAlb….Ka treguar edhe më shumë nga talenti i saj i fshehtë dhe, akoma është një ndër personazhet më të dashura të skenës vendëse.

Ta njohësh privatisht, është kënaqësi e vërtetë, sepse krahas të gjitha sukseseve të cilat i ka arritur, ajo edhe më tej është shumë e shoqërueshme, e hareshme dhe vajzë shumë interesante. Ajo që pëlqehet tek Morena është edhe stili i saj i veshjes, i cili, para së gjithash, është i pazakonshëm, herë-herë edhe avangarde.


Morena, tani e di se çka dëshiron. Mirëpo, është edhe e vetëdijshme për atë që posedon. Me buzëqeshjen e saj karakteristike thyen edhe karakteret më të vrazhda.

Morena, cilat mund të konsiderohen si sukseset tuaja gjatë kësaj karriere deri tash?
Çdo sfide të re i gëzohem, çdo hap që bëj mundohem ta kurorëzoj me sukses. Fundja, çdo gjëje që në jetën time i fala buzëqeshje, e quaj sukses.

Pjesëmarrja në manifestime bukurie është cilësuar si një botë e bukur me shkëlqim, sharmë. Kështu është vërtet?
Në çdo rrugë që hyn, je ti që i jep sharmin apo shkëlqimin e dëshiruar…Spektri ka shumë ngjyra.

Si e niset ju këtë udhëtim? Pra, si u integruat në tregun e bukurisë?
Mendoj se këto gjëra nuk nisen, ato kanë lindur bashkë me mua…është momenti dhe fati që të udhëhiqi me to. E, kjo mua është duke më përcjellë që nga mosha 16 vjeçe.

Thuhet se bukuria është shumë e rëndësishme kur vendos të merresh me art. Ç’ i duhet tjetër një femre për t’u bërë e suksesshme?
Vet arti është i bukur, andaj bukuria e femrës dhe arti sikur shkojnë paralel, por nëse kjo fisnikërohet edhe me mençuri, suksesi nuk mungon.

Mis, imazh televiziv…, çfarë ju bën të ndiheni e tillë, me pak fjalë çka keni ju ndryshe nga të tjerat?
Njeriu i gëzohet asaj që e do, secili ka diçka të veçantë që e bën të dallojë nga të tjerët.

Çfarë të nevojitet që të dukesh pikërisht kështu siç je?
Buzëqeshja ime.

Çfarë përfitoni ju si mis, atëherë përmes programeve të bukurisë?
Të vetmit përfitim që i gëzohem është shoqëria.

Eksperienca juaj jetësore më e bukur deri tani, cila është?
Ajo që do të vijë. Gjithmonë hapëroj përpara.

Dukesh shumë e bukur dhe bukur e grimuar. Sa shpenzon për dukjen tënde?
Nëse flasim për evenimente, grimi është pjesë përbërëse e tyre, por përditshmëria ime është e thjeshtë dhe pa grim. Të vetmen gjë që shpenzoj është koha, hahaha…

Për veshjet vendos vetë apo këshillohesh me stilistë?
Aty ku ndihem rehat – ky është stili im. Këshilltarin më të mirë që nga fillimi e kisha vetveten, prandaj vazhdoj ta këshilloj vetëm unë Morenën.

A bën ushtrime? Nëse po, çka preferon: aerobi, fitness, jogë, pilates, shkathtësi luftarake apo diçka tjetër?
Jam marrë me karate, ndërsa tani me fitnes.Një pyetje që u bëhet bukurosheve dhe që është normale për shkak të fushës ku ato punojnë është se në qoftë se do t’ju propozonin të pozonit nudo për një revistë prestigjioze botërore, do të pranonit?
Nuk mendoj se bukuria e femrës qëndron në lakuriqësi.

A i lehtëson gjërat bukuria për femrat, a e kanë më të lehtë ato të gjejnë dashurinë?
Thonë se fati buzëqesh, jam unë ajo që besoj në fat, e jo në bukuri.

Çfarë kushtesh duhet të plotësojë dikush për të qenë miku juaj?
Duhet të jetë i sinqertë.

Femrat e bukura gjykohen si të përcipta, e ke ndjerë këtë gjë?
Ky është gjykim i rremë. Mençuria nuk peshohet me terezi.

A është e vështirë të ecësh në jetë kur je një vajzë e bukur?
Jo. Rrugët janë përplot me vajza të bukura.

Çfarë të mungon për ta plotësuar jetën tënde?
Nëna.

Çfarë ju jep më shumë kënaqësi në këto momente?
Babai im, ai i cili më bën të buzëqeshi edhe kur kam sytë me lot. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Granit Xhaka shënon gol spektakolar në fitoren e thellë të Bayer Leverkusenit dhe njofton se do të bëhet sërish baba

Bundesliga
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Kalo në kategori