Historia e saj nisi si ajo e qindra emigrantëve shqiptarë: një vajzë e vogël 9-vjeçare, që u detyrua të linte pas qytetin e lindjes, Shkodrën, për t'u larguar së bashku me familjen në Zvicër, në fillim të viteve '90. Por sot, emri i Anxhela Martinit renditet mes femrave më të bukura të botës, punon si modele me agjencinë e famshme ‘Elite’ në New York dhe është renditur ndër 10 femrat më të bukura të botës, në ‘Miss Universe 2010’, konkurs në kujdesin e Donald Trump.
Por, Anxhela 25-vjeçare, është në qendër të vëmendjes jo vetëm për arritjet e saj profesionale në fushën e modës, por edhe për historitë e përfolura të dashurisë, skandalet e vogla mediatike dhe batutat e guximshme.
Por, shkodrania Anxhela, nuk mjaftohet me kaq e shkon më larg … e bukur po, por edhe biznesmene! Gjithmonë në industrinë e modës e në një pikë që e njeh shumë mirë, atë të rrobave të banjës seksi. Fundja, kush më mirë se ajo mund t’u bëjë reklamë krijimeve të veta?
Jeni larguar nga Shqipëria, fare e vogël, në moshën 9-vjeçare. Mban lidhje me vendlindjen, apo ruan kujtime që të lidhin me Shkodrën?
Sigurisht! Shkodra fle thellë brenda meje; është vendi ku filloi gjithçka dhe portreti i asaj çfarë jam sot. Shumë kujtime më lidhin me atë qytet – gjëja e parë ë vjen ndër mend është dashuria. Ajo më e madhja e e pakushtëzuara: dashuria e prindërve të mi. E më tej, dhjetëra të tjera: ushqimi i mrekullueshëm shqiptar, ai që gatuante mamaja ime, apo qasja me ekranin, programet argëtuese italiane kanë qenë të preferuarat e mia; fqinjët me thashethemet e së përditshmes, unë herë vajzë e herë djalë çapkën, konkursi i parë i bukurisë (kur isha ende fëmijë), mësuesit e parë e të tjera kujtime, që mbushën nëntë vitet e para të jetës sime në Shkodër.
Familja jote emigroi fillimisht drejt Zvicrës, e më pas ti shkove në SHBA. Sa të vështira ishin vitet e emigrimit, si e kujton atë kohë?
Largimi drejt Zvicrës ishte i trishtë! Më mungonte Shqipëria, qyteti im, të afërmit, miqtë, gjithçka. Përshtatja me një kulturë të re, ritet, apo edhe ushqimin ishte jo i thjeshtë. Viti i parë ishte tejet i vështirë. Më pas, gjithçka shkoi në vend të vet dhe nëse më pyet sot, Zvicra është pjesë e imja ashtu sikurse Shqipëria, Ndërsa New York-u, ishte ëndrra ime qëkur isha njëmbëdhjetë vjeç ose më mirë, u bë i tillë qysh prej vizitës time të parë (ishte periudhë Krishtlindjesh). Pata ndjesinë sikur e kisha jetuar më parë këtë qytet. Mbaj mend t’ia kem thashë babait këtë dhe ditën që u larguam, qava jo pak. Kaq mjaftoi që NYC të zinte vendin e parë në zemrën time. Desha gjithçka të atij qyteti dhe i vura vetes një objektiv të ri e shumë të rëndësishëm: një ditë do të jetoja në New York! Sigurisht, nuk ishte e lehtë, por kur dëshiron diçka vërtet, çdo pengesë apo hendek që të del përpara bëhet më i thjeshtë për t’u kapërcyer. Kështu, New York-u për mua u bë sinonimi i viteve më të mira dhe falënderoj zotin për këtë. E them me bindje se, nëse do të isha gjendur në tjetër vend, do ta kisha shumë të vështirë të ndërtoja një jetë. Gjithçka lidhet me mënyrën sesi ndihesh e më pas, bëhet e thjeshtë që gjërat rrjedhin natyrshëm.
E ke menduar gjithmonë veten një modele? Ky është profesioni që ke dëshiruar, apo gjithçka erdhi rastësisht?
Gjithmonë kam dashur të jem modele, apo thënë ndryshe, kam dëshiruar gjithmonë llojin e jetës që kam. Kam pretenduar maksimumin dhe kam besuar gjithmonë në atë që bëj; shpesh i shfaq dëshirat edhe me zë të lartë (sado të guximshme qofshin ato), aq sa miqtë më quajnë të çmendur. Megjithatë, nëse të ëndërrosh shumë, të kesh ndershmërinë ta pranosh dhe të besosh fort se do t’ia dalësh, nënkupton të jesh pak ‘e çmendur’, atëherë … po, jam pak ‘e çmendur’!
Jeni në fushën e modës, që në moshën 18-vjeçare, sa e vështirë është përballja? Ke pasur mbështetje në këtë drejtim?
Kam pasur jo pak ndihmë dhe lehtësira. Dua të përmend Fadil Berishën; një njeri i mrekullueshëm, që ka asistuar fillesat e mia dhe ka qenë gjithmonë i pranishëm, sa herë kam pasur nevojë për ndihmë. Ai ka ndihmuar edhe shumë vajza të tjera shqiptare (mes nesh e quajmë ‘babai i miseve’). Ai është një tjetër ëndërrimtar ‘i çmendur’, por edhe ai, si unë, vjen nga një vend i mrekullueshëm, që ndër të tjera ka një karakteristikë: lind njerëz me zemër të madhe. Një ndër cilësitë e tij është aftësia për të njohur njerëzit, si askush tjetër. Kështu,diçka që më kanë mësuar vitet është se nuk mund t’ia dalësh kurrë i vetëm. Suksesi i një njeriu është produkt i punës së një skuadre dhe kur them skuadër nënkuptoj familjen, miqtë, njerëzit që të besojnë edhe atëherë kur ke humbur besimin në vete. Dhe unë kam pasur fatin të kem mbështetjen e një ‘skuadra’ të tillë. Familja ime ka qenë dhe është ende sot, e pranishme në jetën time (ata ende kujdesen për gjithçka); nuk do të isha askund dhe mbështetjen e secilit prej tyre.
Çfarë të frymëzon, çfarë modelesh aspironi dhe ndiqni në jetë?
Frymëzimi im është jeta; jam ekstremisht e dashuruar me të. Ndërsa modelet fillojnë me figurat e familjes dhe njerëzve që më rrethojnë dhe më pas, me emra të tillë të suksesshëm si: Heidi Klum, Angelina Jolie, Beyonce, Marylin Monroe dhe Elizabet Tailor.
Punoni me agjenci të mëdha dhe shumë serioze, si ‘Next’ apo ‘Elite’; çdo të thotë të punosh me emra të tillë?
Është kënaqësi sigurisht, të punosh me emra të mëdhenj, por me kalimin e kohës bëhet diçka e zakonshme. Megjithatë, pavarësisht të tjerave, e rëndësishme është të përkushtohesh në punën që bën.
Keni pozuar për ‘Sports Illustrated’, një super¬revistë ku pa dyshim është shumë e rëndësishme të jesh në faqet e saj, si je ndier?
Oh, ishte e mrekullueshme! Ishte një surprizë e madhe (ishte viti i parë në NY, për mua). E dehur nga lumturia dhe suksesi i papritur, besoj se nuk ia ndjeva peshën. Ndërsa sot, e njëjta revistë më dha një tjetër kënaqësi: ata më shpallën ‘Zonjusha e ditës’. Gjëra të vogla që japin shumë kënaqësi, sidomos kur janë surprizë dhe siç thonë ata të ‘Sports Illustrated’: modelet shqiptare e bëjnë edhe më të mirë punën.
Nuk ke hezituar kurrë të nxjerrësh hiret, deri në fund madje… Mendon se në një profesion të tillë është e detyruar të japësh maksimumin, qoftë edhe në ekspozimin e trupit (profesionalisht, kuptohet)?
Në çdo punë je i detyruar të japësh maksimumin, por edhe të ndërtosh një hierarki rregullash. Besoj në imazhin e mirë dhe jo në ekspozimin e tepruar.
Format e tua perfekte dhe paksa mesdhetare, ju kanë bërë një modele ideale për veshjet intime dhe rrobat a banjës. Sa komfort ndihesh kur të pozosh veshje të tilla, në foto seksi dhe provokuese?
Ndihem shumë mirë me pozimet me të brendshme. Është bukur të ‘festosh’ si duhet të qenit femër dhe nuk ka asgjë të keqe të jesh një grua seksi (me klas, gjithmonë). Mendoj se jam shumë pranë kësaj natyre dhe po e përjetoj këtë ndjesi kaq të bukur!
Në fakt, sa provokuese jeni në jetën e përditshme?
Nuk kam provokuar kurrë me qëllim! Thjesht jam unë edhe gjithçka tjetër, qëndron në këndvështrimin e secilit.
Pa dyshim, kjo që bëri xhiron e botës, është fotoja e juaj e pak kohëve më parë, ku ju shfaqni pjesët intime nën fustanin e mbrëmjes, në ‘CFDA Awards’, ku pamja nuk i linte vend imagjinatës…Është e vërtetë se gjithçka ishte rastësi e pamenduar? Duket sikur dora, vendosur me delikatesë, pranë fustanit, tregon pikërisht se po ekspozon diçka…
Sigurisht që ishte aksidentale! Nuk më besohet që shumëkush mendoi se ishte nj gjest i qëllimshëm. Ishte shokuese për mu! Është përtej vetëbesimit të ‘tregosh gjithçka dhe të buzëqeshësh në të njëjtën kohë. Ka qenë një ndër gjërat që më ka dhembur më shumë e gati-gati, s’më besohet se më ndodhi pikërisht mua! Megjithatë m’u desh të mblidhja veten, të shkoja në punë dhe jeta vazhdoi me ritmin e saj.
Shprehja juaj: ‘Always wax you, never know what will happen’ (depilohu gjithmonë, asnjëherë nuk i dihet!), nuk më duket e pamenduar…Madje, mund të them se te burrat ka bërë një efekt të madh kjo….
Është e vërtetë që e kam thënë, por ishte thjeshtë një batutë, jo moto! Një gjë është e sigurt ajo që them unë, nuk është gjithmonë ajo që mediet interpretojnë (me fjalët e tyre), apo perceptojnë.
Ke qenë në vëmendje të medieve botërore edhe për lidhjet e tua të përfolura, së fundmi Kanye West! Të luten, mos na dekurajo duke thënë se ju jeni ‘just friends’…, ai është shumë simpatik! Sa të vërteta ka për lidhjet etua me personazhe të famshëm?
E vetmja gjë që mund të them është se, kjo histori është tepër personale. Vjen një moment që kupton rëndësinë e kufirit midis privates dhe publikes dhe unë zgjedh të mos e ndaj këtë me të gjithë…nuk je dakord me mua!
Po për një puthje të fundit të përfolur me Donald Trump?
Ha, ha, ha! Nuk më shqetësojnë aspak! Nuk u kushtoj rëndësi gjërave të tilla prej shumë kohësh, thuajse 95 për qind e asaj që thuhet është thjesht thashetheme. Trump është një zotëri lumturisht i martuar dhe këtë e di gjithë bota. Është qesharake të shohësh sesi media e zhvendos fokusin nga një eveniment me përmasa të mëdha, në një ritual (siç ishte puthja ime në faqe!) i cili u ndoq nga të gjitha miset e tjera!
Unë nuk mërzitem, përkundrazi, herë-herë jeta ime më duket si një seria me disa episode.
Jeni e vetmja ‘Mis Albania’, që keni arritur në nivelet më të larta në ‘Miss Universe’, si ndihesh?
Pjesëmarrja në ‘Miss Universe Albania’, ka qenë një prej vendimeve më të mira që kam marrë ndonjëherë! Fillimisht nuk më pëlqeu ideja, por falë zotit, Fadili më bindi dhe sot ja ku jam. Ishte një lëvizje strategjike për karrierën time. Edhe evenimenti në vetvete ishte një eksperiencë e paharrueshme për mua. Nuk mund të mos përmend një prej momenteve më të rëndësishme, sfilita me kostum kombëtar. Ky i fundit, u dizajnua posaçërisht nga dizenjuesit e ‘Victoria’s Secret’ dhe u quajt ‘Albanian Eagle Wingës’. Besoj se prezantoi denjësisht vendin tim.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë