Këngëtarja e muzikës së lehtë, Yllka Kuqi, është ndër këngëtaret e rralla që ka bërë bum skenik, qysh në fillet e karrierës së saj artistike në zhanrin e muzikës së lehtë. Yllka i ka mbetur besnik këtij zhanri duke e kultivuar besnikërisht dhe denjësisht, por edhe artistikisht. Ajo, me zërin e saj, muzikën e lehtë, po e bën të, rëndë', pra me peshë dhe theks të veçantë, jo vetëm në Kosovë, por edhe më gjerë.
Intervistoi: Agon Foniqi
Paraqitja e saj në skenë, qysh si nxënëse e shkollës tetëvjeçare, ishte një paralajmërim se Yllka do të ketë një karrierë të ndritshme dhe shumë të suksesshme e krenare. Ajo, tashmë është ngjitur sigurt në piedestalin e këngës së lehtë dhe asaj qytetare dhe lehtë po e përballon famën e krijuar. Këngët e saja si, ‘Jetoj që të vdes’, ‘Me ty’, pastaj ‘Më je zambak në pranverë’, ‘Ti je ai’, Dhe të dua’, ‘Ofendimi’, e shume këngë të tjera, janë bërë hite, që i rezistojnë kohës dhe shijes,sado e stërholluar që të jetë ajo. Yllka,me shumë seriozitet është paraqitur edhe në Festivalet e ndryshme, ku rrëmbeu edhe shpërblime.
Me Yllkën ka arsye të bisedohet gjithmonë,sepse ajo përherë ka gjëra të reja për të thënë.
Ekziston thënia se shumë gjëra dihen, por duhet të përsëriten. Çfarë ka të re, së fundmi,Yllka. Lexuesi ka nevojë për ‘rifresh’ , apo jo?
Kam pasur vërtet shumë angazhime këto kohët e fundit. Pata fatin të jem e ftuara e autorëve të spektaklit “E diell” në Top Channel në rolin e moderatores për disa edicione dhe ishte një përvojë e jashtëzakonshme dhe u ndjeva aq mirë në mesin e gjithë atyre profesionistëve, të cilëve iu falënderohem gjithmonë për këshillat dhe përkrahjen që më dhanë. Jam në fazën përfundimtare të videoklipit i cili pritet të dal javën tjetër, është një këngë e bukur që besoj se do të pëlqehet dhe një video interesante e realizuar nga Entermedia. Ndërsa me 16 maj do të kem nderin të jem nikoqire e ngjarjes më të madhe të muzikës moderne në Kosovë “Videofesti muzikor”, përkrah Mentor Hazirit – vokalisti i grupit Kthjellu, që besoj, do të jetë një sensacion për shikuesit dhe pjesëmarrësit pasi që është hera e parë që kjo mbrëmje modelohet nga vet këngëtarët.
Videofesti muzikor është një ngjare shumë e rëndësishme dhe ndër të rrallat të këtij niveli në Kosovë, sivjet ju do ta udhëhiqni, moderoni. Si ndjeheni. E merrni këtë si privilegj, përgjegjësi, apo të dyja bashkë?
E marr si privilegj, përgjegjësi dhe kënaqësi shumë të madhe. Do të ketë shumë surpriza, shumë përformanca që besoj do të jenë të një niveli të lartë artistik, si nga ana interpretuese, ashtu edhe vizuale. Jemi një staf i madh profesionistësh ku secili po kryen më së miri punën e tij.
Ju rridhni nga një familje artistesh. Babai juaj Zeqa, poashtu është një emër i dëgjuar i muzikës sonë popullore. A ka ndikuar ai që ju ta ndiqni rrugën e tij?
Po talentin dhe dashurinë ndaj muzikës e kam të trashëguar nga babi dhe kjo ka ndikuar shumë tek unë që edhe pse kam kryer shkollën 5 vite për psikologji, prapëseprapë nga muzika nuk mund të ndahem, njëjtë siç ka vepruar edhe babi, që edhe përkundër profesionit të vështirë siç është kardiologjia, ai nuk është ndarë kurrë nga muzika. Si duket jemi të destinuar që të kryejmë disa misione në këtë botë, hahaha…gjithsesi të dytë e kemi të përbashkët ambicien dhe dashurinë ndaj punës dhe unë i falënderohem për këtë pasuri që ai më ka trashëguar.
Edhe vëllai juaj, Vali është këngëtar. Ai ka qenë ndër dhjetë finalistët e Spektaklit, ‘Gjeniu i vogël’, në Tiranë. Poashtu, ka patur paraqitje të shkëlqyer në Top Fest 8 me këngën “S’të harroj” të shkruar nga Jericho. A do të thotë se ai po dëshmon se familja juaj është një gurrë e pashuar e talentëve të artit dhe të muzikës?
Besoj është shumë ndjenjë e mirë kur lenë gjurmë dhe kur tradita vazhdon sepse në këtë mënyrë bëhesh i pavdekshëm. Vali ka qenë një fëmijë jashtëzakonisht i talentuar ku ka fituar në çdo konkurs muzikorë si për vokalin, këngët ashtu edhe për instrumentin e tij të dashur pianon. Tashmë Vali vjen si një i rritur mjaftë i pjekur muzikalisht, i plotësuar dhe të gjitha këto mendoj se e katapultojnë (e ngritin lartë) menjëherë, përvoja e tij skenike qysh si fëmijë, njohja e mirë e muzikës, vokali dhe prezenca skenike janë atribute që jo çdo artist i ri i ka. Ndoshta po dal nga modestia mirëpo po bazohem edhe në fjalët e kritikës që janë thënë nga pjesëmarrja e tij në Top Fest 8, në Top Channel. Kështu që ne si fëmijë të Zeqë Kuqit nuk i jemi imponuar asnjëherë skenës, mirëpo skena na ka pranuar me shumë dashuri.
Ju në çdo këngë shpalosni dashuri, por keni edhe një dozë dhembjeje, përjetimi dhe mallëngjimi. Pse?
Pse a nuk është jeta e shoqëruar gjithmonë nga këto emocione? Unë veç interpretoj atë që është reale dhe e përbashkët për të gjithë njerëzit, ne gjithmonë duam dikë, ndjejmë dhimbje kur e humbim, mall kur nuk e kemi afër dhe gjitha këto janë një përjetim, sepse jemi njerëz, prandaj dallojmë nga gjallesat tjera.
Këngët i përjetoni, i këndoni me shpirt dhe zemër, nganjëherë, por që skenës i jepni jetë dhe sharmin e vërtetë?
Sa herë këndoj mundohem të jap shpirtin tim në këngë, nuk mund të shtihem dhe besoj kjo ndjeshmëri i jep më shumë vlerë interpretimit tim dhe i përcjell më shumë emocion publikut. Besoj sharmi vjen si pjesë e natyralitetit.
Ju jeni e dashuruar dhe lidhja juaj është e fortë e serioze. Kur do të pasojë dasma, apo ende është herët?
Jam shumë e lumtur në lidhjen time dhe dasma do të vjen së shpejti…
Ju kemi parë edhe në Show e RTK-së, ‘Oxygen’. Pse nuk iu shohim më?
Ka disa muaj që nuk jam pjesë e Oxygenit si pasojë e ndryshimit të planeve. Gjithsesi mbetet një përvojë mjaftë e mirë, kam fituar miqësi, respekt dhe bashkëpunim të mirë me të gjithë dhe mbetet sërish ndër emisionet më të vlerësuara nga unë. Oxygeni po ashtu më ka ndihmuar në përforcimin e muzikës qytetare dhe asaj popullore.
Sa jeni e lidhur me muzikën popullore?
Me muzikën popullore jam e lidhur që në fëmijëri…jam rritur me këngët e Shqipërisë së mesme të Parashqevi Simakut e Merita Halilit, pastaj me këngët kosovare duke filluar nga muzika e babit, këngët gjakovare e folklori ynë i pasur. Kështu që jam e familjarizuar me këtë muzikë dhe e këndoj me zemër.
Keni plane, udhëtime, pra nuk keni monotoni. Megjithatë, keni çaste vetmie dhe mërzie?
Kam më shumë plane e gjëra të bukura se sa mërzi e vetmi. Jam gjithmonë e rrethuar me njerëz të mirë që më bëjnë të ndihem e përmbushur.
A mendoni se e keni fituar (gjithmonë) atë që e meritoni,apo iu ka hyrë dikush në hak, pa hak?
Mundohem të shoh anën pozitive të gjërave, edhe nëse me ka hyrë dikush në hak jam munduar ta injorojë sepse vetëm kështu më duket që nuk u japim rëndësi atyre që mendojnë keq.
A ka Yllka, idolin, yllin e vet të muzikës?
Kam pasur dhe kam inspirim nga artistë të ndryshëm shqiptarë dhe të huaj. Janë të shumtë.
A keni pasion dhe cili është ai, natyrisht përveç muzikës së lehtë?
E gjithë muzika dhe arti në përgjithësi janë pasioni im më i madh.
Ju dukeni femër e tërhequr, por sikur manifestoni një ‘qetësi të zhurmshme’. Është kështu, Yllka?
Nuk besoj se jam e tërhequr, mund të dukem mbase e tillë në shikim të parë, mirëpo të gjithë ata që më njohin e dinë që “vlojë” jam mjaftë aktive dhe e zhurmshme. Por, kur duhet qetësia, di ta përdorë.
Duket se jeni ndikuar pak edhe nga muzika e lehtë e Shqipërisë, ku edhe keni studiuar atje, apo jo?
Jo nuk kam studiuar në Shqipëri, kam studiuar në UP për psikologji bachelor dhe master.
Arti e gjen rrugën e vet dhe ju ,tashmë e keni gjetur rrugën e famës dhe të artit. A jeni e kënaqur me atë që keni arritur,apo sukseset dhe pretendimet kurrë nuk teprojnë?
Janë të dyja, jam shumë e kënaqur me gjithë këtë që kam arrit, mirëpo pretendimet janë gjithmonë për më shumë. Gjithmonë mbetet diçka e pabërë, është mirë të kesh ëndrra.
Cilat janë synimet tua në lëmin e muzikës,por edhe të artit në përgjithësi. Keni ndonjë projekt,ndonjë synim,ndonjë depërtim…?
Kam projekti të cilat do t’i zbulojë me kohë.
Yllka, iu falënderoj për bisedën dhe iu dëshiroj suksese të reja. Le ta përfundojmë me uratën që Yllka të jetë përherë një Yll(kë) e vërtetë e muzikës sonë të lehtë.
Faleminderit juve dhe një përqafim të madh për lexuesit.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Musa Sylejmani: Jemi duke punuar për një film, i cili do të realizohet nga dy produksione shqiptaro-zvicerane IFTP& Helvetia Film
Prof.dr. Florim Cuculi: Kam implantuar me mijëra stenta në karrierën time dhe i bëj përafërsisht 500-600 intervenime në vit
Inva Mula: “Ne nuk mund të shpresojmë te gjenerata e re, pa investuar te fëmijët tanë“
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë