Adelina Berisha, qysh në moshën katërvjeçare dëshmoi publikisht se ka një shpirt të madh artistik, i cili jep dhe kërkon shumë suksese dhe shumë mund. Kënga e saj ‘Kosova’, të cilën e këndoi si katërvjeçare, e dëshmoi katërçipërisht talentin e saj, ashiqare.
Intervistoi: Agon Foniqi
Mirëpo, me rritjen e Adelinës, u rritën edhe ambiciet e saja artistike dhe tashti mund të themi se ajo është bërë një Adelinë (violinë) e muzikës së lehtë, por me vlera të qëndrueshme dhe të pranueshme. Për t’u njohur me në detaje me gjithë atë se kush është Adelina, lexoni intervistën për portalin tonë.
Adelina, së pari duam të dimë me çka jeni e preokupuar, aktualisht?
Tani jam duke u marrë me një projekt të ri muzikor, me një këngë të re dhe gjithashtu e përcjellë me videoklip. Por, paralelisht jam duke u marrë, gjithashtu, edhe me Televizionin tim ‘3tv’.
Ju keni deklaruar se keni disa hobi, sikurse është kënga, vallëzimi, moderimi, megjithatë i keni mbetur besnik këngës së lehtë. Pse?
Me këngën jam rritur, muzikën e dua shumë dhe s’mund ta paramendoj jetën pa muzikë. Muzika është shpirti im, ajri im, gjithçka imja.
Sikurse thamë në krye të shkrimit,ju keni dhënë sinjalet e para të një këngëtareje të talentuar, qysh si fëmijë, shtalb dhe këtë freski e ruani edhe në rini. Kush iu kishte zbuluar dhe kush iu kishte inkurajuar që të ngjiteni në skenë dhe të mbeteni ne të, përgjithmonë?
Fal nënës time jam këtu ku jam sot, ajo gjithmonë është me mua. Pa ndihmën e prindërve nuk do isha këtu ku jam sot. Ata i falënderoj pa masë, por, sado që të jetë i madh falënderimi, mbetet i vogël, karshi përkrahjes së tyre.
E keni filluar karrierën me ‘Kosova’, për të vazhduar me këngët, të cilat përmbajnë tekste mjaft avangarde dhe disi provokative, sikurse janë shprehjet ‘merre këtë shpirt’, dashuria fillon’, etj. Ku i merrni tekstet dhe si janë pritur ato?
Kur unë i kam marrë tekstet e këngëve të mia dhe i kam lexuar, kam qenë e kënaqur, prandaj edhe i kam pranuar t’i përcjell me melodinë… I falënderoj adhuruesit e mi që më përkrahin pa kufi.
Meqë këndoni me shpirt dhe me zemër,a ua ka marrë dikush zemrën dhe a ua ka rrëmbyer shpirtin?
Gjërat personale i ruaj me xhelozi, kështu që, le të mbetët sekret, sepse nuk thuhet kot, sekretet nuk tregohen, se, pastaj nuk janë më sekrete, hahaha.
Duket se keni një shpirt të butë dhe emocional, por me një ego të fortë e më zemër që nuk dridhet (jepet) lehtë? A është kështu, apo po më duket mua?
Hmmm, është e vërtetë që zemrën se jap (dhuroj) lehtë…unë shpresoj të kem fat në qëllimet e mia të jetës. Mirëpo, fati është i fshehtë dhe kurrë nuk i dihet, por një gjë e di, që kam shumë ëndrra të mira të cilat shpresoj t’i realizoj.
Një këngë e keni ‘Barabar’. A do të thotë kjo se nuk jeni e barabartë?
Hahahah, jo është thjeshtë një tekst kënge dhe asgjë më shumë. Në këtë jam e bindur dhe nuk kam pse të mos e them. Zaten, ne jemi (vetëm) interpretues të këngëve, teksteve dhe bartës të ngjarjeve të të tjerëve, por kjo nuk do të thotë se nuk ka edhe personale. Por, për rastin konkret është vetëm një tekst..
Si ju pret rrethi dhe çfarë mendimi keni për mjedisin që iu rrethon?
Me presin mirë dhe jam mjaft e kënaqur për këtë. Publiku është vlerësuesi më i mirë dhe nota e tyre për mua është nota më reale. Artisti, këngëtari pa publik nuk ka pse të ekzistojë, sepse, për kënd atëherë do të këndojë?
Megjithatë, dukeni pak e tërhequr, mos është ndonjë zhgënjim, apo(vetë)izolim për të patur kohë më shumë për t’u marrë me angazhime artistike?
Jo, unë nuk e konsideroj vetën si të tërhequr, përkundrazi kam shumë vullnet për karrierën time muzikore dhe, gjithashtu, synoj të kem shumë suksese rreth punës në televizionin tim.
Në skenë dukeni mjaft elegante dhe pak lozonjare, që ua merr mendjen fare?
Faleminderit për komplimentet. Këtë ma thonë të gjithë, kurse çelësi i kësaj është përkushtimi im mjaft i madh në gardërobë dhe në dukjen time.
Keni bashkëpunuar me Don Arbas, vazhdon ky bashkëpunim, apo ka marrë fund dhe keni filluar ndonjë bashkëpunim tjetër të ri, me ndonjë grup?
Jo, kur është kënga e mirë dhe mendoj që me përshtatet, bashkëpunoj prapë, kurse nëse herën e parë nuk ndahem e kënaqur, atëherë tërhiqem, d.m.th. e këpus bashkëpunimin dhe nuk i (ri)kthehem më!
Si e kaloni kohën, nëse iu tepron dhe me kë shoqëroheni më shumë?
T’ua them të drejtën, kam fare pak kohë të lirë, meqë tash kam filluar edhe ushtrimet e fitnesit dhe kjo është një kohë shtesë.
Adelina jeni një femër, do të thoshim krejt zemër. A di zemra jote të falë, por edhe të trazohet?
Jam shumë e ndjeshme, nuk dua ta shoh askënd keq, njerëzit që ma duan të mirën iu falënderohem shumë, kurse, në të kundërtën, ia lë Zotit. Jam shumë besimtare dhe kjo më ndihmon në çdo hap të jetës sime.
Pra, Adelina, mbetet Adelinë që përherë ngroh zemrat tona, dhe kurrë nuk mërdhinë.
Ajo ka një horizont të gjerë përpara dhe ylberi i saj po merr shumë ngjyra të mira.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë