Genta Ismaili është artiste në çdo gjë: në mënyrën se si shprehet, si i përjeton gjërat, si vishet, si ecën, si buzëqesh. Sa më shumë që flet me të, aq më shumë zbulon tek ajo, sepse ajo është një vajzë me botë të madhe dhe deri diku enigmatike. Ndaj e gjithë përpjekja e saj sillet në dëshirën për të bërë diçka të rëndësishme në jetë. E çfarë do të jetë? Genta ka shumë plane, por dëshiron që t’i zbulojë pasi t’i bëjë realitet.
Intervistoi: Gazmend Kajtazi
Klipi i ri ‘Pa ty”, ndryshe nga përshtypja, nuk ka aq lidhje me gjendjen shpirtërore të Gentës. Ajo, është racionale me gjendjet shpirtërore kur bie fjala për dashurinë. Kështu që ajo na largon nga titulli, apo natyra melankolike e tekstit. Thjesht ky klip pret që do ta ngjit profesionalisht drejt muzikës. Të ndjekë zemrën.
Genta, si po ja kaloni këto ditë ?
Këto ditë, ndryshe nga sa mund të mendohet kanë qenë tepër të ngarkuara për ne, pasi jam impenjuar tërësisht me këngët e mia të reja, CD-në e re. Jam shumë e lumtur që po i përjetoj këto ditë me shumë emocion dhe nuk po më pritet deri sa edhe publiku të bëhet pjesë e këngëve të mia.
Ju jeni shumë e angazhuar duke punuar në krijimet e reja muzikore. Do donim të dinim diçka më shumë, ç’a ka 3?
Kam punuar shumë këtë vetëm e vetëm që publikut, fansave të mi t’ua krijoj një ndjenjë të mirë. Do të ketë këngë të reja, klipe, imazhe të reja, performancë të re. Jam e hapur në mendjen dhe shpirtin tim dhe atë e shfrytëzoj në këngët dhe paraqitjen time. Shpresoj që edhe të tjerët do ta pëlqejnë.
Për çfarë kënge dhe klipi bëhet fjalë?
Kënga e kompozuar nga Flori Mumajesi, me orkestrim të Wirusit, titullohet, ‘Pa ty’. Klipin e ka bërë Produksioni ‘Maximus’. Kjo është kënga dhe klipi që paralajmëron që do vijnë së shpejti dhe këngët tjera në CD-në e re.
Cila është historia e kësaj kënge?
Është një këngë që e kam te arkivuar qe një kohë të gjatë, porse tani erdhi momenti që ta editoj. Mesazhi i këngës thotë se njeriu duhet të vlerësojë të mirën kur e ka afër, se kur të humbet, është e kotë. Besoj se ajo ka një tekst shumë domethënës dhe një histori që shumë çifte e përjetojnë. Besoj se ajo ka një tekst shumë domethënës dhe një histori që shumë çifte e përjetojnë.
Me cilët bashkëpunëtorë e ndani suksesin këtë herë’?
Kam punuar me njw ekip profesional dhe tw shumtw, pasi dua që të mos ndjehet e njëjta frymë, por çdo këngë të ketë të veçantën e saj. Wirusi vazhdon të krijojë hitet e mia, Enis Presheva, Iliros, Hekuran Krasniqi, Mc Beka. Do ta falënderoja edhe tekstshkruesit Avni Qahilin, Arsim Bunjakun, pastaj këngëtarin e ri të talentuar Seven Saraqin, reperat Faton Aliu, Vig Pappa, Kos, Lyrical Sun dhe Trakla. Por, edhe Njomza Luci, Safete Bajraliu, Kaci, Sellma, Cuki, Dugi, nëna ime Shpresa, motrat dhe gjithë familja ime, Burbuqe Osmani, Ismet Rexhi dhe Produksionin ‘Arboni’, Florim Haliti. Shpresoj të mos e kam harruar dikë, sepse ky falënderim është nga zemra ime.
A nuk është kjo maja e një artisti, për ku synon tani?
Kërkimi i majës (së malit) nuk ka asnjëherë fund, gjithmonë kërkon për më shumë. Unë nuk kam kërkuar të arrij majat, por sado të vogla qofshin, ato kanë ardhur tek unë si një dhuratë dhe për këtë unë jam falënderuese Zotit çdo ditë të jetës sime. Mund të them me plot bindje se synoj të jem pranë zemrave të publikut që më ka ndjekur dhe vazhdon të
Nga ju buron gjithë ajo energji interpretative në skenë dhe klipe?
Energjia është karakteristikë e natyrës sime. Besoj se pak nga ajo është e lindur, por energjia më e madhe më vjen nga impulset që marr nga jashtë. Këtu bëjnë pjesë gjërat e bukura të jetës sime, familja dhe i dashuri, miqtë dhe, përgjithësisht, dashuria e madhe që kam ndaj të tjerëve.
A është e vështirë të ecësh në jetë kur je një këngëtare e bukur?
Impresioni i parë është i rëndësishëm dhe unë për fat këtë gjë e kam pasur. Por e mëpasmja nuk varet nga bukuria. Bukuria është vetëm prezantim. Në momentin e dytë bukuria shkon në zero dhe duhen treguar aftësitë. Unë nuk kam marrë kurrë përsipër gjëra që nuk di t’i bëj.
Çfarë mendon se ka ndikuar në suksesin tënd?
Tregu muzikor ka vend për të gjithë. E kam konceptuar muzikën gjithmonë si një pjesë të rëndësishme që buron nga shpirti i një artisti, dhe nuk ka rëndësi se çfarë rryme muzikore është kënga, pasi kushdo që e ka kompozuar ka vënë aty një pjesë të vetvetes. Unë kam qenë gjithmonë e duruar dhe kam kënduar në gjithë këto vite karriere këngën e duhur dhe ajo jo erdhi me një ëndërr që u bë realitet.
Zëri apo emocioni që përcjell, është më i rëndësishëm për t’i dhënë maksimumin një kënge?
Unë nuk do t i ndaja nga njëri-tjetri. Sepse ka shumë këngëtarë që kanë zë dhe janë akull të ftohtë, por ka edhe këngëtarë të tjerë, – do ta konsideroja veten në këtë grup, që karakterizohen për diapazon, por nuk janë të zhveshur nga emocioni. Vetë, shpesh jam bukur e ngarkuar.
Mendoni se teknika e të kënduarit me kalimin e viteve, me përvojën prishet, përmirësohet apo është diçka e lindur, natyrale?
Teknikës së të kënduarit sigurisht që sa më shumë përvojë, aq më mirë i bën. Zëri piqet me moshën. Por koha tek këngëtarë të ndryshëm ndikon me ritme të ndryshme. Tek dikush piqet më shpejt, tek dikush më vonë. Ndërsa të mbash formën, energjinë, varet nga shpirti. Nuk e llogaris asgjë me moshën. Por sigurisht mosha edhe ndikon mbi cilësitë e zërit.
Genta, që të bësh art sot, e ke ndjerë se duhet edhe një dorë e mirë parash?
Që të bësh art sot, me sa po shikoj unë këtu, shumë kanë pasur para, por nuk kanë lidhje me artin dhe kanë bërë videoklipe, kanë bërë spote që transmetohen vazhdimisht në ekran. Unë mendoj se kjo periudhë ka filluar të kalojë. Që të bësh art të mirëfilltë dhe të mos kesh një financa, është e pamundur.
Çfarë mendoni se ju veçon nga këngëtaret e tjera?
Të gjitha këngëtaret kanë veçorinë e tyre, kështu që dhe unë kam diçka, por këtë e di më mirë publiku që më ndjek, dhe i falënderoj nga zemra që më përkrahin në çdo hap timin.
Gjithsesi në këto vite keni ndryshuar. Çfarë keni bërë për të përsosur vetveten?
Përsosja vjen në mënyrë natyrale. Njeriu ndryshon me jetën që kalon. Të transformon jeta sociale. Unë nuk kam bërë gjë për të ndryshuar.
Keni pasur ndonjëherë beteja të vështira?
Edhe kam pasur. Unë jam njeri shumë i fortë dhe di t’i përballoj sfidat. Me mirësi, me butësi di t’i përballoj. Në përgjithësi jam një femër e fortë. Mendoj se në këtë jetë çdo gjë rregullohet, mjafton të gjesh çelësin. Unë kam përshtypjen se kam ditur ta gjej.
Përpos momenteve të mira dhe të suksesshme në karrierë, sa ka qenë kjo rrugë drejt suksesit e përshkruar edhe me zhgënjime?
Natyrisht që ka pasur dhe zhgënjime për sa kohë je në marrëdhënie me njerëz të ndryshëm. Ka pasur projekte të mia që për fat të keq nuk kane dalë kurrë. Por jam e fortë dhe vazhdoj përpara.
Jeni penduar për ndonjë gjë deri më tani?
Nuk besoj se ka individ në botë që të mos ketë qoftë edhe ca pengje të vogla. Po fundja edhe nga gabimet një individ mëson. Është shumë e rëndësishme që, ashtu sikurse edhe marrëdhëniet njerëzore, edhe jeta është me grafikën e vet, ka uljet dhe ngritjet e veta.
Nëse ne kemi perceptuar anët e mira, të këqijat tuaja cilat janë?
Unë jam pak nevrike dhe impulsive. Sa jam e mirë, e durueshme dhe e butë aq jam dhe impulsive. Këto evidentohen në ato situata ku duhet të nxjerrësh dhëmbët. Dhe unë kam tekat e mia.
Të bezdis fama?
Do të doja të jepja një përgjigje të shkurtër: Jo, aspak. Por pastaj më vjen të them nuk më bezdis fare, ose nuk e kam problem. E gjitha kjo vjen nga fakti se njerëzit e famshëm tek ne janë shumë pak, por ka nga ata që nuk janë të famshëm. Unë ndjehem shumë mirë kur dikush më kërkon një autograf, apo një foto, pasi kjo tregon respekt dhe vlerësim. Ndaj se duhet të më bezdisë?
Çfarë femre do ta përshkruanit veten?
Pasionante, ndonjëherë deri në çmenduri…
Cila është arma juaj e joshjes?
Kam shumë. Për secilën prej tyre duhen pyetur ata që joshen nga unë.
Çfarë është statusi yt emocional?
Po fluturoj mbi notat e muzikës, hahhaa
A ka kërkuar dikush ta ndryshojë Unin tuaj?
Askush, nuk guxon. Kam personalitetin tim. Nuk lë njeri të më ndryshojë. Kritika marr dhe i quaj shumë normale. Kanë qenë dhe ato pjesë e rritjes sime. Mendoj se njeriu përmirësohesh me kohën. Çdo gjë vjen me hap. Perfeksionimi vjen në mënyrë graduale.
Pushimet i bëni me plan apo të paparashikuara?
Zakonisht, pushimet i bëj të parashikuara, por ndodh që edhe të mos parashikoj asgjë, hahah, por thjesht, vendosi dhe iki diku.. hahahaaa
Ku do të jetë Genta në sezonin e verës?
Do t’i prek të gjithë shqiptarët nga pak kudo që ata janë… me këngë dhe performancë.
Nëse ëndrrat bëhen realitet, çfarë do i kërkoje Zotit?
Nëse unë e ndjek Zotin në çdo hap të jetës sime, jam e bindur se kam ndjekur edhe ëndrrat e mia, sepse ai kujdeset për gjithçka. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë