Yllka Gashi e filloi karrierën e saj që në moshën 17-vjeçare dhe sot konsiderohet ndër aktoret tona më të dashura të skenës sonë.
Intervistoi: Stanella Kostollari
Foto: Artan Korenica
Yllka, e cila ka luajtur me sukses në shumë shfaqje, filma dhe së fundi me rolin e Zanës, në “Familjen moderne”, rrëfen jetën prej personazhi publik.
E çiltër dhe e zgjuar, Yllka pohon kënaqësinë e të qenit femër, por ndër të tjera rëndësinë e ndjekjes së ëndrrave kurdoherë, qofshin këto të një aktoreje apo të kujtdo profesioni tjetër…
Yllka, a është kjo e jotja një histori suksesi?
Them se po. Histori suksesi dhe pune, mbi të gjitha.
Tregona pak për fillimet e karrierës tënde, edhe pse e dimë që keni nisur që 17 vjeçe. Pse pikërisht aktore?
Aktrimi ishte zgjedhja ime, pasi është një nga artet më të vështira, ku përfshihen shumë emocione: kënga, loja, vallëzimi.
Ju keni marrë pjesë në një prej serialeve më të njohura. Si e kujtoni atë periudhë? Ishte e rëndësishme për ngjitjen tuaj?
Padyshim, po. ‘Familja moderne’ është një ndër projektet me jetëgjatësinë më të madhe televizive në trojet shqiptare dhe në rajon. Për mua, eksperienca profesionale, por edhe personale e njerëzore për këto dhjetë vite pune në "Familjen moderne", do të jetë e papërsëritshme, sepse përpos një përvoje 10-vjeçare televizive, aty kam mësuar edhe shumë gjëra për raportet ndërnjerëzore. Thjesht 10 vite punë, 318 episode të xhiruara, një dekadë e plotë e jetës kushtuar këtij zanati dhe kalitje si personalitet publik.
Megjithatë, pavarësisht filmit apo televizionit, ju nuk e keni lënë mënjanë teatrin. Çfarë raporti keni me të?
Teatri gjithmonë ka magjinë dhe veçantinë e vet. Aktori i mirënjohur botëror Al Pacino, pasi ka luajtur në një shfaqje në Broadway, ka thënë: "Filmi të bën yll, të jep famë e para, ndërsa teatri të bën aktor. A ka shpjegim e përkufizim më të mirë se kjo fjali për rëndësinë që teatri duhet të ketë në formimin e një aktori?!
A ka rregulla për të qenë e suksesshme në këtë fushë?
Rregulla?! Nuk e di. Por një gjë është e sigurt: në këtë zanat kërkohet punë, përkushtim, durim dhe dashuri. Dashuri vetëmohuese, dashuri pasionante … aso lloj dashurie për të cilën lexojmë në libra romantikë. Të tjerat pastaj, vijnë vetë!
Një nga rolet tuaja më të dashura?
Paulina Escobar-i në shfaqjen "Vdekja dhe vasha" nga Ariel Dorfman-i, me regji të Fatos Berishës. Rol ky, që "më ka pjekur" si aktore dhe më ka sjellë një shpërblim ndërkombëtar vitin e kaluar.
A ju është dashur të sakrifikoni për diçka në karrierën tuaj? Nëse po, çfarë?
Çdo aktor bën sakrifica në mënyrën e vet. Çdo projekt, qoftë shfaqje teatrale, film apo paraqitje skenike e çfarëdo natyre, kërkon përkushtim, përgjegjësi e kujdes.
Ku dëshironi të arrini në të ardhmen?
Nuk e di, më besoni, jam duke kaluar nëpër një fazë të çuditshme në jetë. Si duket, kam hyrë në moshën e pjekurisë dhe tani i shoh gjërat më ndryshe. Ato që mund të më mjaftonin e të më kënaqnin në të kaluarën, tani më duken të vogla dhe të pamjaftueshme. Dëshiroj t’i vazhdoj ëndrrat e mia! Thonë që "kur ëndrrat shuhen ose realizohen, jeta nuk ka kuptim". E unë e dua jetën, aq sa dëshiroj që gjithmonë të ëndërroj dhe të kem diçka përpara që më sfidon!
A të ndihmon pamja fizike në këtë profesion?
Pyetje me shumë vend. Ngaqë shpesh çështja e dukjes fizike ngatërrohet me talentin e vërtetë. Natyrisht që pamja tërheqëse fizike për një femër është e rëndësishme në përgjithësi e, veçanërisht, nëse ajo është fytyrë publike. Megjithatë, unë jam e bindur që pamja fizike apo bukuria e jashtme është vetëm një plus i vockël në raport me talentin dhe punën. Njerëzit mund të joshen një kohë nga sharmi apo bukuria e dikujt, mirëpo ajo çka në të vërtetë çmohet dhe mbetet gjithmonë në kujtesë, është personaliteti, edukata, inteligjenca dhe puna. Unë e kam vërtetuar këtë që po them dhe po e them me bindje të plotë, ngaqë për 10 vite punë televizive, unë kam kaluar nëpër periudha kur nuk jam dukur ashtu siç kam dëshiruar, kam pasur kriza me peshën joideale apo me ndryshimet e flokëve e, megjithatë, gëzohem jashtëzakonisht shumë që publiku im më ka përkrahur gjithmonë dhe ka arritur të më dojë e të më mbështesë, pa marrë parasysh dukjen time. Gëzohem e ndihem e nderuar kur njerëzit arrijnë "të të lexojnë" përtej kufijve të sipërfaqësores, përtej asaj që e sheh syri, përtej një joshjeje të vogël epshi. Është e madhërishme të ndihesh e dashur dhe e dëshiruar për personalitetin që ke dhe për energjinë që rrezaton, ngase nuk ndihesh vetëm si një "kukull marionetë", që një ditë mund të zëvendësohesh nga një kukull tjetër, më e bukur dhe më e re se ti. Me kuptimin e plotë të fjalës, ndihesh njeri dhe artist i vlerësuar për atë që bën dhe jo për atë sesi dukesh!
Cilat janë sekretet e bukurisë suaj?
Nuk kam asnjë sekret. Nuk di të bëj as grim. Krejt çka di të bëj, është të vë buzëkuqin pa më ndihmuar askush (qesh). Ajo që më pëlqen të bëj, sidomos gjatë verës, është dushi me ujë të ftohtë 3 herë në ditë.
E ndiqni modën?
Eh, varet nga mundësitë. Këto vitet e fundit, gardërobën time e kam blerë vetëm në Nju-Jork. Për mua, e modës është ajo që të bën të ndihesh rehatshëm dhe të qëndron bukur, s’ka lidhje nëse është e viteve ’70, ’80 apo ’90.
Një kompliment që keni marrë dhe ju ka mbetur në mendje?
"Ti je fëmijë i mbarë dhe shembullor!".
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
Analiza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova
"Babi këtu po më del që jeni ende duke u ulur", vajza e Drenushës zbuloi aksidentalisht se programi transmetohet disa minuta me vonesë
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë