Përtej orbitës së modës, Afërdita ka një jetë të mbushur plot shkëlqim. Gjatë kësaj dekade ka zgjedhur të mos jetë vetëm një femër pasarelash, por diçka më shumë.
Intervistoi: Gazmend Kajtazi
Nuk ka pikë dyshimi që Afërdita Dreshaj di të rrëmbejë me çdo kusht vrojtimet e të tjerëve, por edhe zemrat e fansave, si me vokalin po ashtu edhe me sharmin e saj. E megjithatë aventura e saj e jetës i ka kapërcyer lehtësisht kufijtë e imagjinatës, përveç të atyre shqiptarë, edhe kufijtë e vendeve ekzotike përrallore, mitike me imazhe ekzotike. Dhe Afërdita nuk e ndalon rrezatimin këtu.
Në bisedën që bëmë me të, kuptuam se, përveç pamjes, ajo është një njeri që bën një jetë normale, që vrapon për në punë dhe që synon të arrijë rezultate të shkëlqyera në fushën ku përqendrohet. Në këtë rrëfim kemi mësuar më shumë për jetën e saj të momentit…
Si e kujtoni fëmijërinë tuaj, ishte e qetë, apo plot bujë?
Kur i mbyll sytë dhe mendoj fëmijërinë, e mendoj të lumtur, të rritur në një vend të quajtur njëjtë sikur mbiemri im, Dreshaj, afër familjes më të ngushtë, derisa babai im u nda nga jeta dhe gjërat ndryshuan… u shpërngulëm në Amerikë për një jetë më të lehtë dhe më të mirë!
Eksperienca e parë ka qenë si modele apo jo, na trego si u bëtë pjesë e kësaj rruge?
Para se të filloja modelingun, babi im i ndjerë dëshironte të më fuste në fushën e muzikës ku dhe bëra këngën time të parë kur isha vetëm 12 vjeçe, por sërish gjërat ndryshuan; ai u largua nga jeta dhe ne u shpërngulëm në Amerikë. Isha 17 vjeçe kur një fotograf më bëri një sesion me foto dhe i dërgoi ato në një agjenci mode dhe… aty filloi e tëra!
Cilat janë emocionet tuaja të para në këtë fushë?
Në fillim kisha frikë, nuk kisha dhe aq eksperiencë, nuk doja të udhëtoja vetëm, por dalëngadalë fillova të mësohesha dhe sa më shumë sfilata dhe sa më shumë foto-sesione që bëja, aq më shumë e dashuroja këtë punë.U bë kohë që jeni integruar në sferën muzikore. Pas suksesit të këngës ‘Nëse je burrë’, ‘Unë nuk jam ajo’, ‘Për ty dridhem’, keni publikuar edhe një përmbledhje të këngëve tuaja, të titulluar “Just kiss me”, “Komplikimi”, “Qyteti hesht”. Mendoni se ka qenë dhe bukuria juaj që ka elektrizuar publikun dhe skenën?
Muzikën e dashuroj, aty jap energjinë time dhe ndjenjat që nuk shihen në ditët e përditshme! Çdo skenë do zbukurim, pa i marrë parasysh nga artisti që hyn në skenë apo gjërat e tjera konkrete. Një ëmbëlsirë duhet të bëhet shumë e mirë për ta shijuar mirë, por ato zbukurimet e fundit që i bëjnë mbi të e bën për ta shitur më lehtë!
Editimi i këngës, i videoklipit, kërkon shumë nerva, energji dhe durim. Ku e gjeni ju energjinë kur ajo bie në rezervë?
Është e vërtet që do shumë energji dhe nerva, është pak e vështirë, por e falënderoj Shpatin që e kam pasur në këto raste pranë meje!
Cilat mund të konsiderohen si sukseset e tua gjatë kësaj karriere deri tash?
Konsideroj shumë suksese, duke filluar nga Miss Kosova, deri te Miss Universe, në revista nëpër botë, kopertina, sfilata, kontrata…etj. Çdo sukses ka vendin dhe peshën e vet!
Mendon se është më interesante bota e muzikës apo ajo e modelistes?
Bota e modelistes është më interesante dhe është shumë e bukur!
Jeta jep shumë kohë për të kuptuar shumëçka, por nuk jep kohë për të realizuar gjithçka. Megjithatë, ju jeni treguar e suksesshme, madje në tri fusha të ndjeshme. Si po arrini të jeni e vlefshme në shumë fronte arti?
Jam person plot energji pozitive, por edhe punoj shumë… nuk dorëzohem, dashuroj artin dhe kam shumë dëshirë të udhëtoj. Prandaj, punoj dhe i falem Zotit që kjo punë po kurorëzohet me sukses!
Mund të na zbuloni diçka rreth planeve tuaja të afërta?
Për momentin gjendem në New York, kam koncert këtu, pastaj do të iki në Atlanta për një punë modelingu, për të vazhduar në Miami ku kam agjencinë time të modës që më pret me shumë angazhime. Dhe, ëmbëlsira vjen e fundit – në Shqipëri për një këngë, klip dhe kontratë të re!Të kërkuarit e vazhdueshëm të famës nuk ju vë ndonjëherë në një pozicion jo të rehatshëm?
Shpeshherë arti ka pozicione jo të rehatshme, por këto janë gjërat që duhet sakrifikuar për të qenë një person publik dhe që të mos ndalosh!
Në luftën për ta gjetur veten keni ndjekur ndonjë shembull?
