LAJMI I FUNDIT:

Shqiptari i suksesshëm me yjet botërore!

Shqiptari i suksesshëm me yjet botërore!

Keni qenë në koncertin e Busta Rhymes, apo keni dëgjuar për këtë ngjarje? Keni besuar se vërtet një shqiptar mund të ketë kontakte të zgjeruara me superyjet botërore që ai mund t’i sjellë në Kosovë dhe të cilët ju keni ëndërruar t’i shihni?

Është Nexhat Morina, shqiptari i cili jeton në Zvicër dhe i cili punon për agjensinë më të madhe zvicërane dhe evropiane të organizimit të koncerteve MOS Music Entertainment. Ka kontakte me shumë artistë të njohur botëror, disa prej tyre i ka sjellur edhe në Kosovë. Nga afër e përjeton me qindra herë brenda vitit atmosferën e punës me yjet e mëdha botëror, kërkesat që ata kanë dhe çdo gjë tjetër.

Intervistoi: Arnolld Korenica


The Game…

Kush është Nexhati, ku jeton dhe si e përkufizon profesionin të cilin e ushtron?
Nexhati: Unë jetoj në Zvicër, në Biel/Bienne. Kam kryer shërbimin ushtarak në Zvicër. Unë mbaj dy punë, vërtet nuk e di se cilin e kam profesion primar, megjithëse më shumë jam i përkushtuar në menaxhimin dhe aranzhimin e koncerteve për kompaninë MOS Music Entertainment.

Si shkove në Zvicër dhe a ke menduar ndonjëherë se do të kesh suksese të tilla?
Nexhati: Isha 17 vjeç kur u largova nga Kosova. Familjen e kam pasur në Gjermani, madje edhe gjyshi im ka qenë atje, kurse unë kalova në Zvicër sepse babai im nuk më lejoi as se si që të lëshoj Kosovën. Isha nxënës i shkëlqyeshëm, kurse braktisa shkollën dhe ika jashtë vendit. Qysh nga rinia ime e hershme kam qenë roker, ‘hipie’ i gjallë. Por, kurrë nuk kam besuar se një ditë do të kaloj në gangsta rap.

Me cilët artistë ke punuar deri tani dhe me cilët artistë botëror nuk je takuar ende?
Nexhati: Deri tani kemi punuar me shumë artistë, duke filluar nga ‘Old School’ deri te “New School. Kemi punuar prej KRS-One, mësuesit të hip-hopit, deri te Eminemi. Kemi punuar me Jay-Z, Kanye West, Lludakris, Snoop Dogg, Busta Rhymes, Cypress Hill. Wu-Tang Clan, Ice Cube, Sean Paul, The Game, Akon. Ka edhe shumë e shumë të tjerë. Me cilët nuk jam takuar ende? Dr.Dre ka refuzuar ofertën më të madhe që mbahet mend, por nuk jam takuar as me Lil Wayne, i cili ka një ndalesë për udhëtime në Europë për shkak të problemeve ligjore. Këta dy reperë, ende nuk i kam takuar.

B-Real nga Cypress Hill…

Me yje femra keni punuar ndonjëherë?
Nexhati: Po, kemi punuar me Ciara, Lil Kim, Missy Elliot, kurse të punosh me Adele dhe Jennifer Lopez është problem, pasi ata nuk bëjnë kurrë turne evropiane – organizojnë një deri në dy koncerte të mëdha në vit.

Cili koncert ka qenë më i miri për ju, kur dihet se keni përjetuar dhe aranzhuar me mijëra koncerte deri tani në karrierën tuaj?
Nexhati: Po, ka shumë. Kur flasim për koncertet, mua personalisht më ka pëlqyer koncerti i Unikkatilit në Zvicër, sepse aty është dëgjuar vetëm publiku, që i dinte të gjitha këngët në mend. Aty isha mysafir i koncertit, kurse të gjitha autostradat e Zvicrës para dhe pas koncertit kanë qenë plot me flamuj kombëtarë. Tipike për traditën tonë, e cila m’u kujtua në ato momente, pasi nuk e kam përjetuar një kohë të gjatë.

Keni udhëtuar shumë, veçmas me yje të mëdhenj botëror. Çfarë mund të na tregoni për jetën e këtyre yjeve V.I.P, me të cilët keni qenë bashk nëpër turne?
Nexhati: Yjet e mëdha bëjnë një jetë të veçantë. Çdo hotel apo prapaskenë për artistët me të cilët unë kam punuar kanë pasur kërkesa të mëdha. Madje kërkonin produkte që nuk ekzistonin në Zvicër dhe ka pasur raste kur është dashur të udhëtoj tërë natën me veturë për të blerë një gjë fare të thjeshtë. Kushtet i kanë në nivel jashtëzakonisht të lartë. Nuk do ta harroj kurrë kur në një prej festivaleve Eminem dhe Jay-Z direkt nga aeroporti ateruan në skenë me helikopter. Edhe Rihanna ka kërkesat e mëdha. Ajo kërkonte tri frizere, 10 kilogram akull dhe tri banjo në Hotel Hilton rezervim komplet, me Whirlpool Jacuzzi dhe gjithçka tjetër të nivelit më të lartë.

Lludacris…

Cili është ushqimi dhe cilat janë pijet e preferuara të këtyre yjeve V.I.P botëror?
Nexhati: Ushqimi më i preferuar i tyre është pulë me oriz, sushi japoneze dhe biftek, kurse pijet më të preferuara janë Hennesy, Jamaica Rum, Vodka Grey Goes, Moet, Tequila Patron dhe Conjure.

Me cilin artist ke kaluar më së miri dhe me cilët mbani ende marrëdhenie të mira private?

Nexhati: Kam raporte të mira me Lludacris, X-Zibit dhe Cypress Hill. Me Lludacris njihemi familjarisht, kurse sa i përket X-Zibit mjafton të them se kam qenë në shtëpinë e tij në San Diego të Los Angelesit. Ka pasur raste kur edhe kam pasur probleme me artistë, sepse shumë artistë të racës së zezë mendojnë se ne raca e bardhë jemi racistë, por i kam tejkaluar lehtë këto probleme sepse jam rritur këtu dhe thuajse me çdo racë kam kaluar mirë dhe jam integruar me sukses.

Çfarë mendon për artistët shqiptarë, a janë të denjë sa për t’i quajtur V.I.P?
Nexhati: Nuk mund të them se artistët e Kosovës janë V.I.P. Nuk funksionin asgjë në Kosovë. Nuk ka të drejtë autoriale dhe asnjë radio nuk funksionon si duhet. Dhe asnjë artist i ri nuk zbulohet, sepse nuk funksionin asgjë. Kam respekt për grupin NR dhe White OG, që dikur kanë qenë liderët e ‘underground’ rap dhe në këngët e tyre kanë pasqyruar realitetin.

Akon…

Sipas jush, a ka gjasa që ndonjëri prej këtyre artistëve aktualë, që janë në top të skenës shqiptare, të shpërthejnë në skenën botërore të muzikës?
Nexhati: As se si. Rita Ora dhe Action Bronson dihet se tashmë janë shqiptarët më të famshëm në botë në sferën e muzikës, kurse mundësinë për sukses ndërkombëtar ka pasur edhe Unikkatili, por Rebeli është rebel dhe ai ka refuzuar këtë mundësi.

Siç e dimë keni kontakte me reperin Rebel a.k.a Unikkatil, i cili është i njohur në gjithë trojet shqiptare. Jeni ndër të paktë njerëz që keni kontakte me të. Si e vlerësoni këtë kontakt të rallë me një prej reperëve më të mirë që ka gëzuar historia e repit shqiptar? A mund të zbulosh për fansat e tij ndonjë detaj interesant?
Nexhati: Po, kam kontakte me të gjithë anëtarët e TBA. Unë mund të them se në fillim i kam dëgjuar amerikanët, teksa më pas Unikkatili ishte i pari që bëri gangsta rap në Kosovë. Albumi i parë i Unikkatilit, “Unikkatil prezanton TBA” është albumi më i mirë i të gjitha kohërave. Aty shumë shqiptarë kanë mësuar shumë gjëra dhe njerëzit e kanë ndjerë veten shqiptarë. Dhe i vetmi koncert i mbajtur në Zvicër i Unikkatilit nuk kishte leje nga shteti zvicërran, që e shihte Viktorin si nacist kundër Sërbisë. Punën më të madhe në këtë koncert e ka bërë Lorenc Palokaj. Por, se kush është Unikkatili i vërtetë do të shihni më 15 korrik në stadiumin e Prishtinës. Do të befasoheni të gjithë.

X-Zibit…

Faqe të ndryshme nëpër rrjete sociale i shohin yjet botërorë si të kontrolluar nga i ashtuquajtur rendi i ri botëror, apo “Illuminati”. Edhe juve ju kanë cilësuar shpeshherë si të tillë. Na trego çfarë është ky fenomen?
Nexhati: Shpeshherë më thonë se edhe unë jam Illuminati. Kjo është bërë shumë e madhe nëpër internet. I kanë përzier shumë e shumë gjëra, kurse unë kam lexuar shumë për Illuminatin. Ekziston qysh nga viti 1776. Mund t’iu them që të shikoni datat e artistëve të cilët kanë vdekur dhe shikoni se çfarë mund të gjeni të përbashkët. Dhe mos iu besoni teksteve apo rrobave të yjeve të mëdha. Në ditën që një artist i madh nënshkruan kontratë me një ‘label’ të madh si Def Jam Record apo Cash Money Records etj., për mua ai artist e ka nënshkruar me gjakun e tij !

Shumë koncerte janë organizuar së fundmi në Kosovë. Me cilat kompani ke punuar deri tani?

Nexhati: Tani për tani kam punuar vetëm me NextLevel dhe Duplex Club Prishtina. Mendoj se do të punojmë edhe me agjensione tjera kosovare.

Dhe, shpresoj që në fund ta kesh rezervuar ekskluzivitetin për ne. Kush do të jenë artistët e mëdhenj që do të performojnë në Kosovë gjatë këtij viti dhe vitin e ardhshëm?

Nexhati: Do të ketë shumë artistë të mëdhenj vitin tjetër të cilët do t’i zbuloj kur të vijë koha ekskluzivisht për Telegrafin, pasi e kam problem të merrem me mediat tjera sepse ka shumë keqkuptime dhe keqpërdorime nga mediat në Kosovë. 100% është i sigurtë koncerti i Busta Rhymes, por edhe disa artistë të tjerë të cilët me kohë do t’i zbuloj për Telegrafin pasi të përfundojnë festivalet në Evropë. Në tetor do të vijë njëri nga legjendat e N.W.A që përbëhet nga Ice Cube, Dr. Dre dhe Eazy E.

Telegrafi ju falënderon për intervistën e dhënë, ashtu si për kontributin e vazhdueshëm në ofrimin e ekskluziviteteve, si një prej burimeve tona më konfidenciale pranë yjeve si shqiptarë ashtu dhe ndërkombëtarë. Ju dëshirojmë shumë suksese në të ardhmen.

Nexhati: Ju faleminderit shumë. Jeni mediumi numër një në Kosovë dhe më gjerë, ju dëshiroj shumë suksese.

/Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Analiza e

Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride

Siguri

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina

"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Kalo në kategori