Shumë shpesh ndjek shembuj dhe më ndihmojnë që të jem më e fortë.
A i besoni vetes, apo kërkoni edhe ndihmën e tjetërkujt?
I besoj vetes, por marr shumë opinione. Kam dëshirë të dëgjoj mendimin e shumë njerëzve dhe në fund vendos vetë.
Gjithmonë jepni idenë e një femre të fortë. Kështu jeni përherë? Si reagoni ndaj situatave të ndryshme?
Jam femër e fortë, por jam e ndejshme, jam femër që nuk kam frikë nga lotët, prandaj qaj shumë shpejt, sepse mendoj që aty shihet që ndjej diçka brenda… Nëse dua, atëherë vërtet dua me shpirt… Nuk kam frikë të provoj në jetë, mendoj shumë, por kur e them një gjë, e them sigurt!
Besohet se njerëzit janë të bukur kur janë të dashuruar dhe kur dashurojnë, cila është përvoja jote?
Njeriu është i bukur kur e ka shpirtin të mirë, njeriu është i lumtur kur tregon dashuri dhe kur nuk frikohet nga ndjenjat.
Çka mund ta bëjë femrën më të mençur në dashuri – dështimet në dashuri apo fitoret?
Femrën e bën të mençur në dashuri një mashkulli që i jep besim dhe siguri në dashuri.
Ekziston bindja që meshkujt u frikësohen femrave të fuqishme. Sa është e vërtetë kjo?
Ekziston! Në momentin kur femra bëhet më e fuqishme se një mashkull, ndodh që mashkulli të ketë frikë, sepse ai do që të jetë në pushtet!
“Çka e bën një mashkull mashkull, ndërkaq një femër femër (dhe anasjelltas)?”
Mashkull e quaj një person që vendos për vetveten! Femër e quaj një femër që ka karakter dhe origjinalitet, pa ndihmën e dikujt tjetër.
Çka nuk ua fal miqve, e çka meshkujve?
Nëse i quaj miq, atëherë duhet t’i fal dhe duhet harruar shumë gjëra, e nëse dua një mashkull – vlen po e njëjta gjë! Jam njeri që fal gabime!Kush jua bën jetën të ëmbël dhe pa brenga?
Motra ime, Jehona
Sa herë ju është thyer zemra?
Një herë… kur babi im u largua nga jeta.
Te kush kërkon mbështetje kur je e mërzitur?
Te mami dhe motra ime.
Kur inatosesh me dikë, çfarë ndodh? Dini të ziheni apo të mbani mëri?
Kam dëshirë të ulem dhe të diskutoj për gjërat që ndodhin apo më pengojnë. Kjo është zgjidhja më e mirë në të tilla raste.
Je penduar ndonjëherë për gjërat që i ke bërë?
Asnjëherë, çdo gjë ka ndodhur në kohën e duhur dhe në vendin e vet, më kanë mësuar në jetë dhe më kanë bërë më të fortë dhe kush jam unë sot!
Për çka në jetë nuk keni pasur guxim, e ndoshta akoma e lakmoni atë?
Fluturim me parashutë.
Flitet shumë për jetën tuaj. Thashetheme… Ndoshta po ju bezdis dhe unë. Cili është ai më i çuditshmi që të ka bërë përshtypje, ai me të cilin ke qeshur dhe ai me të cilin je mërzitur?
Thashethemet nuk më mërzisin, sepse nuk i quajnë kot thashetheme. Urrej gjërat që shkruhen që nuk janë të thëna nga unë dhe nga këto rrjete sociale ndodhin këto, shkruajnë me emra të personave publikë dhe gazetarët i marrin dhe qesin në gazeta pa qenë të sigurt. Këto janë ato që më mërzisin më shumë.
Je gjithmonë në formë dhe e mirëkuruar në pamje, cili është stili juaj i veshjes?
Gjatë ditës jam shumë e thjeshtë, pa grim dhe flokët të kapura, kurse kur kam takime apo kur dal në mbrëmje, veshi taka dhe rregullohem.
Për veshjet vendos vetë apo këshillohesh me stilistë?
Zakonisht zgjedhjen e bëj vet, por kam dhe stilistë, me të cilët konsultohem sa herë që jam këtu në Amerikë.
Cili është sekreti për të mbajtur trupin në formë?
Buzëqeshja…hahaha, definitivisht është gjenetike, e kam mamin, po ashtu me një trup të bukur.
A është e vërtetë që modelet mbajnë një dietë të rreptë? Cila është dieta juaj?
Wow! Jo, unë nuk mbaj dietë, ata që më njohin, e dinë shumë mirë sa, shumë ha unë, e dua ushqimin shumë dhe mendoj që një modelisteje i duhet ushqimi për të pasur fuqi dhe energji gjatë orëve të gjata të punës.
Çfarë këshille do t’u jepje vajzave adoleshente që të kenë një trup të bukur kur të rriten?
Mendoj që fitnesi është gjëja më e mirë, tjetër, të mos mbajnë dieta, sepse kjo është e dëmshme për trupin dhe të ardhmen.
Nëse do të thoshim se ke disa ditë të lira, çfarë do të kishe vendosur të bëje?
Ohh, vërtet këtë kohë të fundit s’kam pasur ditë të lira, por po të kisha, do doja të ikja në pushim me familjen time.
Çfarë ju jep më shumë kënaqësi në këto momente?
Shëndeti, familja dhe puna. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë